• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mosbërja e drejtësisë për 21 janarin, padrejtësia më e madhe

by
21/01/2016 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Majlinda Bregu

Të mërkurën, më datën 20 janar, TV Klan ritransmetoi një emision të pesë vjetëve më parë. Ose më saktë, të pothuajse pesë vjetëve më parë. Sepse emisioni ishte transmetuar live fiks në datën 21 janar, vetëm pak orë nga përfundimi i demonstratës së dhunshme.

Dje përjetova shumë ndjesi të përzjera. Njëra nga to, më e parëndësishmja ishte që shumë vetë e  pandehën se emisioni i ritransmetuar ishte gjithashtu live. Një provë që shumëkush, debatin politik, edhe atë më të rëndësishmin, e sheh me lodhje, me mosbesim dhe në mënyrë fare sipërfaqësore. Ose akoma me keq sot, e sheh thellesisht të munguar. Mbase  kjo nuk është domosdoshmërisht e keqe.  Por është keq dhe shumë keq kur po këtë lloj vështrimi e bën politika.

Dhe diçka e fundit: në panelin e Opinion-it, ishte dhe një karrige bosh në krahun tim. Nuk e mbaj mend ose më saktë dua ta harroj dhe ky është ushtrim kujtese, se cili nuk erdhi atë natë…

Në përgjithësi nuk i rishoh emisionet e mia. Por atë emision e pashë. Dhe e pashë me një ndjesi dhimbjeje, trishtimi, gjykimi, paragjykimi te vetes, të të pranishmëve dhe të munguarve apo dhe të gjitha bashkë. Çfarë do të thosha ndryshe sot nga ajo e djeshme – më falni, nga pesë vjet më parë?

Asnjë fjalë nuk do t’ i hiqja qëndrimit tim të pese viteve më parë sigurisht e parë edhe  në raport me informacionin, turbullinë e shpeshtësine e ndodhive të asaj ditenate.

I besoj kujtesës time, përjetimit të miqve te mi, mbi të gjitha bindjes se asnjë akt i dhunshem nuk përligj dëshirën për pushtet dhe se çdo grup njerëzish, qoftë parti, masë apo turmë kudoqofshin për të ardhur në pushtet kanë nevojë të ndërtojnë besimin e jo të shkatërrojnë institucione.

I besoj gjykimit sot për nje “biblotekë”të  tërë me karaktere të vërtetë, të gabueshëm, të dyshimtë, të rremë, frikacakë, trafikantë pushtetesh, pushtetarë e sharlatanë publikë, të cilët dje ishin të gjithë protagonistë të ngjarjes, e sot janë gjallë në protagonizmin e tyre shëtitës politik.

Ka një shprehje të urtë që këshillon njeriun që të përdorë fjalën vetëm kur heshtja nuk i zgjidh punë. Dhe dikush edhe e ka bërë. Dhe sot  është i qetë sepse askush nuk do ta qortonte si e the, çfarë the dhe pse e the? Unë nuk e dua këtë këshillë. As dje. As sot. Edhe pse sot me pëlqen të flas edhe me pak heshtje më shumë.

Nuk isha aq e mençur atë 21 Janar sa të parashikoja se armiqtë e  21 janarit do të çertifikoheshin  si Aleanca e Shqiperise Europiane me 23 qershor! As se kjo aleance do të degradonte në një spektakël të kontrolluar mirë, ku dhe media ka rol kryesor.

Isha e qartë se pavarësisht se atë natë numri i viktimave nuk dihej, mosbërja drejtësi për 21 janarin, do të ishte padrejtësia më e madhe dhe borxhi i pashlyer që do të thyente çdo kurriz.

Pesë vjet janë diçka në një jetë njerëzore, por janë shumë pak në historinë e një shoqërie. Pesë vjet, megjithatë, janë të mjaftë për të kuptuar diferencën: dje ishte kohë betejash, sot është kohë pazaresh.

Eshtë zgjedhje individuale dhe morale pastaj të zgjedhësh në cilën kohë do të jesh!

Mua më vjen hidhur që  sot nuk ka më politike me debat, por gjasme politikë me gjasme debat,me shumicë  bindjet politike tregtohen  si plackat ne mes te rrugës, e morali politik eshte gati pornografi.

Dhe si për mbyllje mendimi. Nuk mendoj se në politikë duhet  të jenë vetëm guximtarët. As se gratë duhet të jenë të parat në beteja, e të fundit në pretendime.

Por ky është reflektim personal   dhe politika duhet të jetë edhe reflektim. Për të reflektuar me veten, këtu po duhet guxim.

Unë nuk besoj se hyj gjithmonë në këtë kategori, por me siguri mund të them se nuk kam frikë. Kryesisht nga e shkuara ime!!!  Edhe nga ato që kam thënë. Edhe nga çfarë reflektohet pesë apo dhjetë vjet më pas nga qëndrimet politike. Sepse politika ka nevojë ulëritëse për një gjë që i mungon: Sinqeriteti. E vërteta. Së pari me vetveten. Pastaj me të tjeret.

Next Post

Kosovari gjen një tufë me euro dhe i dorëzon në polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com