• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Majlinda Bregu mbështet ‘Ballkanin e Hapur’: Rajonit i duhet një treg i përbashkët për të 6 vendet

by
19/09/2021 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu thotë se çdo ide që fuqizon bashkëpunimin rajonal, duhet mirëpritur.

Komentet zonja Bregu i bëri në përgjigje të pyetjes mbi qëndrimin e organizmit që ajo drejton, rreth nismës së ashtuquajtur Ballkani i Hapur.

“Ne na takon të mbajmë një mundësi hapur për të mirëpritur dhe konsideruar ide të cilat janë prezente në rajon. Kjo nuk do të thotë që rajoni bëhet më i mirë dhe më konkurrues e arrin të tërheqë më shumë investime të huaja duke qenë vetëm tre vende. Ështe gjithmonë më mirë të jenë 6 vende. Synimi final, pavarësisht shpejtësisë dhe korsisë që zgjedhin vendet për të ecur, është që 6 ekonomitë e rajonit të jenë bashkë nën një ombrellë, që quhet tregu i përbashkët rajonal“, tha zonja Bregu.

Ballkani i Hapur, një iniciativë e kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe presidentit të Serbisë, nuk ka gjetur mbështetjen e Kosovës, Bosnje Hercegovinës e Malit të Zi. Kryeministri i Kosovës ka thënë se kjo iniciatiavë ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga Lindja, Ballkan i hapur për autokracinë, korrupsionin, e kriminelët e luftës që vazhdojnë siç ka thënë ai, të jenë jo vetëm të lirë në Serbi, por disa edhe në pushtet.

Zonja Bregu flet dhe rreth shqetësimeve të theksuara edhe së fundmi nga Shtetet e Bashkuara, për një zvarritje të procesit të integrimit në Evropë të vendeve të Ballkanit. Analistët thonë se vonesat mund të shtojnë hapësirat për një rritje të ndikimit të Kinës dhe Rusisë, duke i vënë ato në konkurrencë Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin./ VOA

/b.h

Next Post
“Desh vdiqa rrugës”/ Historia e burrit që u infektua me COVID në një vend ku zyrtarisht virusi ‘nuk ekziston’

“Desh vdiqa rrugës”/ Historia e burrit që u infektua me COVID në një vend ku zyrtarisht virusi ‘nuk ekziston’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In