• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Majlinda Bregu: Logo nuk të bën kryetar! PD ka nevojë për ndryshim rrënjësor, jo dhuratë…!

by Java News
03/04/2023 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Majlinda Bregu është rikthyer në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, 6 vjet pasi mbaroi mandatin e deputetes, këtë herë me cilësinë e sekretares së përgjithshme të këshillit të bashkëpunimit rajonal.

Në fokus të takimit të sotëm është procesi i Berlinit dhe tregu i përbashkët rajonal.

“Në fakt, procesi i Berlinit ka nisur në 2014, kur unë isha kryetare e Komisionit të Integrimit dhe vazhdon pavarësisht se çfarë fati ka karriera e secilit prej nesh. Por duke qenë se institucioni që unë drejtoj është një nga institucionet kyç për menaxhimin e axhendës në procesin e Berlinit, më vjen mirë që u riktheva.”

Por edhe pse ka një detyrë tjetër, Majlinda Bregu mbetet një prej figurave më të rëndësishme të Partisë Demokratike, një parti e cila sot ndodhet në krizë.

“Nuk e di, nëse më pyet që jam e habitur, jam e tronditur apo jam e përgatitur; unë të them që isha e përgatitur. Sepse të paktën në momentin që unë jam larguar, jo me dëshirën time nga Partia Demokratike, fatkeqësisht leximi se çfarë do të vinte më pas ishte shumë i qartë. Dhe ju më mbani mend shumë mirë se kemi qenë bashkë të gjithë në ato kohë kur frika më e madhe ishte që partia do të kalonte në proces vetëshkatërrimi, gjë që ka ndodhur sot.

Kështu që se një ditë mali sapo mbarset pjell një mi, apo në ditën tjetër ka një ngjyrim më të madh, në fund të ditës rezultati është fatkeqësisht ky që shihni të gjithë.”

Sipas Bregut, PD ka nevojë të ndryshojë rrënjësisht dhe logoja nuk të bën asnjëherë kryetar.

“Deri diku besoja se ai shembulli i keq i dhënë në momentin kur Lulzim Basha mori një parti dhuratë dhe nuk diti ta menaxhonte, përveçse e shkatërroi, do të ndalej me të, por mesa duket nuk u ndal. Domethënë partia dhuratë që mori Lulzim Basha i shkoi dhuratë Enkelejd Alibeajt dhe ja ku jemi”.

-A të bën logoja kryetar?

-“Kjo është një nga ato pyetjet retorike. Nuk të bën logoja kryetar, sikurse nuk të bën kryetar as vetëm vula. Por ky nuk është problemi kryesor, nuk është problemi për të gjetur fajtorin sot, nuk është problemi për t’i thënë dikujt ti nuk je i zoti, apo pse u katandis partia me 11 kandidatë. Problemet janë aq të mëdha në PD, të strukturuara vit pas viti, sa sot është tërësisht e vështirë dhe fatkeqësisht mesa duket do të duhet të bëhet ende më keq për t’u bërë nesër më mirë”.

Next Post
3 aksidente me 2 viktima brenda 1 ore, plagoset dhe një fëmijë 12 vjeç

Po punonte në fabrikën e miellit në Lezhë, 50-vjeçari bie nga lartësia dhe humb jetën

Comments 1

  1. Anonymous says:
    3 years ago

    Pse nuke e ke guximin te flasesh te vertetn sh bregu,pse flet ne shumes,thuaj ate qe duan shqiptaret,ndryshimi nuke vjene me monstren e vicidolit e monstren tjeter te cepanit.Ju jeni te pa afte servila e llapa qene,turpe te keshe ti si vlen ases 2 leke,ske vlere per asgje.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

March 23, 2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

March 23, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Deputetët nxitës të dhunës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale

March 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Mars 2026

March 23, 2026
Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

March 23, 2026
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

“Pa logjikë të qartë”, analiza që zbërthen veprimet dhe fjalët e Trump

March 23, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Marsi mbyllet me mot të paqëndrueshëm! Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu gjatë kësaj jave

March 23, 2026
The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In