• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Majko zbardh takimin me Celibashin dhe PD për votën e emigrantëve: Është dështim i KQZ

by Ardit Rada
24/02/2021 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dështimi për t’u dhënë mundësinë emigrantëve të votojnë në 25 prill, për ministrin e Diasporës, Pandeli Majkon, është vetëm përgjegjësi e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në një intervistë për Klan News, ministri Majko tregon shkeljen e ligjit që sipas tij KQZ ka bërë që prej datës 20 shkurt.

“Që në datën 20 shkurt Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në shkelje të Kodit Zgjedhor, pasi ky kod i kërkonte KQZ-së që brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e kodit zgjedhor të miratonte aktet nënligjore. Këto akte nuk kanë dalë që do të thotë se KQZ ka shkelur ligjin. Në kod nuk thuhet asgjëkundi që për të nxjerrë aktet nënligjore duhet të konsultohesh me partitë”, tha Majko.

Majko zbardh takimin me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues nga Partia Demokratike.

“Me ftesë të Këshillit të Kordinimit të Diasporës kemi pasur një takim me Kryetarin e Komisionit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin dhe përfaqësuesin e Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi. Ia lëmë në dorë Partisë Demokratike për të vendosur se cili është modeli më i përshtatshëm që ajo gjykon dhe i jep garanci për këtë çështje”, u shpreh Majko.

Por për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vota e emigrantëve është kthyer në një pikë të nxehtë e cila po shërben për debate politike. Sipas anëtarit të Komisionit Rregullator në KQZ, Muharrem Cakaj, Kodi Zgjedhor po lexohet sipas interesave.

“Patatet e nxehta që politika shqiptare ka në duar, është historike kjo sjellje që i merr, i shpërndan dhe ua hedh institucioneve të tjera. Kodi Zgjedhor është e vërtetë që ngarkon KQZ për të mundësuar dhe implementuar votimin e shtetasve jashtë vendit, por para se të miratohet janë disa kushte. Parakusht për nxjerrjen e akteve është detyrimi që çdo emigrant ka për të regjistruar adresën e vendbanimit të tyre”, u shpreh Cakaj.

Deri më tani, KQZ nuk ka nxjerrë asnjë akt ligjor lidhur me mundësinë që shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të votojnë në zgjedhje. Në kushtet kur ende nuk ka një numër të saktë të emigrantëve shqiptarë, mundësia që ata të kenë të drejtën e votës, edhe një herë u shndërrua në mision të pamundur./a.p

Next Post
Vrau qenin duke e tërhequr zvarrë me motor, 64-vjeçari në Lushnjë e pëson keq!

Vrau qenin duke e tërhequr zvarrë me motor, 64-vjeçari në Lushnjë e pëson keq!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Bota nuk gjen qetësi, një tërmet 7,7 ballë godet edhe Indonezinë! Dhjetëra të vdekur dhe shumë të plagosur! Pamjet e tmerrit!

Rëndohet bilanci i tërmetit katastrofik në Indonezi, 100 të vdekur dhe 73 mijë shtëpi të shkatërruara!

August 24, 2026
Momenti kur Haaland ‘humb’ flokët, kush është parukierja shqiptare që qethi yllin e Manchester City!

Momenti kur Haaland ‘humb’ flokët, kush është parukierja shqiptare që qethi yllin e Manchester City!

August 24, 2026
U plagos duke tentuar të shuante sherrin mes babait dhe vajzës, qytetari transferohet te Trauma në gjendje të rëndë

EMRI/ Grabitet marketi në Durrës, autori kapet pas ndjekjes nga Policia: Shtyu punonjësen dhe mori paratë!

August 24, 2026
“Ethet e Nilit” pushtojnë edhe Maqedoninë, autoritetet në Shkup japin alarmin! Shpallet epidemia në 5 komuna, 26 të infektuar e një viktimë

Ethet e Nilit hyjnë edhe në Shqipëri, rasti i parë në Korçë! Ekspertët paralajmërojnë dhe japin këshillat, shenjat e sëmundjes dhe masat!

August 24, 2026
“Koha nuk pret”- Begaj nderon viktimat e komunizmit në Lushnjë: Të mos harrojmë, kujtesa është përgjegjësi për të ardhmen!

“Koha nuk pret”- Begaj nderon viktimat e komunizmit në Lushnjë: Të mos harrojmë, kujtesa është përgjegjësi për të ardhmen!

August 24, 2026
“Kënaqësi të gatuaja për Kryeministrin”- Rama në Pogradec, Topalli i publikon foton pas darkës! Postimi i kuzhinierit të njohur

“Kënaqësi të gatuaja për Kryeministrin”- Rama në Pogradec, Topalli i publikon foton pas darkës! Postimi i kuzhinierit të njohur

August 24, 2026
Situatë kritike nga zjarri në Pukë, evakuohen banorët në fshatit Pepaj! Flakët dalin nga kontrolli, apeli: Të ndërhyhet nga ajri, dëgjohen dhe shpërthime

Zjarr pranë varrezave në Bojdan të Pukës, dyshohet për akt të qëllimshëm, në atë zonë Policia zhvilloi aksionin antikanabis!

August 24, 2026
Asllani, titullar në Champions. “Ul” në stol Çalhanoglun në ndeshjen ndaj Feyenoord

Asllani jashtë planeve të Interit, priten edhe dy blerje në limitet e merkatos!

August 24, 2026
Zbulohet data kur do mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale! PS nuk heq dorë nga 46 bashkitë, Rama kritika të tijve në Pogradec! Territorialja do votohet në…

Zbulohet data kur do mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale! PS nuk heq dorë nga 46 bashkitë, Rama kritika të tijve në Pogradec! Territorialja do votohet në…

August 24, 2026
EMRI/ Nuk i shërbeu teken e rakisë! Zbardhet shkaku i sherrit në Mullet, 53-vjeçari qëlloi me armë pasi kamerieri i refuzoi porosinë

EMRI/ Nuk i shërbeu teken e rakisë! Zbardhet shkaku i sherrit në Mullet, 53-vjeçari qëlloi me armë pasi kamerieri i refuzoi porosinë

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com