• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ngjarja në Maqedoni, reagon politika shqiptare

by
09/05/2015 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata që po ndodh ditën e sotme në Kumanovë të Maqedonisë, ka sjellë reagime edhe nga politika shqiptare. Fillimisht ka qenë deputeti socialist Pandeli Majko i cili e ka cilësuar këtë tension në Kumanovë si “sallata maqedonase” të cilët po e vuajnë shqiptarët.

Edhe Partia Demokratike ka reaguar duke dënuar sulmet e armatosura dhe shprehur se dhuna është mënyra e gabuar për të zgjidhur problemet. Edhe ish-kryeministri Berisha ka bere thirrje qe te ndalet dhuna ne Kumanove.

Ndërsa sipas PDIU-së tensioni i ditës së sotshme sjell në vëmendje situatën në Maqedoni në vitet 1980-2000.

Majko: Shqiptarët po paguajnë “sallatën maqedonase”

Deputeti socialist Pandeli Majko ka dënuar ashpër ngjarjet e fundit në Maqedoni. Në një postim në Facebook, Majko shkruan se kriza po merr përmasa midis një pale që nuk po qeveris dot dhe një pale që nuk e merr dot pushtetin.

Sipas Majkos shqiptarët janë ata që po paguajnë me çmim të lartë në mënyra të ndryshme “sallatën maqedonase”.

“Me shqetesim po ndjek situaten ne Maqedoni. Ne kete shtet e ke te veshtire te besh dallimin midis operacionit “policor” dhe atij ushtarak.  Shkupi eshte i denuar te prodhoje ose dialog ose te kundertin e vet si nje shembull rajonal per mire ose keq.  Kjo qe po ndodh aktualisht eshte shqetesuese pasi qeverisja e rraskapitur e Shkupit po shkon ne drejtim te paditur. Ne Maqedoni kriza po merr permase midis nje pale qe nuk po qeveris dot dhe nje pale qe nuk e merr dot pushtetin. Ne mes jane shqiptaret qe po paguajne me cmim te larte ne menyra te ndryshme “sallaten maqedonase”. shkruan Majko

PD: Dhuna rruga e gabuar

“Partia Demokratike po ndjek me shqetësim të thellë situatën në Maqedoni në zonën e Kumanovës.  Lajmet se si pasojë e konfliktit kanë humbur jetën disa persona, midis tyre edhe fëmijë, janë thellësisht tronditëse. Fakti se konflikti po zhvillohet në një zonë të populluar mbart rrezikun e lëndimit apo dëmtimit të civilëve të tjerë. Dhuna dhe mjetet e forcës janë rruga më e gabuar për të zgjidhur problemet.Partia Demokratike u bën thirrje autoriteteve maqedonase të garantojnë jetën dhe pronën e popullatës civile.  Përdorimi disproporcional i forcës është i dëmshëm.  Partia Demokratike i kërkon popullatës shqiptare dhe faktorit politik shqiptar në Maqedoni, të ruajnë gjakftohtësinë dhe të shmangin provokimet. Stabiliteti dhe integrimi Euroatlantik i Maqedonisë është interes jetik i qytetarëve të saj. Respektimi i plotë i marrëveshjes së Ohrit është një rrugë e sigurtë drejt këtij qëllimi.”

Berisha: Te ndalet dhuna dhe terrori shteteror ne Kumanove!

“Te ndalet dhuna dhe terrori shteteror ne Kumanove! Te dashur miq, ne oret e para te mengjesit, njesi te blinduara te policise se Maqedonise kane vene papritmas ne shtetrrethim dhe sulmuar me arme automatike, mitroloza, granatahedhse nje lagje te Kumanoves qe banohet krejtesisht nga shqiptaret. Nderkohe qe autoritetet maqedonase nuk japin te dhena, mediat e ndryshme dhe deshmitar nga vendngjarja informojne per vrasje te disa civilve te pafajshem, femije 8 vjeç, gra, te moshuar dhe shume te tjere te plagosur, çka deshmon per krime te shemtuara shteterore ndaj popullesise civile shqiptare ne kete qytet. Shkaqet e ketij sulmi policor te njesive te blinduara te policise se Maqedonise jane ende te paqarta. Natyrisht element delinkuent mund te kete dhe ne lagjen e sulmuar por asgje nuk perligj dhe nuk justifikon kurre terrorin vrasjet e njerezve te pafajshem. Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjeve te viktimave, denoj me ashpersine me te madhe kete terror shteteror te eger te autoriteteve maqedonase dhe kerkoj nderprerjen e menjehershme te dhunes dhe terrorit ne Kumanove si dhe vendosjen para ligjit te gjithe autoret, organizatoret e krimeve te shemtuara ndaj popullates shqiptare civile te Kumanoves. Ju bej thirrje qytetareve te Kumanoves te ruajne gjakftohtesine, te shmangin cdo provokim, akt tjeter destabilizues per qytetin e tyre!”

PDIU: Tensioni i krijuar si në vitet 1980

“Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dënon ashpër dhunën e orëve të fundit në Kumanovë dhe shpreh shqetësimin e saj për përshkallëzimin e situatës, e cila ka shkaktuar viktima dhe të plagosur. Ekstremizmi i kohëve të fundit në Maqedoni po ringjall një situatë tensioni të ngjashme me protestat e viteve `80, `93 dhe 2000, ku sërish qeveritë e vendit fqinj tentonin t’i diskriminonin shqiptarët dhe t’i pasqyronin si fajtorë, për të shmangur vëmendjen e opinionit publik nga problemet e tyre të brendshme. Dhuna ndaj shqiptarëve në Maqedoni, në një kohë kur qeveria Gruevski gjendet përballë skandaleve të njëpasnjëshme politike, rrëfen edhe një herë mentalitetin anakronik të drejtuesve kryesorë të shtetit fqinj. Përdorimi i përplasjeve etnike për të shmangur vëmendjen nga këto skandale, është i papranueshëm dhe i dënueshëm. PDIU i bën thirrje urgjente qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës të përdorin çdo mjet diplomatik, për të vendosur qeverinë maqedonase përpara përgjegjësisë mbi këto akte të papranueshme. Po ashtu, elita politike shqiptare në Maqedoni e ka detyrim kombëtar që të heqë dorë nga kalkulimet e ngushta politike për interesa dhe të bashkohet në unison për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve të atyshëm dhe rrjedhimisht për ruajtjen e integritetit territorial të Maqedonisë.”

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Veseli: Dhuna nuk është zgjidhje në asnjë rrethanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E pabesueshme në Kinë, gjysma e ekipeve e nisin sezonin me pikë minus

E pabesueshme në Kinë, gjysma e ekipeve e nisin sezonin me pikë minus

March 6, 2026
Çmimi i naftës, qeveria takim me kompanitë e karburanteve, ende pa vendimmarrje

Çmimi i naftës, qeveria takim me kompanitë e karburanteve, ende pa vendimmarrje

March 6, 2026
Burgim ose dënim me vdekje, përjashtohet azili politik për futbollistet iraniane

Burgim ose dënim me vdekje, përjashtohet azili politik për futbollistet iraniane

March 6, 2026
Rihapja e segmentit Librazhd-Prrenjas rikthen fluksin e madh të makinave

Rihapja e segmentit Librazhd-Prrenjas rikthen fluksin e madh të makinave

March 6, 2026
Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset pas rritjes së pagës minimale

Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset pas rritjes së pagës minimale

March 6, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Kurti ‘përplaset’ me Osmanin: Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje për vendin

March 6, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për lirimin nga qelia: Avokatët hoqën dorë nga procesi

March 6, 2026
Në 4 vjet u vranë 37 gra dhe vajza, ekspertët: femicidi të klasifikohet vepër penale e veçantë

Në 4 vjet u vranë 37 gra dhe vajza, ekspertët: femicidi të klasifikohet vepër penale e veçantë

March 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Mars 2026

March 6, 2026
Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

Euro bie në nivel historik ndaj lekut, dollari forcohet mes tensioneve në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In