• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Magjistratët e rinj, ambasadori Gonzato: Duhet ndryshim mendësie në institucionet e drejtësisë!

by A R
29/06/2026 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi nevojën për një ndryshim të mendësisë në institucionet e drejtësisë, gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën “Ndërveprimi i Drejtësisë me Median”, përballë magjistratëve të rinj.

Sipas Gonzatos, reforma në drejtësi nuk mund të mbështetet vetëm te ndryshimet ligjore, por kërkon edhe një transformim të kulturës institucionale dhe të mënyrës së të menduarit të atyre që shërbejnë në sistem.

“Ju po bëheni pjesë e këtij profesioni në një moment tejet kyç për historinë e sistemit të drejtësisë shqiptar. Shumë gjëra kanë ndryshuar, tashmë kemi standarde të reja dhe pritshmëria e qytetarëve shqiptarë është rritur. Institucionet nuk krijohen vetëm nga ligjet, kërkojnë ndryshim kulture, mendësie të atyre njerëzve që punojnë në këto institucione. Unë nuk jam i bindur që është arritur ky ndryshim mendësie. Ndonjëherë ka një hezitim për të pranuar natyrën kolegjiale të disa vendimeve që janë të rëndësishme dhe që duhet të marrin institucionet e drejtësisë. Tashmë është në dorën tuaj që të arrini atë pritshmëri që drejtësia të ofrohet në kohë dhe me cilësi të lartë dhe brezi juaj duhet të mishërojë këtë kulturë”, tha ai.

Ambasadori i BE-së u ndal edhe te rëndësia e pavarësisë së gjyqësorit, duke u bërë thirrje magjistratëve të mos ndikohen nga presionet e jashtme, përfshirë ato që vijnë nga rrjetet sociale apo media.

“Nuk duhet të harroni rëndësinë që ka një vendim i pavarur, që merret pavarësisht presioneve të jashtme që mund të vijën nga rrjete sociale apo edhe nga  vetë media. Është e rëndësishme të kemi një vendim të mirë arsyetuar. Zbatimi i reformës në drejtësi mund të fuqizohet vetëm përmes vendimeve që merren çdo ditë me integritet dhe asnjë ligj, sado i mirë, nuk mund të zëvendësojë këtë vullnet”, theksoi ai.

Në përfundim, Gonzato rikonfirmoi angazhimin e Bashkimit Evropian për të mbështetur sistemin shqiptar të drejtësisë, duke e konsideruar investimin te brezi i ri i magjistratëve si një garanci për forcimin e shtetit të së drejtës.

“Bashkimi Europian do të vazhdojë të mbështesë të gjithë sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Ne besojmë se të investosh në brezat e ardhshëm të magjistratëve është një nga investimet më të forta që mund të bëjmë për të ardhmen e sundimit të ligjit në Shqipëri”, përfundoi ambasadori i BE.

Next Post
Përgjaket Kupa e Botës 2026: 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë pas të shtënave në Fan Zone të Kalifornisë

Përgjaket Kupa e Botës 2026: 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë pas të shtënave në Fan Zone të Kalifornisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com