• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Magjia e liqenit të Komanit, në krye të preferencave për udhëtime turistike

by A R
11/04/2017 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ndërtuar fillimisht si liqen artificial për furnizimin me ujë të hidrocentralit të Komanit, ai  në vitin 2000 filloi të përdorej edhe për udhëtime ujore nga njëri vend në tjetrin, për të lidhur qytetin e Bajram Currit, Gjakovën me pjesën tjetër të vendit.

Më vonë, liqeni i Komanit ka filluar të nxisë edhe kureshtjen e vizitorëve turistik vendas e të huaj, pikërisht për faktin e bukurive natyrore dhe Monumenteve të Natyrës e historisë që gjenden në shtrirjen e brigjeve të tij.

Përgjatë tërë liqenit, nga Fierza e deri në Koman, në një udhëtim që zgjatë më pak se tre orë, vizitorët mund të mahniten me pamjet që ofrohen.

Udhëtimi me traget apo me ndonjë barkë më të vogël ofron kënaqësi të pa përshkruar, ndërsa atraksion në vete janë fshatrat e kësaj zone dhe
grykat e disa lumenjve që derdhen në liqen.

Liqeni i Komanit është njëri ndër vendet më të bukura dhe që më së shumti i’a vlen të vizitohen në Shqipëri, për ujrat dhe natyrën e veçantë.

Ka disa  vite që organizohen  ture nëpër liqen dhe interesimi  rritet çdo ditë e më tepër, veçanërisht nga turistët e huaj, të cilët po mahniten me bukuritë që ofron ky udhëtim.

Lëvizjet turistike nëpër ujërat e Liqenit të Komanit vazhdojnë përgjatë gjithë vitit,  por sezoni i vërtetë turistik fillon nga maji deri në shtator, periudhë kur edhe klima është e përshtatshme.

Operatorët  turistik  që operojnë në këtë liqen, e pranojnë se zona ka nevojë ende për shumë investime të tjera veç tragetit dhe disa varkave, që të  garantojnë turizëm të mirëfilltë.

Përveç transporti,  në këtë zonë nuk ka ndonjë vend që ofron akomodim për turistët e interesuar.  Shpeshherë  turistët strehohen apo akomodohen në shtëpitë e banorëve rreth brigjeve të liqenit,duke përdorur dhe ushqimin e banorëve të zonës.

Për eksploratorët e natyrës dhe të historisë së zonës,të kulturës dhe të zakoneve,  shfrytëzohen për fjetje e strehim bujtinat e rralla të fshatrave buzë liqenit.

Por, edhe në mungesë të kapaciteteve, zona e liqenit të Komanit duket të jetë mjaft atraktive për turistët.

Mundësia e kampingut në ndonjërin prej fshatrave të zonës, shëtitja nëpër pjesët e ndryshme të liqenit dhe ushqimi tradicional, tërësisht bio,
duket se janë të mjaftueshme për kënaqësinë e tyre.

Qëndrimi në këtë zonë është një aventurë e bukur dhe ja vlen të  provohet.

Një nga fshatrat që ia vlen të vizitohet apo të ngrihet një kamping i vogël është dhe fshati Berbull, një fshat me kulla të bukura dhe me një pozicion të mahnitshëm me pamje mbi liqen.

Nga këtu mund të nisesh e të vizitosh lumin e Shalës,një vend i mahnitshëm  e përrallorë, me shpellat e tij apo lumi Daica, një vend i mrekullueshëm për qëndrim ditor dhe freskim.

Të mahnitur me pamjet përrallore të liqenit të Komanit janë shprehur shumë  turistë të huaj, të cilët lundrimin nga Fierza në Koman apo anasjelltas e kanë cilësuar si “udhëtimin në mes të fjordeve shqiptare”.

Përveç dy porteve në të dyja anët e liqenit, atij të Fierzës dhe të Komanit, liqeni si tërësi ofron edhe shumë vende tjera që vlen të vizitohen.

Në mesin e tyre vlen të vizitohen  Lumi i Shalës, Lumi i Daicës, Lumi i Berishës, Lumi i Gominës, Shpella e Shalës, Shpella e Kaurrit, Ishulli i Paqës, Përroi i Gjakut, si dhe fshatrat Svinë, Berbull, Zhub, Berishë, Nanbli, Temal, Toplane, Brise, Salcë, Palcë e të tjera.

Jemi future në ditët e ngrohta të stinës,bora ka shkrirë dhe gjethi ka çel e ka gjelbëruar ambientin në të dyja anët e rrjedhës së liqenit,turistët e parë stinorë kanë filluar udhëtimet e tyre drejt këtyre viseve me një natyrë dhe histori mahnitëse. Operatorët turistik janë futur në aktivitet të plotë. Ja vlen një fundjavë udhëtimi nëpër Liqenin e Komanit./a.m.

Next Post
Për idhullin tim “të vdekur” dhe të vdekurit e gjallë

Ngritja e organeve të Vettingut, Bregu takohet me kreun e ONM

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

March 19, 2026
Plot humor, por me një jetë dramatike/ Historia e Gjestit që preku zemrat e publikut

U arrestua për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, Gjesti merr lajmin e mirë!

March 19, 2026
Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

March 19, 2026
Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

March 19, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 19, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

March 19, 2026
Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

March 19, 2026
“Vetëm mua më kanë frikë se ua prish lojën unë…”/ Habit Basha: U bë investim i madh që të mos ekzistojë Koalicioni Euroatlantik

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, mesazhi prekës i Lulzim Bashës: I lirë në mendje dhe i drejtë në qëndrim!

March 19, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Humbje e një mendjeje të rrallë dhe zemre të madhe

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In