• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Macron mbështet idenë e Ramës: Të ngrihet Sekretariati për Komunitetin Politik Europian

by A R
16/05/2025 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti francez Emannuel Macron bëri thirrje nga Tirana që Europa të jetë e bashkuar në fushëne e sigurisë, ekonomisë dhe shkëmbimeve tregtare.

Në fjalën e tij në samitin e Komunitetit Politik Europian, Macron tha se në Ukrainë duhet të ketë një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës. Europa është në mbështetje të Ukrains, theksoi Macron.

“I dashur Edi, urime për rezultatin e zgjedhjeve, vërtetë dhe për këtë rrugëtim europian që shpreh te Europa.

Kam kënaqësi që ju shoh të gjithëve këtu. Faleminderit që na kujton se pas ëndrrës europiane e asaj që na bashkon është edhe mitologjia, historia dhe rrugëtimin që kemi bërë. Ju referove Rilindjes, Iluminizmit, e megjithatë jemi këtu sot në kohëra kur situata e kontinentit i sjell paksa seriozitet këtij takimi duke patur parasysh sa e lartë është steka. Në raport me këtë më lë mbresë diçka që në fakt ka një sfidë dhe të mbledhurit përtej BE dhe mbledhja me të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive që përfaqësohen na jep shansin e një kontinenti më të gjerë, që të përballemi me sfida e ta bëjmë këtë së bashku në unitet.

Përparësia politike është gjeostrategjike. Ka rrezik të ndasive e luftës në Europë.

Pikë së pari është agresioni rus në Ukrainë. Është e rëndësishme që të mbështetet Ukraina dhe armëpushimi, orët e fundit Rusia nuk e do këtë armëpushim por trysnia e europianëve dhe amerikanëve, Rusia duhet ti kthehet diskutimeve që u mbajtën në 2022. Duhet të këmbëngulim që të sigurojmë paqe të qëndrueshme në Ukrainë. Unë shpresoj që do ketë traktat paqeje mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ne e mbështesim këtë gjë. Duhet mbështetur Moldavia ndaj agresionit të përditshëm nga Rusia gjithashtu. E gjitha ka të bëjë me koordinimin mes nesh.

Të gjithë i kanë sytë nga ne. Le të shpjegojmë se çfarë po bëjmë me Ukrainën. Kush thotë që kur vjen fjala për sovranitet territorial ju bërtisni që është kërcënim për jetën e jeni të heshtur kur bëhet fjalë për tragjedi humanitare. Na duhet paqe, diplomaci, unitet. Është e vështirë. Për të qenë të besueshëm duhet të kemi reagim të përbashkët. Na duhet një shtyllë e fortë europiane në NATO dhe duhet të veprojmë së bashku.

Europa ka shumë më rëndësi sot sa i takon trajtimit të sigurisë sot. Komuniteti Politik Europian mundëson që t’u sjellim sigurinë njerëzve tanë kur vjen fjala për trafikim e drogës etj”.

Presidenti francez vuri theksin për të bërë më shumë edhe sa i takon luftës kibernetike.

“Pika e tretë, kemi të bëjmë me sigurinë tonë demokratike. Rumania sot ka kërcënime që minojnë demokracitë tona, këto krijojnë manipulime gjatë zgjedhjeve, ka ndërhyrje të huaja konstante. Duhet të bëmë më shumë për të mbrojtur infrastrukturën nga sulmet kibernetike, të gjurmojmë edhe flukset financiare që ushqejnë këto sulme hibride”.

Ekonomia mes gjithë Europës ishte pika tjetër e rëndësishme, sipas Macron. Ai kërkoi, njësoj si Edi Rama, të ngrihet një Sekretariat për të koordinuar punën e Komunitetit Politik Europian.

“Pika e fundit, siguria ekonomike. Deri më tani nuk kemi kuptuar mjaftueshëm që përfaqësojmë mbi 700 milionë banorë, shumë më i madh se ai amerikan. Është edhe më me ndikim se tregu kinez. Duhet të heqim barrierat tregtare, duhet të bashkohemi që kjo Europë të jetë më e bashkuar ekonomikisht dhe nga pikëpamja tregtare. Duhet bërë diçka më shumë edhe për integrimin rajonal. Ne do bashkërendohemi për të luftuar kërcënimet nga jashtë. Do jemi më të fortë po të rrimë së bashku, për të mbrojtur tregjet tona. Të bashkërendojmë punën tonë edhe për çështje të unitetit ekonomik.

Rreziku për Europën, rreziqet janë të pranishëm dhe Komuniteti Politik Europian na ndihmon të shtrihemi nga pikëpamja ushtarake dhe të bashkërendojmë disa nisma konkrete.

Është koha të ngrihet, siç e tha dhe Edi, një Sekretariat që mund të bashkërendojë këto aktivitete dhe të kemi këtu edhe praninë e KiE dhe do ishte e dobishme”.

Next Post
E PLOTË / Mesazhet e përcjella në Tiranë nga të gjithë liderët pjesëmarrës në Samit

E PLOTË / Mesazhet e përcjella në Tiranë nga të gjithë liderët pjesëmarrës në Samit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin imazhet satelitore, si e kanë dëmtuar sulmet e Izraelit reaktorin bërthamor iranian

Dalin imazhet satelitore, si e kanë dëmtuar sulmet e Izraelit reaktorin bërthamor iranian

June 19, 2025
“Si e konsideroni Shqipërinë?” Përgjigjet gjenerali izraelit: Ne po luftojmë edhe për ju, për gjithë Ballkanin!

“Si e konsideroni Shqipërinë?” Përgjigjet gjenerali izraelit: Ne po luftojmë edhe për ju, për gjithë Ballkanin!

June 19, 2025
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

Rishikim të Kodit Zgjedhor? Kodi Elektoral? Klosi në ‘Real Story’: Problemin nuk e ka sistemi, por duhet të…

June 19, 2025
“Ke një fëmijë të paligjshëm”, kryeministri armen sherr me kreun e Kishës

“Ke një fëmijë të paligjshëm”, kryeministri armen sherr me kreun e Kishës

June 19, 2025
Nga Bufi te Noc Rroku; pse po bie opozita e Berishës në kurthin e Ramës?

“Shteti në shërbim të partisë”/ Noka: Ramiz Alia me më pak ndikim në shtet se ç’ka sot Edi Rama

June 19, 2025
Panik në aeroportin grek, avioni përplaset me një objekt në pistë

Panik në aeroportin grek, avioni përplaset me një objekt në pistë

June 19, 2025
Shqipëria pret Samitin e NATO-s në vitin 2027, konfirmimi vjen nga Holanda

Shqipëria pret Samitin e NATO-s në vitin 2027, konfirmimi vjen nga Holanda

June 19, 2025
Asambleja e Përgjithshme e OKB/ Ministri Hasani mbërrin në Nju Jork, zbardhet axhenda e takimeve

Ministri Hasani i prerë: Shqipëria mbështet Izraelin dhe të drejtën për vetëmbrojtje!

June 19, 2025
Kosova do të presë emigrantë nga SHBA-të, reagon DASH: Mirënjohës ndaj partneres sonë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë!

June 19, 2025
VENDIMI / Ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

VENDIMI / Ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

June 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com