Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar menjëherë pas publikimit të exit poll-it të parë për zgjedhjet në Francë, i cili shpall fitues me diferencë të madhe Emmanuel Macron.
Balla, në një postim në Facebook, uron Macron për mandatin e tij të dytë, ndërsa shkruan se kjo është një fitore e rëndësishme e progresistëve dhe e Europës së Bashkuar kundër ekstremizmit dhe së djathtës ekstreme.
“Përgëzime Emmanuel Macron për mandatin e dytë! Një fitore e rëndësishme e progresistëve dhe e Europës së Bashkuar kundër ekstremizmit dhe së djathtës ekstreme”, shkruan Balla në Facebook.
/a.r