• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Macron: Evropa të mbrohet vetë, mos të presë nga SHBA

by A R
27/08/2018 23:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti francez Macron ka bërë thirrje që të përforcohet mbrojtja në Europë për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Sipas tij, kontinenti i vjetër nuk mund të mbështetet vetëm tek Shtetet e Bashkuara.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se do të prezantojë në muajt e ardhshëm një projekt për përforcimin e sigurisë në mbrojtjen e Evropës.

Shefi i pallatit Elize shton se evropianët “nuk mund të mbështeten vetëm tek Shtetet e Bashkuara lidhur me këtë çështje”.

“Na takon ne të marrim përgjegjësitë tona dhe të garantojmë sigurinë tonë, dhe kështu të kemi sovranitetin evropian”, tha Macron. Që nga zgjedhja e tij në 2016, Presidenti amerikan Donald Trump është distancuar nga Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, duke sfiduar një konsensus të pas Luftës së Dytë Botërore mbi paqen dhe sigurinë në Evropë.

Macron tha se donte të shihte një rishikim të plotë të mënyrës se si Evropa do të mbrohet në të ardhmen. “Dua që ne të nisim një rishikim gjithëpërfshirës të sigurisë sonë me të gjithë partnerët e Evropës, e cila përfshin Rusinë,” shtoi ai.

Thirrja e Macron për bashkëpunim më të madh ushtarak evropian i bën jehonë komenteve të fundit nga ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas. Duke shkruar në gazetën Handelsblatt, Maas bëri thirrje që Evropa të “marrë një pjesë të barabartë të përgjegjësisë” dhe “të krijojë një kundërpeshë” ndaj Uashingtonit për shkak të ftohjes së raporteve mes Evropës dhe SHBA’së, njoftoi AFP. Presidenti francez ishte gjithashtu kritik ndaj Bashkimit Evropian, duke thënë “po paguajmë çmimin e disa dekadave të një Evrope të dobësuar”, duke shtuar se përpjekjet duhet të dyfishohen për të forcuar Unionin.

Next Post
Ekipi i Mourinho humbet 3-0 nga Tottenhami/ më e thella në karrierën e tij

Ekipi i Mourinho humbet 3-0 nga Tottenhami/ më e thella në karrierën e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga debati verbal në sherr fizik, përplasje mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë (VIDEO)

Nga debati verbal në sherr fizik, përplasje mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë (VIDEO)

October 29, 2026
Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative, nis seanca për padinë ndaj prokurorit Dado

‘Burgjet’ thyejnë heshtjen për Veliajn: Transferimi u bë për arsye sigurie, urdhri është sekret shtetëror

October 29, 2026
Pentagoni shkarkon gjeneralin që drejtonte planifikimin strategjik, Trump paralajmëron një tjetër “Tërbim Epik” ndaj Iranit

Pentagoni shkarkon gjeneralin që drejtonte planifikimin strategjik, Trump paralajmëron një tjetër “Tërbim Epik” ndaj Iranit

October 29, 2026
Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

“Veliajn do e lejnë edhe pa bukë vetëm se kritikoi Vuçiçin”, Meta debate në sallën e gjyqit

October 29, 2026
Meloni: Nuk pendohem për afrimitetin me Trump, mbrojta interesat kombëtare të Italisë

Meloni: Nuk pendohem për afrimitetin me Trump, mbrojta interesat kombëtare të Italisë

October 29, 2026
Pas nënës, në burgun e Fierit mbërrin me beben në krah edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa

Pas nënës, në burgun e Fierit mbërrin me beben në krah edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa

October 29, 2026
“Edhe nëse më mbysin…” Arlinda kërkoi (vazhdimisht) mbrojtje, audiot tronditëse para vrasjes

“Edhe nëse më mbysin…” Arlinda kërkoi (vazhdimisht) mbrojtje, audiot tronditëse para vrasjes

October 29, 2026
Borati ishte menduar si shqiptar, Sacha Baron Cohen i kërkon falje Kazakistanit për personazhin (VIDEO)

Borati ishte menduar si shqiptar, Sacha Baron Cohen i kërkon falje Kazakistanit për personazhin (VIDEO)

October 29, 2026
Rreth 1000 kandidatë në garë për Policinë e Shtetit, Hita: Do të garantohen shanse të barabarta për të gjithë

Rreth 1000 kandidatë në garë për Policinë e Shtetit, Hita: Do të garantohen shanse të barabarta për të gjithë

October 29, 2026
Kaloi me sukses ndërhyrjen në sy, Vishkulli: Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë nuk është e pamundur

Kaloi me sukses ndërhyrjen në sy, Vishkulli: Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë nuk është e pamundur

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In