• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Macron: Dua të ndihmoj për të “shuar” konfliktin në Nagorno Karabak

by Ardit Rada
13/11/2020 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa një armëpushim i ndërmjetësuar nga Rusia, ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit po respektohet, presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se është i gatshëm të ndihmojë në arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe të balancuar për të gjitha palët e përfshira në konflikt.

“Presidenti Macron shpreh gëzimin e tij lidhur me ndalimin e luftimeve, rithekson miqësinë e tij për Armeninë dhe popullin e saj, por po ashtu shpreh gatishmërinë e tij për të arritur një zgjidhje politike të drejtë, afatgjatë dhe që do të pranohej nga të gjitha palët në Nagorno Karabak”, tha zyra e presidentit Macron, teksa njoftoi se ai ka biseduar përmes telefonit me kryeministrin armen, Nikol Pashinian.

Marrëveshja e paqes, për të cilën palët njoftuan më 10 nëntor, erdhi pasi forcat e Azerbajxhanit bën përparim në fushëbetejë në dhe përreth Nagorno Karabakut. Tre marrëveshje të armëpushimit, të arritura që prej se nisën luftimet në fund të shtatorit, nuk u respektuan.

Në luftimet e fundit janë vrarë mbi 2,000 ushtarë dhe civilë nga të dyja palët. Por, marrëveshja e arritur më 10 nëntor po kundërshtohet nga shumë armenë sepse ajo i lejon Azerbajxhanit që të mbajë nën kontroll një pjesë malore në këtë rajon, por edhe pjesë të tjera të territorit që i ka marrë gjatë luftimeve të fundit.

Marrëveshja po ashtu parasheh zhvendosjen e 2,000 trupave paqeruajtëse ruse në këtë rajon.

Nagorno Karabaku, ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por shumica e popullsisë janë armenë etnikë, të cilët kanë qeverisur me këtë rajon të shkëputur, që prej se një marrëveshje paqeje, që u arrit më 1994, i dha fund luftimeve dhe largoi nga ky rajon forcat azerbajxhanase.

Next Post
Pulmologu serb: Vdekshmëria nga virusi ka rënë, nuk pres ndonjë katastrofë

Pulmologu serb: Vdekshmëria nga virusi ka rënë, nuk pres ndonjë katastrofë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
Pse kërkohen pikërisht tani më shumë rezultate nga SPAK?

Ndikimi në ekonomi i luftës në Iran, Denaj: Qeveria i ka gati masat për stabilitetin e vendit

April 7, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Zogaj: Bordi i Transparencës është kot, nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë asgjë

April 7, 2026
Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente të Kongresit: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë…

Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente të Kongresit: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë…

April 7, 2026
FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

April 7, 2026
Ilir Alimehmeti, kandidat i opozitës për Tiranën? Berisha: Ka vlerësimin tim maksimal, por…

A mund të bëhet Ilir Alimehmeti “doktori 2.0”?

April 7, 2026
Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

April 7, 2026
Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

April 7, 2026
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In