• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Macon sqaron veton ndaj Shqipërisë dhe MV: Qëllimi është te reformimi në BE, pastaj të vijojë anëtarësimi

by Java News
05/12/2019 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë një konference për shtyp në Londër, ku ndodhet për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, duke iu përgjigjur pyetjes se përse bllokoi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, teksa këto dy bende i kanë përmbushur reformat, tha se

‘Në sytë e shumë njerëzve, unë jam presidenti francez që kam marrë rolin e njëriut të keq. Gjithsesi unë mendoj se nuk ishin kushtet, nga këndvështrimi europian, për hapjen e negociatave, se procedurat e pranimit janë shumë burokratike, vetëm strategjike dhe fare pak të mirëmenduara në aspektin e reformave’.

Presidenti francez tha gjithashtu se i njeh përpjekjet që ka bërë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, por së pari duhet të reformohen procedurat e negociatave, të cilat, sipas Macron, duhet të jenë ‘të diferencueshme dhe të pakthyeshme, më shumë se politike dhe strategjike”.

“Qëllimi i vetos sime është reformimi, pastaj anëtarësimi i plotë i Ballkanit Perëndimorë në Europë”.

“Unë e di, – tha Macron, që kjo është një sfidë edhe gjeopolitike, e cila ka të bëj me shmangien e atyre vendeve që do të tentojnë të mbushin boshllëkun e supozuar se do të krijohet, gjë që do të destabilizojë jo vetëm situatën e brendshme në këto dy vende por do të destabilizojë edhe kontinentin europian. Por duhet të jemi të qartë, – tha Presidenti francez, se procesi i pranimit duhet të kalojë në disa faza partneriteti strategjik”.

Macron tha se shume vende mendojnë që të bëhet fillimisht hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe pastaj, pas një apo disa dhjetra vjeçarësh të bëhet procesi i anëtarësimit. Macron tha se kjo metodologji është e gabuar dhe se në këtë mënyrë BE dëshpëron një brez të tërë njerëzish.

“Nëse duhet ti ankorojmë këto vende në BE, së pari ne duhet të investojmë te këto vende, në planin ekonomik, arsimor dhe kulturor’. ‘Unë, tha Macron – jam duke u përpjekur ta bëj”.

Presidenti francez the se vetëm në këtë mënyrë garantohet një proces anëtarësimi i pakthyeshëm dhe se vetëm paskësaj BE duhet të zgjerohet.

Macron tha se parteriteti me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të jetë i fortë, intensiv dhe strategjik dhe se investimet në këto dy vende duhet të jenë të prekshme nga njerëzit. Ai tha se ‘Përpara se të hapen negociatat me vendet e Ballkanit Perëndimorë, BE duhet të reformojë veten. Unë – tha Macron, – shpresoj që këtë ta bëjmë përpara Samitit të Zagrebit dhe mbi këtë bazë të ecim përpara’.

Presidenti francez tha gjithashtu se ai është kundër çdo zgjerimi që nuk do të shoqërohej me një reformë të thellë brenda Unionit. Europa, – tha ai, – nuk është vetëm një treg i madh ekonomik. Europa është një projekt i shkëlqyer dhe se nuk mund të zgjerohet në kurriz të këtij koncepti politik të shkëlqyer. /e.s/

Next Post
“Jemi këtu për t’u ngritur nga hiri si Feniksi”/ Përlotet Balluku: Gjithçka do hetohet, nuk hahemi dot me Zotin

"Jemi këtu për t'u ngritur nga hiri si Feniksi"/ Përlotet Balluku: Gjithçka do hetohet, nuk hahemi dot me Zotin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Do hiqen vizat për ata që kërcënojnë politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Do hiqen vizat për ata që kërcënojnë politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

February 20, 2026
Presionet ndaj ish-kreut të SPAK? Koçiu: Altin Dumani i kemi shtuar edhe dy truproja të tjera

Presionet ndaj ish-kreut të SPAK? Koçiu: Altin Dumani i kemi shtuar edhe dy truproja të tjera

February 20, 2026
Pasuria e Jeffrey Epstein pranon të paguajë deri në 35 milionë dollarë për të mbyllur padinë e të mbijetuarave

Pasuria e Jeffrey Epstein pranon të paguajë deri në 35 milionë dollarë për të mbyllur padinë e të mbijetuarave

February 20, 2026
Mot i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

Moti në fundjavë pa reshje shiu, por me ulje temperaturash

February 20, 2026
FOTO+VIDEO/ Violinisti Elvin Hoxha kap rekordin me dy koncertet e Felix Mendelssohn-it

FOTO+VIDEO/ Violinisti Elvin Hoxha kap rekordin me dy koncertet e Felix Mendelssohn-it

February 20, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

“Më shumë gjasa ka që të bjerë tërmet sesa të bjerë qeveria”

February 20, 2026
Hetoi Trump dhe Thaçin, kush është Prokurori të cilin Edi Rama quajti “sicario”?

Hetoi Trump dhe Thaçin, kush është Prokurori të cilin Edi Rama quajti “sicario”?

February 20, 2026
FOTO / Rama vijon takimet në SHBA: Në tryezën e Atlantic Council, ku pati interes të lartë për pikëpamjet tona dhe…

FOTO / Rama vijon takimet në SHBA: Në tryezën e Atlantic Council, ku pati interes të lartë për pikëpamjet tona dhe…

February 20, 2026
27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

Qeveria “Kurti” miraton dy pr.ligje kyçe, “Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar” dhe…

February 20, 2026
50 ditë pa monopatina, kaos në terren, policia vijon sekuestrot, ligji nuk po vjen

Bllokimi i monopatinave, Koçiu: Po punojmë për ligjin, për ne ka rëndësi siguria dhe jeta e qytetarëve

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In