Nga Laura Musa
E keni dëgjuar shprehjen e vjetër: ai/ajo ka shpirt maceje? Shprehja thuhej zakonisht dhe meritohej po zakonisht nga njerëz të cilët u mbijetojnë sprovave të vështira të fatit. Rënia nga lartësi të mëdha padashur, ka qenë një prej tyre. Tek njerëzit raste të tilla janë të rralla dhe përjashtim nga rregulli, por tek një mikëshë e hershme e jona, tek macet, kjo është një gjë e mëse normale. Të biesh e të ngrihesh sërish në këmbë, kjo është pikërisht të kesh shpirt maceje dhe fat të bardhë, pavarësisht ngjyrës së gëzofit të kafshës delikate shtëpiake.
Macet, si krijesa fleksibile, u janë përshtatur evolucionit duke jetuar një jetë luksoze me njerëzit, si një zhvillim i kohëve të fundit. Mbijetesa nga rëniet prej lartësisë është është një gjë e rëndësishme për kafshët që jetojnë në pemë, dhe, edhe pse mund të duket e çuditëshme, macet janë një prej tyre. Macet kanë një prirje natyrore për lartësitë. Në qoftë se një mace humbet mëndjen nga një pre e mundëshme, gjatë lojrave ose në qoftë se ajo bie në gjumë, ajo humb ekuilibrin dhe rrëzohet. Gjatë rënies nga një vend i lartë, një mace mund të rregullojë dhe drejtojë trupin e saj. Kjo është e njohur si ” refleks i drejtimit” në mace. Lartësia minimale e nevojshme për realizimin e këtij refleksi është rreth 90 centimetra.
Organet sensore që fillojnë këto reflekse përfshijnë organet e rregullimit në veshin e brendshëm, boshtet muskulare të muskujve të qafës dhe qelizat sensore të presionit në lëkurë. Fillimisht rregullohet pozicioni i kokës në lidhje me forcën e gravitetit dhe më pas pozicioni i pjesës tjetër të trupit rregullohet në raport me pozicionin e kokës. Sistemi nervor përdor edhe informacionin vizual për të rregulluar pozën. Individet e verbër ose në errësirë totale kanë ekuiliber trupor te dobësuar.
Refleksi i drejtimit është aftësia e lindur që ka një mace për të orientuar dhe rregulluar veten gjate renieve nga lartesia. Refleksi fillon të shfaqet që në 3 – 4 javët e para të moshës dhe perfeksionohet në javët 6 – 7. Kjo aftësi vjen edhe si pasojë e shtyllës kurrizore jashtëzakonisht fleksibil. Madje këtë aftësi e kanë edhe ato mace te cilave për arsye të ndryshme, u mungon plotësisht bishti apo pjesë të tij.
Me këtë refleks, macet shpesh rrëzohen në tokë pa dëmtime. Ky është rregulli, por ka dhe përjashtime dhe përjashtime të dhembshme madje. Shpirti i maces nuk funksionon gjithmonë dhe ka edhe raste që macet plagosen. Ato mund edhe mund të thyejnë kockat ose humbin jetën nga rrëzimet ekstreme.
Lëndimet më të zakonshme në macet , pas një rënie nga lartesia përfshijnë:
Eshtra të thyera, nofulla të thyera dhe dhëmbët e shkatërruar janë shenjat klasike të një maceje te rënë nga lartësia. Lendimet e brëndshme ndodhin zakonisht dhe veçanërisht në mushkëri. Fatmirësisht këto janë të rralla. Dhe është mirë dhe është rreptësisht e ndaluar që t’i ekspozojmë macet përballë rreziqesh të panevojshme për të parë sesa ato mund të mbijetojnë.











Mua me pelqeu kjo histori shume