• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Maas: Pas marrjes së presidencës, Gjermania do të mbështesë Shqipërinë për anëtarësimin në BE

by Java News
18/06/2020 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermania do të mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin në BE pas marrjes së presidencës, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas gjatë një konference shtypi me homologune tij polak, Jacek Czaputovicz në Varshavë.

Czaputowicz dhe Maas, pas një takimi të mbajtur në Varshavë, thanë në një konferencë për shtyp se kishin qëndrime të ngjashme për çështje të ndryshme evropiane, përfshirë  buxhetin e BE-së dhe planin e rimëkëmbjes.

“Ne duam një BE të fortë me një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme dhe një buxhet ambicioz”, tha Czaputowicz.

Sipas tij, Maas ndan pikëpamjet e tij për “planet financiare afatgjata të BE-së, rëndësinë e Fondit Europian të Rindërtimit, nevojën për konsultime dhe për gjetjen e një kompromisi për Brexit”.

“Të gjitha këto çështje do të grumbullohen gjatë presidencës gjermane të BE”, tha Czaputowicz duke shprehur mbështetjen e Polonisë për arritjen e qëllimeve dhe përparësive të bllokut gjatë kësaj kohe.

Në këtë kontekst, ai përmendi edhe zgjerimin e Bashkimit Europian, angazhimin e tij me vendet e Ballkanit Perëndimor, marrëdhëniet me fqinjët e saj lindorë nën Partneritetin Lindor si dhe marrëdhëniet e bllokut me Rusinë.

”Takimi ishte gjithashtu një mundësi për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve”, shtoi ai.

Sipas tij, takimi tregoi se sa rëndësi i kushtojnë të dy palëve marrëdhënieve të ndërsjella, duke shtuar se Maas është zyrtari i parë i huaj që vizitoi Poloninë pas shpërthimit të pandemisë.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas u tha gazetarëve në Varshavë se të dy vendet kanë një qasje solidare ndaj buxhetit të BE dhe një rol kyç për të luajtur në gjetjen e një kompromisi në lidhje me fondin e BE për rimëkëmbjen postCovid-19″.

g.kosovari

Next Post
Gati për të shitur drogën e ndarë në doza, kapet nga “Paketimi”

Gati për të shitur drogën e ndarë në doza, kapet nga “Paketimi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Microsoft, probleme edhe në bankat më të mëdha amerikane! Mijëra klientë pa akses në llogaritë

Pas Microsoft, probleme edhe në bankat më të mëdha amerikane! Mijëra klientë pa akses në llogaritë

November 16, 2026
“Je servil i padobishëm! Je dyfytyrësh”! Bido sherr me Kikinë: Guxo të ma thuash jashtë studios…

“Je servil i padobishëm! Je dyfytyrësh”! Bido sherr me Kikinë: Guxo të ma thuash jashtë studios…

November 16, 2026
“Projekti është gati për ndërtim”- Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Eolik të Spillesë, Karakaçi: Operimi nis më 2028!

Nga Tiranë–Durrësi te bypass-i i Elbasanit, Karakaçi zbulon projektet e mëdha rrugore: Ja akset që do të financohen

November 16, 2026
Reshje të dendura shiu dhe erë e fortë në Lezhë! Uji përmbyt disa akse kryesore

Reshje të dendura shiu dhe erë e fortë në Lezhë! Uji përmbyt disa akse kryesore

November 16, 2026
“Jo se është çelësi magjik, por…”, ish-ministrja e Arsimit tregon si u mor vendimi për mbylljen e TikTok

“Kemi reflektuar nga protesta”, Kushi: Për pensionistët kemi dashur, por s’kemi mundur të bëjmë më shumë

November 16, 2026
“Non grata” 2 gazetarët shqiptarë në Greqi/ Deputeti socialist Ardit Bido kërkon listën e personave të ndaluar në kufi

Spiropali u përjashtua edhe nga Grupi Parlamentar? Deputeti Bido: Ja kur vendoset…

November 16, 2026
Eksperti mjeko-ligjor: Sipas asaj që pashë në dosje, besoj se Epstein e mbytën dhe më pas e varën

Eksperti mjeko-ligjor: Sipas asaj që pashë në dosje, besoj se Epstein e mbytën dhe më pas e varën

November 16, 2026
Bisedimet për paqen, Zelensky njofton takimin në Berlin: SHBA dhe Evropa pjesë e diskutimeve të përbashkëta

Bisedimet për paqen, Zelensky njofton takimin në Berlin: SHBA dhe Evropa pjesë e diskutimeve të përbashkëta

November 16, 2026
Zjarr masiv, forca të shumta zjarrfikëse nga katër bashki të Elbasanit në aksion për shuarjen e flakëve

Zjarr masiv, forca të shumta zjarrfikëse nga katër bashki të Elbasanit në aksion për shuarjen e flakëve

November 16, 2026
Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamblenë Socialiste: Spiropali është shkarkuar nga të gjitha forumet

Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamblenë Socialiste: Spiropali është shkarkuar nga të gjitha forumet

November 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In