• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luzi hedh poshtë Berishën: Kandidati i PS në Dibër s’ka probleme me ligjin e dekriminalizimit

by A R
18/08/2016 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi, edhe pse nën trysninë e punës për përgatitjen e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Dibrës, shprehet se reforma zgjedhore që u paraprin zgje-dhjeve parlamentare të 2017 duhet të mbarojë sa më parë. Në tetor asaj i mbaron mandati. Për këtë, Luzi shprehet për “Gazeta Shqiptare”, se kjo ka qenë një etapë ku proceset zgjedhore të zhvilluara kanë shënuar rritje të standardeve të tyre. “Unë kam dhënë maksimumin dhe më të mirën time në këtë mandat të parë dhe performancën, përkushtimin dhe punën time e vlerëson legjislatori, i cili do të vlerësojë dhe kandidaturat që do të paraqiten për kryetar të KQZ-së”, thekson Luzi në këtë intervistë.

Znj. kryetare, jeni duke përgatitur zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Dibrës. A është e vështirë në kaq pak kohë?
KQZ-ja po punon intensivisht për përgatitjen e procesit zgjedhor për zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Dibër që mbahen në datën 11 shtator. Administrata është e gjitha në punë, sepse koha e shkurtër në dispozicion kërkon që përgatitja e infrastrukturës dhe nxjerrja e akteve ligjore të bëhet me afate të shkurtuara, por nisur nga fakti që kemi zgjedhje vetëm në një bashki, mund të themi se nuk kemi vështirësi në përgatitjen e procesit. KQZ-ja deri tani ka regjistruar partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje, dhe dy koalicione zgjedhore. Deri në datën 19 gusht, subjektet zgjedhore kanë afat të regjistrojnë pranë KZAZ-së kandidatët që do të garojnë për kryetar të Bashkisë Dibër. Administrata e KQZ-së është në komunikim të vazhdueshëm me KZAZ nr. 19, Dibër, e cila punon në orët 08:00-13:00 dhe pasdite 16:00-20:00, i ka trajnuar komisionerët lidhur me të gjitha aspektet e procesit zgjedhor, me qëllim zbatimin me përpikëri të dispozitave të Kodit Zgjedhor. KQZ-ja ka marrë masat dhe po punon në mënyrë që procesi të shkojë në përputhje me Kodin Zgjedhor.
Ka pasur akuza ndaj kandidatit Muharrem Rama të koalicionit të majtë se ka qenë person me precedent penal. A kanë nisur verifikimet nga ana juaj?
Ligji për dekriminalizimin parashikon që KQZ-ja të bëjë verifikimin e personave që janë zgjedhur, ku përfshihen edhe këshilltarët bashkiakë, funksion të cilin kandidati në fjalë e ka ushtruar; formulari i tij i vetëdeklarimit është i publikuar në faqen e web-it të KQZ-së dhe, përveç verifikimit, ku shikohet nëse subjekti deklarues ka plotësuar ndonjë nga rubrikat e formularit apo jo, KQZ-ja i kërkon informacion Zyrës së Gjendjes Civile dhe Zyrës së Gjendjes Gjyqësore nëse personi ka pasur emra të mëparshëm apo dënime penale me vendim të formës së prerë nga gjykatat shqiptare apo jo. Informacione të cilat krahasohen me të dhënat që vetë subjekti ka deklaruar në formular. Nga ky verifikim rezulton se zotëria nuk është në kushtet e ligjit 137/2015 për heqjen e mandatit apo verifikim të thelluar nga organet e tjera ligjzbatuese.
Tashmë keni përfunduar fazën e parë të verifikimit të të zgjedhurve aktualë, në bazë të ligjit të dekriminalizimit. A patët vështirësi apo ndonjë kërcënim prej vetëdeklaruesve?
KQZ-ja ka përfunduar fazën e parë të verifikimit, por ne jemi akoma duke punuar mbi verifikimin e të gjithë funksionarëve që kanë detyrimin të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit në KQZ. Por vlen të theksoj se kjo është një punë që nuk përfundon, pasi KQZ-ja verifikon edhe kandidatët për këshillat bashkiakë, pasi ndryshimet e anëtarësisë së këshillave bashkiakë janë shumë të shpeshta dhe KQZ-ja është në mënyrë të vazhdueshme në kontakt me bashkitë dhe këshillat bashkiakë, dhe si rrjedhojë në verifikim të vazhdueshëm të formularëve të vetëdeklarimit, pasi kandidatët në listat shumemërore duhet të dorëzojnë formularin dhe të verifikohet integriteti i figurës së tyre. Ky proces ka pasur vështirësitë e veta; kjo edhe për shkak të paqartësive që ka ligji, por edhe nga fakti se verifikimi që KQZ-ja bën, nuk varet vetëm nga administrata e KQZ-së, por edhe nga institucionet e tjera, si Zyra e Gjendjes Civile dhe Zyra e Gjendjes Gjyqësore. Që KQZ-ja të marrë një vendim lidhur me konkluzionet e verifikimeve të formularëve, duhet të ketë marrë edhe informacionin nga institucionet e sipërcituara, çka kuptohet, kërkon kohë dhe ndonjëherë gjendemi para presionit publik apo mediatik, të cilët kërkojnë që përgjigjet t’i marrin në një kohë shumë të shkurtër. Por KQZ-ja ka zbatuar ligjin në çdo rast dhe ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore, e më pas ka bërë publike edhe rezultatet e verifikimeve. Sa i përket pyetjes suaj lidhur me kërcënimet, personalisht nuk kam pasur. Duhet të kujtoj që KQZ-ja është organ kolegjial, dhe si i tillë i merr edhe vendimet. Vendime të cilat merren në mbledhje publike, ku e gjithë trupa jep mendimet dhe argumentet e saj.
Shumë shpejt po afrojnë edhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ndërkohë që ende nuk ka nisur reforma. Ju si kryetare e KQZ-së e keni ngritur këtë shqetësim qoftë me ndërkombëtarët, qoftë me ligjvënësit shqiptare?
KQZ, që pas zgjedhjeve të vitit 2013, në bashkëpunim me organizmat ndërkombëtarë si KiE, OSCE, UN Woman e të tjerë, organizon tryeza teknike në mënyrë permanente, ku analizohen aspekte të ndryshme të procesit zgjedhor, problematikat e hasura dhe gjetja e mënyrave dhe mekanizmave për t’i zgjidhur ato. KQZ, ashtu si në vitin 2014, edhe në fillim të këtij viti, doli me një paketë rekomandimesh, të cilat shpresojmë të merren parasysh nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore. Zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 janë shumë afër, dhe do të ishte mirë që reforma zgjedhore të bëhej sa më shpejt, për t’i lënë kohë dhe KQZ-së që të përgatisë procesin zgjedhor.
Znj. Luzi, jeni në prag të mbarimit të mandatit tuaj. Në tetor, sipas përllogaritjeve, ju duhet të lini detyrën. Ju vjen keq për këtë? Mendoni se mund të merrni një konsensus të dytë të palëve për ta rinovuar këtë mandat?
Kur kthej kokën pas dhe shikoj që po mbyllet një etapë, në të cilën sipas mendimit tim, janë rritur standardet e proceseve zgjedhore, janë realizuar zgjedhje të pranuara nga palët, është bërë një punë studimore shumë e mirë në bashkëpunim të ngushtë dhe të frytshëm më organizmat ndërkombëtarë si Këshilli i Europës, OSBE, UN Women, IFES, USAID e të tjerë, në funksion të përmirësimit të procesit zgjedhor, është krijuar një databazë të dhënash për zgjedhësit me aftësi të kufizuara dhe është punuar në bashkëpunim me ta për shmangien e barrierave dhe krijimin e lehtësirave për pjesëmarrjen e tyre në votime, është punuar me pakicat kombëtare, me të rinjtë dhe votuesit për herë të parë, dhe kur shikoj që është rritur besimi i qytetarëve në procesin zgjedhor, ndjej kënaqësi. Unë kam dhënë maksimumin dhe më të mirën time në këtë mandat të parë, dhe performancën, përkushtimin dhe punën time e vlerëson legjislatori, i cili do të vlerësojë dhe kandidaturat që do të paraqiten për Kryetar të KQZ-së.
Pak ditë më parë pati një kallëzim penal nga KLSH-ja ndaj jush, për abuzim me votimin elektronik. Ju keni thënë që do flisni pasi të flasë prokuroria, por si e cilësoni këtë kallëzim?
Brenda pyetjes suaj gjendet edhe përgjigjja ime. Do të flas pasi të ketë folur drejtësia. Ju faleminderit!/GSH/a.m.

Next Post

Rrëfehet bashkëshortja e Sokratit: Ja çfarë i kisha thënë Jonidës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE i kundërpërgjigjet Trumpit, “ngrin” marrëveshja tregtare me SHBA-të

BE i kundërpërgjigjet Trumpit, “ngrin” marrëveshja tregtare me SHBA-të

January 21, 2026
Lushnja nderon “arkitektët” e shtetit, 106 vjet nga Kongresi që shpëtoi Shqipërinë dhe themeloi parlamentarizmin

Lushnja nderon “arkitektët” e shtetit, 106 vjet nga Kongresi që shpëtoi Shqipërinë dhe themeloi parlamentarizmin

January 21, 2026
“SHBA-së nuk do t’i bashkohet askush, BE-së po!”, kryeministri belg: Uashingtoni të sillet si aleat!

“SHBA-së nuk do t’i bashkohet askush, BE-së po!”, kryeministri belg: Uashingtoni të sillet si aleat!

January 21, 2026
Vlorë/  Shpërthen bombola e gazit në banesë, 62-vjeçarja përfundon në spital

Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, panik mes banorëve të lagjes “Hajro Çakërri”

January 21, 2026
E quajti Peleshin “të paaftë”, Komisioni i Etikës përjashton Bardhin për 15 ditë nga Kuvendi

“Bordi i Paqes” kalon nesër për ratifikim në Parlament, PD: S’kemi marrë njoftim nga Peleshi

January 21, 2026
“Kushtetuesja i jep të drejtë Ramës për Ballukun! Irena Gjoka? Lojë e Belerit, manovër greke”

“Kushtetuesja i jep të drejtë Ramës për Ballukun! Irena Gjoka? Lojë e Belerit, manovër greke”

January 21, 2026
“Nuk besoj se Trumpi do nisë një aksion në Groenlandë”, kryeministria italiane Meloni: Nuk do e mbështesja!

Italia refuzon ftesën e Trump, Wittkof: Rreth 25 vende kanë pranuar, mes tyre Shqipëria e Kosova

January 21, 2026
Protesta kishte mbaruar, edhe policia ishte tërhequr. A e kishte Garda e Republikës motivin për të qëlluar mbi shqiptarët?

Protesta kishte mbaruar, edhe policia ishte tërhequr. A e kishte Garda e Republikës motivin për të qëlluar mbi shqiptarët?

January 21, 2026
Euro prek minimumin historik

Euro prek minimumin historik

January 21, 2026
“Po mundohej të dukej si i fortë me syzet e diellit”, Trump flet për negociatat me Macron: I thashë Emmanuel..

“Po mundohej të dukej si i fortë me syzet e diellit”, Trump flet për negociatat me Macron: I thashë Emmanuel..

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In