• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lutja ndaj Alibeajt: A u bë Sali Berisha një qengj?!

by Ylli Pata
05/10/2022 21:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Sot Sali Berisha ka dalë në një qëndrim, ku i ka bërë thirrje grupit zyrtar të PD-së, atë që drejton Enkelejd Alibej, që të bëhen bashkë për reformën territoriale.

Ky qëndrim ka ardhur pasi Foltorja, përveçse nuk e ka njohur fare grupin parlamentar, por nga ana tjetër i ka quajtur të gjitha nismat e tij, si një “Pazar me Edi Ramën”.

Të tillë ka quajtur votimin e PD-së për zgjatjen e procesit të vettingut në drejtësinë shqiptare, që ishte edhe një kërkesë e partnerëve ndërkombëtare.

Kështu e ka quajtur edhe ngritjen e komisionit për reformën territoriale, megjithëse ishte grupi i PD-së që ka propozuar Oerd Bylykbashin, pjesë e grupit të Berishës si anëtar i komisionit parlamentar. Pasi Berisha nuk ka asnjë mënyrë që të imponojë apo ndikojë në zhvillimet në Kuvend.

Reforma territoriale është një kërkesë që ka ardhur drejt mazhroancës, por edhe janë vënë në dijeni ndërkombëtarët, që në kohën e Lulzim Bashës.

Këtë nismë, por edhe atë të reformës zgjedhore Sali Berisha e ka mallkuar e sulmuar vazhdimisht.

Ndërkaq, edhe këto ditë, kur PD i ka kërkuar njerëzve të Berishës në komisionin e reformës: Bylykbashi e Asllani, që të bashkojnë propozimet e tyre me ata të grupit të Partisë Demokratike, ata nuk kanë pranuar, pasi kanë thënë se do të bëjnë propozime të veçuara.

Çfarë ka ndryshuar sot, që Sali Berisha pasi sulmoi me armë mesjetare selinë e PD-së më 8 janar, zaptoi selinë, ndau partinë duke ngritur struktura paralele që nuk njihen ligjërisht, e çfarë është më e rënda politikisht, më 6 mars doli përballë kandidatëve të PD-së në zgjedhjet e pjesshme, sot i lutet për bashkëpunim?

Shumëkush mund ta shesë për lëvizje taktike, e ka shumë mundësi që të dalin e të thonë është një nga “truket e mjeshtërisë së doktorit”. Porn ë thelb, e gjitha kjo nuk është gjë tjetër por shenjë krejt e qartë e impotencës politike të aksionit të Foltores.

Dështimi i takimit të para pak ditëve me Ilir Metën në selinë e PD-së, ku as doli ta përcillte, e as të mbanin deklaratë e përbashkët, ishte më shumë një mizanskenë e Berishës, sesa një zhvillim politik.

Siç ishte e tillë edhe mosbërja asgjë, apo poshtrimi faktik që ai i bëri vetes me nisjen e sesionit të ri parlamentar, ku vijon të jetë një i përjashtuar dhe pa grup të tijin.

Ajo që Sali Berisha do të duhet të bënte me fillimin e sesionit, do të ishte ose imponimi për tu bërë pjesë e grupit të PD-së, nëpërmjet votimit, ose regjistrimi në një grup të ri parlamentar, ku realisht aid he pasuesit e tij bëjnë pjesëe realisht.

Por, këtë impotencë politike, doktori e fshehu me “dëshirën e tij për bashkim”, pasi kishte përjashtuar Alibeajn, e linçuar të gjithë ata që nuk ju bashkuan atij, e natyrisht votës së 6 marsit, e cila nuk mund të fshihet në thes.

Sali Berisha, më 6 mars, doli me një subjekt alternative politik, u bashkua me Ilir Metën dhe ishte kundërshtari real i Partisë Demokratike të zgjedhjet e pjesshme lokale.

Ky aksion politik, nuk është gjë tjetër veçse një ndarje rrugësh në mënyrë të qartë me të gjithë ata që janë në krahun tjetër. Por nuk mbaroi me kaq. Bardh Spahia, kryebashkiaku i Shkodrës, ka larguar nga postet apo punësimet në administratë të gjithë ata eksponentë që i përkasin degës zyrtare të PD-së së Shkodrës, që drejtohen nga Xhevdet Amuli dhe Xhemal Bushati.

Këto akte politike nuk janë gjë tjetër, veçse demonstrim se kemi në fushë dy palë rivale e kundërshtare me njëra-tjetrën.

Pra, me fjalë të thjeshta; pasi provoi shkopin, tani Sali Berisha po nxjerr karrotën për të marrë me të mirë palën tjetër, të cilët i shqepi në dru e të shara.

Edhe pse shkopi e karrota janë pjesë klasike të taktikave politike, në këtë rast jemi përpara një fakti krejt tjetër. Më shumë se karrotë, Sali Berisha ka nxjerrë një flamur të bardhë për t’i kërkuar paqe palës tjetër, e në negociata tu thotë “më fal se ju vrava”.

Sigurisht që Doktori synon me këtë lëvizje një taktikë të djallëzuar në dritën e zgjedhjeve të përgjithshme vendore. Ai kërkon të bëhet faktor i një grupimi ku ai, pjesa zyrtare e PD-së dhe aleatët e vegjël të opozitës të bëhen bashkë me një kandidat të përbashkët për çdo bashki.

Kjo formë nuk është gjë tjetër veçse legalizim politik dhe rrëzon të gjithë rezistencën që pala tjetër i ka bërë që kur u shpall Non Grata, në fillim nga SHBA e më pas nga Britania e Madhe.

Nëse Berisha mbështet kandidatët që opozita vendos, është krejt tjetër gjë dhe imponimi i kandidatëve të tij si “zgjidhje konsensuale” është politikisht futje e tij në PD nga dritarja, pasi ka shkallmuar të gjithë shtëpinë.

Lulzim Basha, në kohën kur palët arritën kulmin e përplasjes më 6 mars, dha dorëheqjen duke thënë se unë po hap krahu, e nga ana tjetër ta hapë dhe Berisha dhe palët në PD të bashkohen. Këtë, Sali Berisha e refuzoi ashpër në takimin e parë me Enkelejd Alibeajn dhe Gaz Bardhin në selinë e PD.

Mirëpo, karta e forcës nuk piu e as mund të pijë ujë në këtë situatë të degradimit politik të tij brenda dhe jashtë vendit. Nëse në foltore ka shumë njerëz që janë në delir e shajnë e bërtasin ndaj kujdo që ka mendim ndryshe, apo kërcënojnë për të pushtuar ambasadën amerikane, Sali Berisha, është njeriu që nuhatjen politike e ka më të madhe se pasuesit e tij, edhe pse i goditur rëndë.

E si ujk i vjetër, Berisha, sipas të gjitha gjasave është alarmuar nga rigrupimi deklamativ i strukturave të PD-së rreth Alibeajt e madje edhe Lulzim Bashës, të cilët mbajtën një takim metaforik në Krujë, por edhe nga institucionalizimi i një fryme të qartë anti-Berisha në opozitën shqiptare.

Sot, në mënyrë të hapur, njerëz që njihen si militant të flaktë të PD-së ndër vite, kritikojnë pa teklif Sali Berishën, duke i treguar nëpër rrjete foton e tij me Enver Hoxhën. E këto zëra, me nxitim synojnë ta bëjnë PD-në një forcë të djathtë e kosnervatore, duke braktisur trashëgiminë “revolucionare”. Pra, ideologjia anti-Berisha po merr të drejtë qytetarie në PD.

E ka gjasa, se në rast se hetimet ndaj tij nga SPAK të marrin një avancim draamatik për të, nuk do të ketë mbrojtje nga opozita, përveç njerëzve pranë tij dhe Ilir Metës. E në fakt, ky version duket se është ankthi më i madh për të, ndaj dhe po bëhet një qengj i butë duke blegërirë drejt zyrës së Enkelejd Alibeajt, ku sot u “mësy” nga ambasadorët më të rëndësishëm të Perëndimit në Tiranë.

Next Post
Inceneratorët/ Kryemadhi: Nuk u ndahem! Edhe po e lashë unë, do t’ia delegoj vajzës sime të vogël

Inceneratorët/ Kryemadhi: Nuk u ndahem! Edhe po e lashë unë, do t'ia delegoj vajzës sime të vogël

Comments 1

  1. ppa says:
    3 years ago

    Bukur Pata, e ke bere m..t kur themi ne nga Vlora.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
Aksident me vdekje në Fier-Shegan, makina përplas për vdekje këmbësorin 55-vjeçar

Aksident me vdekje në Fier-Shegan, makina përplas për vdekje këmbësorin 55-vjeçar

January 10, 2026
Nisin reshjet e dëborës në Qafën e Llogarasë, vështirësohet qarkullimi i mjeteve nga Dukati në Palasë

Nisin reshjet e dëborës në Qafën e Llogarasë, vështirësohet qarkullimi i mjeteve nga Dukati në Palasë

January 10, 2026
Bllokohet segmenti Bogë – Qafë Thore – Theth për shkak të ortekëve, ndalohet qarkullimi i mjeteve gjatë natës

Bllokohet segmenti Bogë – Qafë Thore – Theth për shkak të ortekëve, ndalohet qarkullimi i mjeteve gjatë natës

January 10, 2026
U aksidentua disa ditë më parë në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën në spitalin e Traumës 43-vjeçari

U aksidentua disa ditë më parë në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën në spitalin e Traumës 43-vjeçari

January 10, 2026
“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

Rrezik i shtuar për përmbytje në Shkodër, IGJEO: Rritje e niveleve në të gjithë lumenjtë, borë në lartësitë mbi 600 metra

January 10, 2026
“Keni 13 vite që Rama u dërrmon në zgjedhje”, Salianji mesazh Nokës dhe Berishës: Duhet gjetur mekanizmat e duhur

“Keni 13 vite që Rama u dërrmon në zgjedhje”, Salianji mesazh Nokës dhe Berishës: Duhet gjetur mekanizmat e duhur

January 10, 2026
Kufizimi i pagesave me para në dorë, eksperti i ekonomisë: Një masë drejt formalizimit, por e pamjaftueshme

Kufizimi i pagesave me para në dorë, eksperti i ekonomisë: Një masë drejt formalizimit, por e pamjaftueshme

January 10, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In