• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lutaj: Noka ka falsifikuar dokumentat, rrezikon 4 vite burg, Prokuroria të nisë hetimet

by Java News
03/06/2016 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes deputetit Piro Lutaj, PS i ka bërë thirrje prokurorisë që të nisë hetimet për deputetin demokrat Flamur Noka, pasi ai, sipas selisë rozë, ka fshehur të dhënat në formularin e vetëdeklarimit dhe në këtë mënyrë ka shkelur ligjin, i cili e dënon këtë vepër nga 6 muaj në 4 vite burg.

Ditën e djeshme PS ka depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme një kërkesë për fillimin e hetimit, nën akuzën e falsifikimit të dokumentave.

“Prokuroria e Përgjithshme sipas afateve që ka parashikuar ligji të fillojë sa më shpejt hetimin dhe verifikimin, lidhur me këtë rast, i cili në vlerësimin e 25 deputetëve firmëtarë të Kuvendit të  Shqipërisë, përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, përbën vepër penale pasi në formularin e vetëdeklarimit  përkatësisht në pikën 5 dhe pikën 7 të tij, deputeti Noka nuk ka deklaruar të dhëna të rëndësishme që lidhen me ndalimin dhe dëbimin nga një shtet i huaj. Bëhet fjalë për dëbimin nga Jugosllavia e atëhershme. Prokuroria duhet që të fillojë menjëherë verifikimin dhe hetimin për shkeljen e nenit 190 të Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon dënimin me burg nga 6 muaj deri në 4 vjet.

Kjo është një procedurë që ne do ta ndjekim dhe për disa raste të tjera, deputetë apo përfaqësues të qeverisjes vendore, të Partisë Demokratike, rreth të cilëve dua të them, se është mbledhur i gjithë informacioni i nevojshëm.

Partia Socialiste nëpërmjet deklaratave për shtyp, nuk ka për qëllim të shpallë fajtorë askënd, por të insistojë për zbatimin e ligjit, ndërkohë neverisim me përbuzje qëndrimin e përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe këllëfëve të saj, lidhur me demagogjinë për dekriminalizimin e politikës. Ne i bëjmë thirrje Partisë Demokratike që ajo të jetë jo vetëm pjesëmarrëse në këtë proces por edhe kontribuese e te tregoje qe di te zbatoj ligjin qe vetë e kërkoi, vetë e hartoi dhe e miratoi bashkë me ne. Është shumë e rëndësishme që ky proces i cili sapo ka filluar të vazhdojë me seriozitet… Dhe ne, jemi duke ushtruar të drejtën tonë ligjore për të ndjekur çdo rast, në zbatim të këtij ligji”, tha Lutaj. java/ a.k

Next Post

Helmim masiv në një restorant në ish-Bllok, 10 persona shtrohen në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In