Një pacient nga Lushnja ka dalë jashtë kontrollit në spitalin e këtij qyteti. Për arsye ende të panjohura, ai ka ofenduar mjekët e spitalit e më pas, gjatë shoqërimit për në polici ka goditur edhe një polic.
“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë 24 vjeçarin Edmond Belba, banues në fshatin Çermë Proshk, Divjakë. Arrestimi i tij u bë pasi në Spitalin e Lushnjes ka fyer dhe ofenduar personelin mjekësor, ka thyer një vazo të madhe lulesh dhe gjatë shoqërimit nga patrulla e përgjithshme ka kundërshtuar dhe goditur punonjësin e policisë si edhe ka shkaktuar dëmtime në mjetin e policisë”,- thuhet në deklaratën e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”,”Shkatërrim i pronës”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Fyerje”.
BW/d.i.