• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

LUMI VJOSE/ Zyrtarizohet ndërtimi i HEC-it të Poçemit me fuqi 95 megavat

by Java News
31/10/2016 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Energjisë zyrtarizoi marrëveshjen e koncesionit për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në lumin e Vjosës. Lajmi bëhet publik në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve, sipas së cilës, Ministria i ka dhënë kompanisë turke “Kovlu Energy” të drejtën për ndërtimin e HEC-it me fuqi të instaluar 95 megavat.

Sipas marrëveshjes koncesionare, kompania turke do të investojë 14.1 miliardë lekë, ose mbi 100 milionë euro për hidrocentralin e Poçemit. Koha e ndërtimit është parashikuar 3 vite, ndërsa sasia e prodhimit do të jetë 305 milionë kilovat/orë energji në vit.

Procedurat për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit nisën në korrik të vitit 2015, kur qeveria pranoi propozimin e pakërkuar të një kompanie turke me emrin “Cinar”. Pasi e shpërbleu me bonus sa 8 për qind të pikëve kompaninë turke, në fillim të këtij viti qeveria shpalli tenderin për të dhënë me koncesion ndërtimin e hidrocentralit. Por në garë u paraqit vetëm një ofertë, ajo e kompanisë “Cinar” në konsorcium me një tjetër kompani turke të quajtur “Ayen”.

Oferta u shpall fituese, duke i dhënë kompanive turke të drejtën për ndërtimin e hidrocentralit dhe shfrytëzimin e tij për 35 vite. Ai i Poçemit është hidrocentrali i dytë që ndërtohet mbi lumin Vjosë, pas atij të Kalivaçit. Ndërtimi i hidrocentraleve në Vjosë është kundërshtuar nga shoqatat e ambientalistëve. Por Ministria e Energjisë thotë se HEC-i i Poçemit ndodhet poshtë atij të Kalivaçit dhe nuk e prek rrjedhën kryesore të lumit Vjosë.

ma.me

Next Post
Shqipëria marrëveshje detare me Bosnjë-Hercegovinën

Shqipëria marrëveshje detare me Bosnjë-Hercegovinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e çmimeve të naftës, vendet e G7 mblidhen në takim urgjent, çfarë pritet

Rritja e çmimeve të naftës, vendet e G7 mblidhen në takim urgjent, çfarë pritet

March 9, 2026
Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

March 9, 2026
Paguhen më pak, por shqiptarët kanë orët më të gjata të punës në Europë

Inflacioni rritet me 2.5 % në muajin shkurt, ekspertët parashikojnë rritje të mëtejshme të çmimeve

March 9, 2026
Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

March 9, 2026
Elisa e Çudirave

Zoti Trump

March 9, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

“Korrupsioni është i strukturuar”, raporti i SPAK për 2025: Zbuluam lidhjet mes vrasjeve me pagesë dhe trafikut të kokainës

March 9, 2026
‘Perandoria’ sekrete në Londër! Djali i Khamenei-t kontrollon 250 mln € prona pranë ambasadës së Izraelit?

‘Perandoria’ sekrete në Londër! Djali i Khamenei-t kontrollon 250 mln € prona pranë ambasadës së Izraelit?

March 9, 2026
Me të zeza dhe kapuç në kokë, publikohen imazhet e autorit të shpërthimit në ambasadën e SHBA

Me të zeza dhe kapuç në kokë, publikohen imazhet e autorit të shpërthimit në ambasadën e SHBA

March 9, 2026
Putini është i sëmurë? Presidenti rus kollitet pa ndërprerje, Kremlini fshin videon

Putini është i sëmurë? Presidenti rus kollitet pa ndërprerje, Kremlini fshin videon

March 9, 2026
Operacioni i bujshëm në Vlorë, lihen në burg ish-efektivi dhe “Pole Qorri”

Operacioni i bujshëm në Vlorë, lihen në burg ish-efektivi dhe “Pole Qorri”

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In