• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzimit, nuk ka kush t’i shkruajë!

by Mero Baze
08/04/2019 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Europën, Matthew Palmer, nuk është në Tiranë për krizën e opozitës.

Kjo nuk do t’ia vlente të nënvizohej, sikur Lulzim Basha të mos përpiqej ta paraqiste dhe vizitën e tij në rajon, si një efekt të djegies së mandateve.

Po të ishte kështu, do të ishte shumë mirë. Do të ishte mirë për opozitën, mirë për qeverinë, dhe akoma më mirë për Shqipërinë.

Por fatkeqësisht nuk është kështu. Matthew Palmer është në rajon për problemet e SHBA, dhe jo për problemet e Lulzim Bashës.

Dhe kjo për opozitën është shumë më keq se sa të mos kishte ardhur fare. Nëse një zyrtar kaq i lartë amerikan nuk do të shfaqej këto kohë në Shqipëri, njerëzit do të mendonin se SHBA ka punët e saj, por “me mendje e zemër”, është tek problemi që ka prodhuar opozita në Shqipëri.

Ky do të ishte një lloj ngushëllimi dhe një lloj vetëvlerësimi, që opozita mund t’i bënte gjestit të saj prej kamikazi.

Por për të ka ndodhur më e keqja. Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Europën, Matthew Palmer, ka ardhur në Shqipëri, ka diskutuar rreth 90 minuta me Kryeministrin për rajonin, Kosovën, Marrëveshjen e Prespës etj, dhe për dhjetë minuta, e ka sqaruar kryeministrin se SHBA, ja ka bërë të qartë Lulzim Bashës qysh në muajin shkurt, qëndrimin e ashpër për vendimin që ka marrë, por ai ishte justifikuar se nuk e kthente dot vendimin, se kishte një orë që e kishte vendosur.

Pra nuk jemi më në situatën e “çadrës” së dy viteve më parë, kur analogu i zotit Palmer paralajmëroi opozitën se do t’i quante legjitime zgjedhjet edhe pa ata. Nuk jemi tek interesi i lartë i zotit McAllister, i cili konsumoi dy javë për një marrëveshje mes palëve në Shqipëri dhe në fund, Lulzim Basha nuk ja firmosi.

Për opozitën ka ditë shumë më të zeza. Meqë Tit Vasili quan SHBA, gazetarët e VOA-s, ata e thanë pak a shumë që zoti Palmer ka mbaruar punë me Lulzim Bashën e Kryemadhin qysh në shkurt.

Të dërguarit europianë apo amerikanë që vijnë në Shqipëri, nuk e kanë më në axhendë gjestin e opozitës shqiptare, e jo më aksionin e saj. Ata e konsiderojnë Qeverinë dhe Parlamentin legjitimë, shmangin çdo fjalë që mund të krijojë keqkuptime, ose dy kuptime, lidhur me djegien e mandateve, pasi nuk duan t’i hapin rrugë një precedenti të tillë, dhe flasin për punët e tyre.

Opozita jonë i përngjan tashmë personazhit të famshëm të kolonelit, tek novela e Markezit, që priste që dikush ta kishte marrë në konsideratë jetën e tij dhe t’i shkruant dy gisht letër. Por… dihet fjala se si e mbyll Markezi novelën.

Next Post
Show i Familjes Kardashian knock-out: Kylie nuk do të dalë më para kamerës!

Show i Familjes Kardashian knock-out: Kylie nuk do të dalë më para kamerës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Eksperti i ekonomisë: Nafta që po shitet në Shqipëri është blerë me çmimin e para luftës

March 11, 2026
Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

March 11, 2026
Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

March 11, 2026
Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

March 11, 2026
Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

March 11, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

March 11, 2026
Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

March 11, 2026
Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

March 11, 2026
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

March 11, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

“Berisha do sejmenë në parti”, Bejko: Tensionet e brendshme në PD janë të larta!

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In