• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzimi ndez “luftën e ftohtë” në PD

by Artur Ajazi
25/04/2018 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Në vend të ndezë motorrët e opozitarit dhe partisë opozitare, Lulzim Basha ka ndezur në Partinë e tij Demokratike, “luftën e ftohtë” mes klaneve parazitiste, dhe dosjexhinjve bërrylaxhinj. Në vend të ribashkojë partinë e hallakatur dhe të ringrejë strukturat e shpërbëra, Lulzim Basha ka vendosur të lërë gjithë hapësirën e duhur për ta kthyer PD në fushë beteje mes të rinjve aventurierë dhe të vjetërve që duan të kapin ritmin e tyre. Realisht PD, është sot një parti ku vetëm politikë nuk prodhohet, ku vetëm elita nuk afrohet, ku vetëm liria dhe demokracia e mendimit dhe veprimit nuk tolerohen dhe zbatohen.

Atje, tek ajo parti përfundimisht do të ketë vend vetëm për hileqarët, dallkaukët, mediokërit, bastexhinjtë, tenderaxhinjtë, kumarxhinjtë, dhe të gjitha këto në kurriz të partisë. Lulzimi e ka ndezur qëllimisht “luftën e ftohtë” që në fakt mund të quhet edhe “lufta e kotë” në PD, për të parë nga lart fushën e betejës mes gladiatorëve dhe shërbëtorëve të tij besnikë, për të dalluar nga lart, kush meriton të mbahet dhe kush meriton të flaket nga partia, për të seleksionuar nga posti kryetarit kush duhet të rifutet në listë e ardhshme për deputet, dhe kush duhet të flaket nga oborri selisë.

Në një rrëfim të sinqertë në media, një ish-deputete e PD deklaronte se “në politikë kam takuar kolegë halabakë dhe injorantë”, ç’ka e bën të besueshme gjithçka ka ndodhur në atë parti në gjithë këto vite të ekzistencës saj. Afrimi halabakëve dhe injorantëve, afrimi i aventurierëve, madje dhe personave me precedentë penalë, mbetet alfa dhe omega e një partie të cilës vetëm “e djathtë” nuk mund ti thuash kryesisht në 5-6 vite e fundit. Ashtu si 27 vite më parë, edhe sot në PD e Lulzimit, ka dhe do vazhdojnë të jenë, persona me defiçite arsimore dhe intelektuale, ka dhe do të ketë persona me dosje në Prokurori dhe Gjykata, ashtu siç ka patur, ka dhe do të ketë edhe hafije të ish-Sigurimit të Shtetit.

Mungesa e elitave dhe kontribuesve në Partinë Demokratike të zotit Basha, veç të tjerave lidhet edhe me rrumpallën e bërë nga vetë ai me këtë forcë politik pas emërimit si “kryetar” 6 vite më parë. Një hap i nxituar dhe pse jo edhe i gabuar i Doktorit, të cilin nuk mund ta zhbëjë kurrë më, pas kaq ndryshimesh që kanë ndodhur në PD. Situata në dukje si e “qetë” pritet shumë shpejt të ndizet nga klani Berishës, i cili prej 1 viti është vënë nën shënjestrën e të rinjve të Lulzimit. Largimi me dhunë i elitave dhe emrave me kontribute, largimi së fundi edhe i dhëndërit të Doktorit, do të ishin padyshim sinjalet e para dhe vazhdimësia e një skenari të paramenduar qysh herët nga Lulzim Basha lidhur me të ardhmen e tij në PD.

Gjithkush e ka menduar dhe vazhdon ta mendojë, se si mundet të mosveprojë Doktori, pas situatave të tilla kur Partia Demokratike po privatizohet nga një njeri i vetëm, kur njeriu që ai përzgjodhi 17 vjet më parë, sot po sakrifikon partinë për të mbijetuar në politikë, kur pasardhësi i tij “besnik” nuk ngurron të bëjë marrëveshje dhe pazare për interesa personale. E vetmja zgjidhje që Lulzim Basha ka gjetur për të mbijetuar mes hamendësive dhe betejave klanore, mes trysnive dhe ndonjë “hakmarrje” të mundshme nga Doktori, është lufta mes klaneve. Natyrisht për Lulzimin rëndësi nuk kanë as Ervini dhe as

Grida, as Muli dhe as Spaho, por mbijetesa e tij si kryetar i një partie tashmë pa statut. Flakja edhe e Jamarbër Malltezit , ishte goditja e rradhës që “besniku partisë” i dha Doktorit, pasi siguroi mbijetesën e gjatë si kryetar partie. Tashmë Lulzimit, i mbetet të vështrojë nga lart ngërdheshjen e atyre, që ai ka paralajmeruar ti flakë në muajt ardhshëm nga ajo parti, për të siguruar përfundimisht shuarjen e çdo zëri kundër. Tallja që ai bëri nga Kuvendi Kombëtar me gjoja “afrimin e Topallit në PD”, ishte një tjetër sinjal negativ për ish-shefin e partisë, i cili në përpjekjet për të qenë i ftohtë me Lulzimin (duke munguar në mbledhjet e tij) duket se nuk do të mundë të rezistojë gjatë në betejën që ka nisur mes tij, dhe pasanikëve të rinj, që PD e shohin si sallë bixhozi nga ku mund të fitohen tendera, ofiqe dhe para qyl.

Next Post
Rama: Drejtorët e 61 bashkive do largohen nga puna, po s’përmbushën objektivat!

Rama për Reuters: Feja kryesore në Shqipëri është Europa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In