• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Lulzimi kërkon të mbetet  i përjetshëm në PD

by Artur Ajazi
10/05/2021 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Kërkesa e Partisë Demokratike “për të përsëritur zgjedhjet në 9 qarqe” është më shumë se absurde. PD ka depozitar ankesat për 9 qarqet, me mbi 600 faqe për atë ç’ka ajo e cilëson si “masakër elektorale” në Tiranë, Shkodër, Durrës, Fier, Vlorë, Berat, Elbasan e Korçë, ku kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve. Në deklaratën për mediat, përfaqësuesi i grupit të juristëve të PD Marash Logu tha se “10 dosjet, dy për Tiranën, përmbajnë fakte të shumta që provojnë tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve dhe vjedhjen më të madhe të zgjedhjeve në Shqipëri”.

E ndërsa sekretarët e asaj partie po japin dorëheqjen (Sahit Dollapi sekretari organizativ i pari) Lulzimi kërkon të mbetet “dhëndër” i përjetshëm në PD. Kërkon ta provojë edhe njëherë betejën e “fitores”. Pasi ka humbur 4 palë zgjedhje brënda 8 viteve, pasi ka katandisur partinë në shoqatë fiktive, pasi ka tensionuar situatën në bazë aq sa po largohen në grup militantët, ai kërkon “ripërsëritjen e zgjedhjeve”. Nuk është as më pak, dhe as më shumë se kërkesa që bënte në 2001 Sali Berisha “hap kutitë ose largohu”. Përfundimisht Lulzimi e ka vendosur fatin e tij. Ai do të jetë kampioni i njeriut  dhe politikanit, që kënaqet  me humbjet dhe katastrofat e partisë tij. Ai kërkon pas çdo palë zgjedhjesh që humb, “duhet provuar edhe njëherë tjetër”, si ai që tha “aman më bëni edhe njëherë dhëndër”.

Në politikë nuk ka “edhe njëherë tjetër”, aq më tepër kur në partinë tënde,  je i padëshirueshëm.  Në dosjen ankimore, PD-ja rendit disa prej faktorëve, që sipas saj, “ndikuan në zgjedhje dhe prodhuan rezultatin që doli në fund”, si “kandidimi i përfaqësuesve të krimit, apo  dhe angazhimi dhe përdorimi i strukturave për të blerë vota” të cilat  janë vetëm disa nga akuzat e  depozituara në dosje. Duke shpikur dhe përdorur teorinë  e re të  Berishës për zgjedhjet e fundit “regjimi Rama-Doshi-Rakipi”, Partia Demokratike, ka nisur të futet në rrugë pa krye, nga e cila pretendon anullimin e rezultatit nga KQZ-ja.

Nga ana tjetër, kemi një vlerësim nga faktori ndërkombëtar i procesit  zgjedhor, duke shprehur besimin në vazhdimin e bashkëpunimit mes tyre dhe qeverisë së Rama-3. Njeriu që shpalli “fitoren e madhe” vetëm 2 orë pas mbylljes së procesit të votimit dhe nisi festën, sot nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve,dhe kërkon ribërjen e tyre në 9 qarqe. Përgjigja më e mirë ndaj makinacioneve të Lulzimit dhe kallauzëve të tij, mbetet grupimi kundër kryetarit dhe dorëheqjet që kanë nisur të jepen çdo ditë brënda asaj partie, duke nisur nga sekretarët në qendër dhe degët e rretheve.

Dhe në fakt ajo ç’po ndodh me Partinë Demokratike sot, ka qenë paralajmëruar 1 vit më parë nga shumica e themeluesve të saj, apo dhe ish-drejtuesit e larguar brutalisht nga ajo parti si “të shitur tek Rama”. Ata që i mbushin mëndjen Lulzimit se “duhet të përsëriten zgjedhjet në 9 qarqe”, janë në fakt elementët më aventurierë të asaj partie, leva të bindur të njeriut që ka thurrur  dhe vazhdon  “zanatin” e tij  të destabilitetit të vendit  prej 30 vitesh.

Next Post
COVID-19 drejt zhdukjes, epidemiologia e ISHP-së jep lajmin e mirë: Në fund të majit mund të hiqen kufizimet

"Asnjë shenjë të mos neglizhohet", Tomini: Rreth 19,8% e popullsisë ka marrë një dozë të vaksinës anti-COVID!

Comments 1

  1. Tim says:
    5 years ago

    Problemi në dukje i Bashës është, se ai është kapardisur shumë brënda dhe jashtë Vëndit, si Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, dhe tani sikur nuk shkon të largohet nga kryetarllëku i Opozitës, pa e mbajtur fjalën; aq më tepër që Ai, i ka premtuar dhe kryetarëve të partive aleate, që prisnin ndonjë thelë, dhe shumë besnikëve të tij të Partisë, për t`i dhënë poste të rëndësishme, që sjellin dhe të ardhura të majme! Kështu që antarësia e PD, duhet t`i japi dhe njëherë shansin këtij Lideri të madh dhe me shumë vlera interesante, që të qëndrojë dhe një legjislacjon tjetër në krye të PD, se ndoshta do të fitojë rradhës tjetër; ndoshta…, ndoshta…, ndoshta!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

March 28, 2026
Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

March 28, 2026
Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

March 28, 2026
Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

March 28, 2026
Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

March 28, 2026
Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

March 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

March 28, 2026
Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

March 28, 2026
“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

March 28, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In