• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim, po deshe flasim edhe për lejet e ndërtimit dhe thasët me euro…

by Astrit Patozi
06/03/2018 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish deputeti i PD Astrit Patozi hidhet sërish në sulm kunder kreut të partisë Lulzim Basha. Në një prononcim të fundit ai sfidon Bashën, duke e ftuar në debat mediatik. Sulmi i fundit i Patozit vjen pas deklaratave shpërfillëse të Lulzim Bashës, i cili reagoi ndaj lëvizjeve të fundit të kundershtarëve të tij brenda PD, për t’u organizuar në një lëvizje alternative. Ja reagimi i Astrit Patozit: 

Po shoh që i paske dhënë zemër vetes, Lulzim, dhe paske kërkuar distancim nga krimi dhe nga trafiku i drogës, si një kusht për të pasur një vend tek Republika jote, që nuk është më e re. Komplimente, sinqerisht.
Po pse duhet të kërkosh kaq pak? Pse të mos e shtojmë ne numrin e detyrimeve, që duhet të përmbyshim për të pasur mundësi që të jetojmë të lumtur nën një çati të përbashkët?
Pse të mos distancohemi, gjithashtu, nga korrupsioni me çdo tender, që kemi kaluar nëpër duar, nga thasët me euro për çdo leje ndërtimi dhe për çdo gjë, që kemi firmosur, nga pallatet tona dhe të fisit të gruas në vite, nga bizneset tona me dhe pa emër, nga kompanitë brenda dhe jashtë vendit (off shore ose jo), nga shitja dhe blerja e mandateve politike të Partisë Demokratike, si dhe nga çdo abuzim tjetër me pushtetin, që mund të mos më vijë ndërmend tani.
Gjithmonë, nëse do të ishe edhe ti dakord, mund të shtonim si kushte edhe mashtrimin, gënjeshtrën (jo vetëm për orën), hipokrizinë, besëprerjen, pabesinë, skuthërinë, ligësinë, pashpirtësinë, papërgjegjshmërinë dhe paturpësinë, të cilat mund t’i konsideronim si 10 cilësitë e (pa)përshtatshme të një demokrati të ri.
E nisim kokë për kokë po deshe, Lulzim, madje ashtu do të bëhet shumë shpejt edhe, nëse ti do t’i ikësh ballafaqimit me bishtin ndër shalë.
Po deshe, mund ta fillojmë nga dita që kemi lindur, por dakord jam edhe që nga dita kur jemi bërë maxhorenë me letra, dhe, më mirë akoma, që nga dita kur kemi shkelur të dy në politikë apo në jetën publike.
Thjesht për të freskuar kujtesën Lulzim, kemi hyrë në të njëjtën ditë në parlament, por rrugën që nga ajo kohë e kemi pasur shumë të ndryshme.
Nëse je gati Lulzim që ta nisim ballafaqimin për çdo sekondë të aktivitetit tonë politik, të pres me padurim në çdo ekran, portal, gazetë, madje edhe tek ajo kafeneja e djeshme, vetëm një tavolinë larg paparacëve të tu.

I yti

ASTRIT PATOZI

Next Post
Skandali me ish universitetin ‘Kristal’, si u falsifikuan regjistrat që ndodhen në Ministrinë e Arsimit

Skandali me ish universitetin 'Kristal', si u falsifikuan regjistrat që ndodhen në Ministrinë e Arsimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A e cenon sigurinë e vendit veprimi i deputetit Shehaj?

A e cenon sigurinë e vendit veprimi i deputetit Shehaj?

July 28, 2026
Dita 59-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin Skënderbej

Dita 59-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin Skënderbej

July 28, 2026
Hetoheshin prej disa javësh, arrestohen dy persona për krime lufte në Kosovë

Hetoheshin prej disa javësh, arrestohen dy persona për krime lufte në Kosovë

July 28, 2026
“Premierë”, Minxhozi: Rama, i pari politikan i nivelit të lartë që nuk e ka ndërruar fjalimin në Athinë

Me kap prajmin!

July 28, 2026
Flamingot-pjesa e dytë: Si po konturohet partia e revolucionit

Flamingot-pjesa e dytë: Si po konturohet partia e revolucionit

July 28, 2026
Policia italiane zbulon “fabrikën” e kokainës, tre shqiptarë në pranga, mes tyre një grua

Policia italiane zbulon “fabrikën” e kokainës, tre shqiptarë në pranga, mes tyre një grua

July 28, 2026
Dyshohet se financonte një nga bandat më të fuqishme kriminale të vendit, arrestohet ish-kryebashkiaku në Ekuador

Dyshohet se financonte një nga bandat më të fuqishme kriminale të vendit, arrestohet ish-kryebashkiaku në Ekuador

July 28, 2026
Aksident i dyfishtë në Fier/ Mjeti me targa italiane përfundon në kanal, shkak parakalimi i gabuar

Aksident i dyfishtë në Fier/ Mjeti me targa italiane përfundon në kanal, shkak parakalimi i gabuar

July 28, 2026
“Epsteini” ynë

Agroni të shpjegojë pse ia futi vrapit

July 28, 2026
“Vuaj nga kleptomania akute”, Balla ironizon Shehajn me video të krijuar nga Inteligjenca Artificiale

“Vuaj nga kleptomania akute”, Balla ironizon Shehajn me video të krijuar nga Inteligjenca Artificiale

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com