• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skandali me ish universitetin ‘Kristal’, si u falsifikuan regjistrat që ndodhen në Ministrinë e Arsimit

by Java News
06/03/2018 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-pronari i Universitetit Kristal është vënë në pranga nga policia mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Ahmet Muça akuzohet për shitje të diplomave dhe mësohet se është arrestuar pas një hetimi 2 mujor të Prokurorisë.

Sipas prokurorisë, edhe pse Universiteti Kristal kishte mbi tre vjet që ishte mbyllur, Muça shpërndante sërish diploma të rregullta, me data që përkonin me kohën kur universiteti ishte i hapur. Por si ka funksionuar skema e re e mashtrimit me shitjen e diplomave? Informacionet që Klan Plus ka siguruar, hedhin hije skandali edhe ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit. Pas mbylljes së Universitetit Kristal dhe universiteteve të tjera private që u konsideruan nga qeveria jashtë kritereve, dokumentacioni u depozitua i gjithi në Ministrinë e Arsimit.

Ndërkohë, diplomat e shitura nga ish-pronari i Kristalit, ishin të rregullta nga ana ligjore, pasi figuronin edhe në regjistrin e Amzës. Regjistër që ndodhej ndërkohë në arkivin e Ministrisë së Arsimit. Burime të Klan Plus pohojnë se mashtrimet e Muçës janë bërë në bashkëpunim me njerëz në Ministrinë e Arsimit, që kanë ndërhyrë në regjistrat e Amzës, ku në çdo faqe ka patur vende bosh dhe në këtë mënyrë janë shtuar emra në mënyrë fiktive, sikur janë diplomuar në kohën kur universiteti ishte aktiv. Ndryshimi ishte se këta të diplomuar, nuk ishin të regjistruar në regjistrat e frekuentimit të procesit mësimor. Megjithatë deri tani nën hetime janë vënë vetëm Muça dhe një sekser i tij që siguronte klinetët.
Universiteti Kristal ishte në qendër të akuzave të vetë kryeministrit Rama, që e etiketoi atë si etalonin e mashtrimit me arsimin e lartë. Pas një kontrolli nga Ministri e Arsimit, në vitin 2014 u hoqën licencat për 18 universitete private e publike. Mes këtyre të fundit ishte edhe Universiteti “Kristal”. Mes të diplomuarve fiktivw, në atë kohë u zbulua edhe djali i ishdrejtuesit të Lega Nord në Itali, Umberto Bossi. Renzo Bossi ishte diplomuar në këtë universitetet pa qenë asnjëherë në Shqipëri. Diploma mbante datën 8 Tetor 2010 dhe në të ishtë shënuar se Bossi kishte ndjekur sistemin 3-vjeçar për Menaxhim Biznesi, pranë fakultetit të Administrim Biznesit të Universitetit “Kristal”./klanplus

Next Post
Fotografia e Bashës në Uashington u financua nga rusët, lobistët e tij në SHBA në telashe me drejtësinë

Fotografia e Bashës në Uashington u financua nga rusët, lobistët e tij në SHBA në telashe me drejtësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
Rama për “The Financial Times”: NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dalë nga kjo çmenduri e pafund…!

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes

July 28, 2026
Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com