• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim, gishtin duhet ta drejtosh nga vetja!

by Altin Ketro
26/10/2018 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro

Shpeshherë, në analizën e argumenteve pse Lulzim Basha është një humbës përsëritës, përmendet si fakt mosqenia e tij si lider i besueshëm në sytë e popullit. Kjo, jo vetëm për shkak të fjalorit të varfër, ku fyelli i tij politik ka vetëm një vrimë, po sidomos për shkak të rekordeve të tija tejet fajësuese të cilat i pamundësojnë të drejtën për të qenë Moralist i Klasit të Parë.

Në argumentin tim do të më duhet t’i lë mënjanë shumë aspekte që kanë ndjekur jetën politike të tij, të cilat janë thënë aq shumë herë saqë tashmë duken të zhvlerësuara. Natyrisht, të lësh mënjanë faktin se kur ai akuzon Edi Ramën për krime dhe vetë mban mbi shpinë një krim monstruoz si ai i 21 janarit; kur akuzon Edi Ramën për korrupsion dhe vetë mban mbi shpinë aferën e Rrugës së Kombit; kur akuzon Edi Ramën për tradhti kombëtare dhe vetë mban mbi shpinë nënshkrimin e faljes së ujërave territorialë, sigurisht qe revoltohesh.

Por, unë do i jap ngasje një qasje tjetër, meqë ditët e fundit ai iu rikthye sërish aspektit të zgjedhjeve duke akuzuar drejtpërdrejt Edi Ramën si arkitekt i manipulimit dhe vjedhjes së votave.

Padyshim, që një dështak zgjedhor si Lulzim Basha, do ta gjejë një fije bari ku të mbahet nga mbytja që ka pësuar në seritë zgjedhore. Dhe, gjëja më e lehtë është të akuzosh kundërshtarin se të ka manipuluar votat. Ama, kur del dhe e thua botërisht këtë, minimalisht duhet të kesh moralin e lartë personal që t’i je shëmbëlltyrë e një procesi model e të ndershëm zgjedhor.

Nuk po shkoj aq larg në kohë sa t’i kujtoj përballjen e tij me të ndjerin Olldashi për marrjen e drejtimit të PD-së. Atëherë ishte ende në lojë Berisha dhe po ia falim organizimin e zgjedhjeve me fletë votimi me numër rendor, meqë ai ishte thjesht kandidat për kryetar, ndonëse i mbështetur fuqishëm dhe i avantazhuar në çdo asket prej kryetarit në ikje.

Unë po afrohem në kohë dhe po vij, këtu e 15 muaj më parë, më 22 korrikun e vitit 2017, ku Lulzim Basha u rimandatua sërish në drejtim të PD-së. Zgjedhjet brendapërbrenda formacioneve politike janë testi i parë se si do të jetë modeli i zgjedhjeve kur ato të jenë në drejtim të punëve të vendit.

E pra, zgjedhjet e datës 22 korrik për kryetar të PD-së, ia heqin plotësisht të drejtën e moralistit Lulzim Bashës dhe i shtohen arsyeve të lartpërmendura se përse ai është i pabesueshëm dhe s’ka pikën e moralit për të bërë moral mbi këtë temë.

Për ata që e kanë harruar, Lulzim Basha ka ardhur në krye të PD-së përmes një procesi manipulativ. Dhe, për këtë, ka prova. Natyrisht, kjo gjë u dokumentua vetëm në tri njësi zgjedhore, Korçë, Maliq e Vlorë, por të mjaftueshme për ta konsideruar atë si fenomen masiv.

Falë një investigimi të portalit “CityNews.al”, u arrit të provohej edhe me video se, së paku, në Korçë, Maliq apo Vlorë, manipulimi i votave ishte i dukshëm. Manipulim që nis qysh nga fakti i se vetëm 1 muaj nga humbja në zgjedhje, çuditërisht në votimin për kryetar të PD-së kishte dyfish më shumë pjesëmarrës se sa në ato parlamentare; faktin se ky portal kishte arritur të numëronte edhe pjesëmarrësit nga mëngjesi deri pasdite dhe nga përllogaritjet e shifrave që jepte PD-ja rezultonte se mesatarisht çdo 1 minutë aty të kishte votuar një anëtar, në ndërkohë që kishte me orë të tëra që në sallë nuk hynte askush; nga fakti se një person votonte më shumë se një herë dhe kjo për anëtarët e komisionit zgjedhor nuk përbënte asnjë problem.

Thënë të gjitha këto (që janë një pjesë e zullumeve), është e habitshme se si Lulzim Basha ka sy e faqe e del në ekran duke drejtuar gishtin nga kundërshtari për manipulim procesesh zgjedhore. A mos vallë, Lulzim, ka ardhur koha ta drejtosh fillimisht gishtin nga vetja?

Next Post
Horoskopi ditor, e Enjte 11 Tetor 2018

Horoskopi i fundjavës! Surprizojnë yjet, ja shenjat më me fat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Çmimet në Gjermani që habisin shqiptarët: Qumësht, makarona e djathë nën 1 euro

VIDEO/ Çmimet në Gjermani që habisin shqiptarët: Qumësht, makarona e djathë nën 1 euro

September 15, 2026
Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat

Drejtësia, si flamur i flamingove?

September 15, 2026
Kur bëhet regjistrimi/ Universitetet publikojnë listat e fituesve: Ja ku mund t’i shikoni përgjigjet

Arkitektura dhe urbanistika më të kërkuarat, plotësohen 70% e kuotave në Universitetin Politeknik

September 15, 2026
“Dënimi shkund themelet e Kosovës”, UÇK ‘zbarkon’ në Hagë: Besojmë në lirimin e komandantëve

“Dënimi shkund themelet e Kosovës”, UÇK ‘zbarkon’ në Hagë: Besojmë në lirimin e komandantëve

September 15, 2026
GJL prish vendimin e Apelit, kthehet për rigjykim dosja e atentatit me snajper në burg

GJL prish vendimin e Apelit, kthehet për rigjykim dosja e atentatit me snajper në burg

September 15, 2026
SHBA thirrje Evropës dhe Kanadasë: Merrni përgjegjësinë për mbrojtjen konvencionale

SHBA thirrje Evropës dhe Kanadasë: Merrni përgjegjësinë për mbrojtjen konvencionale

September 15, 2026
I njohur për arratisjet spektakolare/ Si arriti Alket Rizai të merrte 16 leje nga burgu grek?

I njohur për arratisjet spektakolare/ Si arriti Alket Rizai të merrte 16 leje nga burgu grek?

September 15, 2026
Procesi ndaj Thaçit në Hagë, ambasadori kroat: Të shikohet në kuadrin juridik

Procesi ndaj Thaçit në Hagë, ambasadori kroat: Të shikohet në kuadrin juridik

September 15, 2026
Tensionet Tiranë-Prishtinë, Ahmeti zbulon përpjekjet me Ramën për të dalë nga kriza me Kurtin

Demokracia, kujtesë për vlerën e lirisë

September 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është përndjekja politike ndaj Erion Veliajt

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com