• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim e humbe shansin, nuk mësove të luash “shah” në politikë

by Artur Ajazi
16/10/2020 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duket sikur i ka hipur “samarit” së prapthi, dhe po kërkon me domosdoshmëri të mbetet faktor dhe  i “përzgjedhuri” i shqiptarëve në zgjedhjet e reja parlamentare, me idenë  se “boll më, u bënë 8 vjet pa vjedhur”. Asgjë të re nuk thotë, asgjë që do të mund ti “zgjonte” shqiptarët, asgjë që do të mund të “shkundte” organet e drejtësisë, por veç ankohet dhe akuzon. Lulzim, ti hyre në politikë rastësisht, dhe askush më shumë se ti, nuk e kishte të nevojshme të mësonte pak “shah” meqenëse ishte më pranë Doktorit. Kushdo që e luan shahun, sportin popullor më inteligjent, thotë se duhet paraprakisht të lexosh ca teori,  dhe të mësosh 7 rregullat e arta të asaj loje. Por ti Lulzim, as e mësove “shah”-un si sport më vehte në politikë, dhe as nuk po e kupton, se si  Edi Rama me daljet  e tua publike,  po e thellon fitoren e 25 Prillit 2021. E humbe  shansin të mësoje pak “shah” Lulzim, për të kuptuar realitetin, për tu thelluar më shumë në prezantimin dhe hartimin e “programit të qeverisjes tënde” e cila më tepër ngjet me ato të Doktorit në 2005 kur kishte përballë Nanon. Prej 7 vite e gjysëm, Lulzim Basha e ka lënë taborrin e tij, të ecë lirshëm në rrugën drejt marrëzisë. Kritikëve që nuk kanë qenë të paktë në Partinë Demokratike në këto 7 vite e gjysëm, ai i ka mbivendosur “programin” e tij skandaloz,pa shpalosur asnjë  alternativë qeverisëse, pa prezantuar asnjë program ekonomik konkret, ndërkohë që Edi Rama, ka gati platformën e re politike, e cila ka për qëllim themelimin e demokracisë nëpërmjet reformimit institucional dhe kushtetues.Diskursi i ri politik i Lulzim Bashës,tashmë e ka përcaktuar rezultatin elektoral të zgjedhjeve të 25 prillit, duke e patur të sigurtë humbjen. Kjo për faktin, sepse artikulimi negativ ndaj problemeve dhe krizës, ka bërë të mundur që për herë të parë, opozita të marrë jo vetëm heshtjen por edhe braktisjen nga shqiptarët, të cilët i janë bashkuar më fort Edi Ramës në rrugëtimin e tij progresist, i cili jo vetëm po mobilizon qytetarët rreth  alternativës qeverisëse për mandatin e tretë, por po diskretidon  artikulimet  boshe  të  kryetarit të demokratëve. Si nuk mësove pak “shah” në politikë Lulzim, por u kape fort pas gjërave të vogla, prej të cilave duhet thënë se nuk “dole” keq. Të paktën shtove pasurinë,  ama  e bëre partinë  dhe opozitën “lesh e li”. Por e veçanta e kryetarit të Partisë Demokratike qëndron edhe në faktin se, edhe pse në opozitë, edhe pse nuk ka  asnjë program politik apo financiar, ka nisur një fushatë shfrenuese manipulimi,  që tregon se për pushtetin e tij Lulzimi është i gatshëm të futet drejt çdo aventure shkatërrimtare. Ai ka ndërtuar një strategji politike boshe, duke dashur të bëjë fushatë mbi  akuza dhe denoncime qesharake, por edhe duke krijiar tashmë luftën e brëndshme në PD. E humbe shansin Lul, e humbe, nuk mësove pak “shah” në politikë,  të paktën sa të “haje mbretin”, por mbete  thjesht spektator në  oborrin e SHQUP-it.

 

Next Post
Kosova drejt kolapsit, vetëm 130 shtretër të lirë për pacientët me COVID-19

Rriten shifrat në Kosovë: 104 raste të reja dhe dy viktima nga koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Mars 2026

March 18, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Protestat i shërbejnë vetëm Berishës”, Shehi: Kush pret kryetar tjetër në PD, është budalla!

March 18, 2026
Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

March 18, 2026
“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

March 18, 2026
Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, Izraeli: Kemi vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, Izraeli: Kemi vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

March 18, 2026
“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

March 18, 2026
Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

March 18, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Rezoluta për Iranin, Zogaj: Shqipëria duhet të ruajë orientimin perëndimor mes krizave globale

March 18, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të dosjes Meta, avokati: Mua më dalin bastet!

March 18, 2026
Meloni dekret emergjent për azilkërkuesit, në krah i del edhe Elon Musk

SPECIALE / Basti i madh i Melonit: Reforma për sistemin e drejtësisë!

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In