• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim Bashën e dorëhoqën! Ishte një shkarkim, i paraqitur si dorëheqje

by Artan Fuga
21/03/2022 21:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga

1.Nuk ishte dorëheqje, ishte një shkarkim e paraqitur si dorëheqje. Kjo është e vërteta. Një herë ajo që thuhet dhe ajo që bën mund të përputhen. Deputetët, anëtarët e kryesisë ja kërkuan zotit Lulzim Basha dorëheqjen duke e vendosur me shpatulla pas murit. Ishte shkarkim. Cfarë do të bënte? Deputetët nuk i bindeshin. Nënkryetarët i lanë pendët. Militantët e lagur me gaz nuk e njihnin më për kryetar. Zgjedhjet në gjashtë bashkitë e degraduan partinë edhe më keq. Ishte shkarkim. Me pamjen e dorëheqjes!

2.Ishte një dështim i plotë. Pse? Sepse partia demokratike e përsëris pa fund herë prej vitesh ka nevojë të demokratizohet! Ishte e qartë, e thënë miqësisht: Ose demokratizim ose shkuarje drejt fikjes. Ish kryetari ikën, kurse militantët, elektorati, opozita, Shqipëria mbetën, nuk kanë ku ikin, nuk vetëshkarkohen dot, nuk dorëhiqen sepse nuk kanë se ku të tërhiqen. Kryetari që e dorëhoqën i la të gjitha në pikën më të ulët, në kaos.

3.Nuk është vetëm ai fajtori, bashkë me të janë të gjithë ata që e mbështetën në një rrugë pa krye sikurse ishte ajo e rrëshkitjes në një greminë autoritarizmi në vend të demokratizimit të partisë. Janë përgjegjës me të dhe të dështuar deputetët, drejtuesit qendrorë dhe lokalë që ï vajtën pas një projekti krejt të dështuar, disa prej tyre me fodullëk, me budallallëk dhe thjesht për interesa të vockla karrigore.

4.Zoti Lulzim Basha iku, ose e ikën, por problemet mbeten. Grupi i tij që pretendon vulën dhe logon e ish partisë demokratike është në kaos. Askush nuk i del më për zot asaj që e quanin parti demokratike mbyllur me dryna brenda bunkerit të shqupit. 8 janari ishte një gafë që historia e Shqipërisë do ta kujtojë me turp. Drejtuesin e ikën, e dorëhoqën, por askush nga ndjekësit nuk merr iniciativën të thotë : Me zgjidhni mua përkohësisht! Shtyrja e zgjedhjes së kryetarit të tyre deri në 2023 është vazhdim i rrugës së katastrofës!

5.Rezoluta që u lexua pasi e dorëhoqën Kryetarin ishte për të ardhur keq! Bashkim fjalësh pa thënë asgjë! Ata që ikën me Foltoren e bënë se nuk ishin dakord me përjashtimin e z. Sali Berisha. Rezoluta i thërret : Hajde bashkohuni duke hequr Sali Berishën! Grupi parlamentar i ish PD në Kuvend në prag të shpërbërjes.

6.10 vjet të ikura kot për Shqipërinë. Pasojat do të ndihen në 100 vjet! Ishte boshllik në momentin më të rëndësishëm të historisë të Shqipërisë në gjysmën e parë të shekullit 21.

7.Jemi kthyer në datën 8 shtator, ose në vitin 2013.

Vite me politikë që na hap dhe nuk na zgjidh problemet na presin! Thuhet se nesër do të rritet dhe çmimi i një litri karburant!

Next Post
Dorëheqja e Bashës/ Kryemadhi: E pritshme! Ja cila do ishte zgjidhja për situatën brenda PD-së

Dorëheqja e Bashës/ Kryemadhi: E pritshme! Ja cila do ishte zgjidhja për situatën brenda PD-së

Comments 1

  1. ppa says:
    5 years ago

    Ia vlen te lexohet ky idioti akademik?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

October 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Tetor 2026

October 6, 2026
Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

October 6, 2026
Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

October 6, 2026
Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

October 6, 2026
Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

October 6, 2026
Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

October 6, 2026
Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com