• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Lulzim Basha, viktima perfekte e dhunës që do të cënojë zgjedhjet

by Lorenc Vangjeli
16/03/2021 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Do të bëhet edhe më keq! Do të ketë edhe më shumë ankth e tmerr në fushatën elektorale, më shumë ndeshje dhe më pak dialog, më shumë muskuj e më pak mend, më shumë klithma dhe më pak argument. Skenat e dhunshme në selinë e FRD-së, nuk ishin as betejë për demokracinë që cungohej duke cënuar një grupim periferik politik dhe as betejë për rikthimin e ligjshmërisë duke rimarë bashkia godinën. Në Elbasan, në Ditën e Verës nuk pati përplasje ekonomistësh, fjala vjen, që ndesheshin me stilolapsa për epërsinë reciproke të taksës progresive mbi taksën e sheshtë dhe anasjelltas. Ata ishin militantë që e dinë mirë se ngjyra politike në qeverisje shpërblen tifozët reciprokë politikë. Këto ngjarje nuk janë janë dy histori të veçuara dhe dy shpërthime sporadike tensioni. Ato janë prologu që dëshmon se situata do të perceptojë shumë më keq dhe se dhuna, egërsia e deri edhe përplasja fizike, do të jenë personazhe të kësaj fushate zgjedhore shumë më shumë se fushatat pararendëse. Kjo është klima që reflekton nerva të tendosura, por nervat janë këshilltari më i keq në politikë. Kushdo që dëshiron të dëgjohet larg, duhet të flasë me zë të ulët. Të vërtetat bërtasin vetë, por kush bërtet, si rregull, humbet edhe të vërtetën e tij. Ose së paku, në rastin më të mirë, ajo i refuzohet sepse nuk i dëgjohet.

Polarizimi i thellë i shoqërisë është një llogore që i intereson kryesisht qeverisë. Ai kompaktëson militantët, kufizon me gardh fetat tradicionale të elektoratit, por mban larg votuesin e ri dhe votuesin racional, demotivon totalisht të pavendosurit, të cilët mund të krijojnë pikën kritike për të përmbysur balancat. Sa më pak shqiptarë në votime, aq më shumë shanse ka qeveria. Sa më shumë indiferentë, aq më tepër do të mbetet në fatin e saj të paqartë opozita. E cila duke i fryrë daulleve të betejave të përditshme të forcës, rrezikon në mënyrë matematike betejen finale në kutinë e votimit.

Eshtë e vështirë të kuptohet se pse Basha dhe këshilltarët e tij nuk arrijnë ta kuptojnë këtë të vërtetë aksiomatike. Në emër të interesit të tij dhe nëse do të ishte vërtet njeri i lirë në zgjedhjet që bën, Basha ndoshta do të duhej të bënte gjest force deri edhe kundër aleatit të tij kundërshtar Ilir Meta. Do të duhej detyrimisht që të garantonte bashkëpunimin me të, së paku fronte të ndryshme me të, por me përdorim armësh të njëjta. Por kjo do të ndodhte me kushtin e vetëm nëse mes tyre do të kishte besim reciprok dhe nëse ndryshe nga sa duket në publik, mes tyre nuk do të zhvillohej ndeshja klasike mes atij që ruan me dhëmbë atë që ka krijuar vetë dhe atij që luan me dhëmbë me atë që i kanë dhuruar të tjerët.

Lulzim Basha është viktima perfekte dhe e vetme e dhunës elektorale. Atij i nevojitet të jetë zjarrfikës dhe jo lojtar me zjarrin, të shmangë dhunën dhe jo ta frymëzojë atë. Dhuna i garanton atij vetëm një fitore që nuk i hyn në xhep: alibinë për humbjen, ndërkohë që në xhepin tjetër ka një fitore të sigurt! Për të fitore është rikthimi i opozitës në institucione dhe rithemelimi i opozitës si institucion. Atëherë mund të ketë edhe mundësinë e rrallë për t’u larguar si njeri i lirë nga politika që i dha gjithçka dhe për t’u përmendur si një humbës i ndershëm politik.

Për dikë që vjen nga jashtë dhe që nuk e njeh filozofinë e mullirit elektoral shqiptar, është shumë e lehtë që të kuptojë se diferencat programore mes palëve janë minimale. Ato nuk shpjegojnë dhe nuk sugjerojnë asnjë shpjegim racional sepse ka kaq nervozizëm mes palëve. Polarizimi ekstrem nuk ka të bëjë me diferencat politike mes palëve, por me diferencën e jashtëzakonshme mes të qenit në pozitë apo në opozitë. Ky është ndryshimi kryesor mes palëve. Kjo është dëshmia se pse në emër të pushtetit, armiq të egër si Berisha e Meta apo Meta e Rama, arritën të bëhen bashkë dje dhe kjo është arsyeja sepse, armiq të rinj si Rama e Basha, mund të bëhen bashkë nesër. Pjesa tjetër është një gënjeshtër e madhe, aq shumë e përsëritur, sa me gjasë e besojnë edhe vetë gënjeshtarët kronikë të Tiranës.

Po të ishte vetëm për faktorët lokalë, mund të parashikohet me mundësi matematike që 25 prilli do të prodhojë zgjedhje të prishura. Faktori ndërkombëtar ndërhyri dy herë, në mënyrë gati brutale në politikën vendase duke e shpëtuar atë nga kaosi dhe kriza e thellë. Zgjedhja e tyre mes stabilitetit dhe standarteve të demokracisë, bëri që ata të zgjidhnin një Shqipëri stabël atëherë kur standartet u cënuan nga djegia e mandateve dhe bojktoti i zgjedhjeve lokale. Kësaj here do të jetë sërish e treta e vërteta, në mënyrë që në kohën që trupat e NATO-s që kanë paralajmëruar marshim në Shqipëri në javën e fundit të prillit, të mos ndeshen me turma të zemëruara që bërtasin avazin e vjetër me Ik e Hajde të drejtuesve politikë në vend. Sytë e stabilitetit nuk dallojnë diferencë mes thinjave të mjekrës së Ramës dhe flokëve edhe pa thinja moshe të Bashës, kurse dhuna po! Ajo do të njohë Bashën si viktimën perfekte të një loje që ai nuk mundi ta luajë dot.

Next Post
ILD kërkon shkarkimin e prokurorit të Krujës Bujar Memia: Ka shkelje në 4 procese gjyqësore

ILD kërkon shkarkimin e prokurorit të Krujës Bujar Memia: Ka shkelje në 4 procese gjyqësore

Comments 1

  1. ppa says:
    5 years ago

    Sakte! Edhe analisti M. Nano i trembet dhunes dhe mosnjohjes se zgjedhjeve.

    Reply

Leave a Reply to ppa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In