• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Lulzim Basha, vetëm një çikë shtatzanë…

by
19/06/2015 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Që klima parazgjedhore në Shqipëri sot e gjithëherët e tjera ka qenë “shtatzanë” me ankth e tension, kjo nuk është gjë e re. Që pushteti i ri ka premtuar se më shumë se votën, e ka hallin tek standartet e zgjedhjeve, kjo është një tjetër gjë që do të verifikohet. Që opozita, si kjo e sotmja, si ajo e djeshmja, ndonëse ankoheshin, i kishin sytë tek deformimet e standarteve zgjedhore që mund t’u shërbenin në çdo rast si alibi e mundshme për çdo lloj rezultati zgjedhor, edhe kjo është pjesë e traditës dhe klimës gjithmonë mosbesuese politike në vend. Që dy palët në garë, gjithmonë i kanë pasur sytë tek një palë e tretë si arbitër, që fituesi kurrë nuk ka menduar për humbësin dhe humbësi kurrë nuk e ka pranuar humbjen, edhe kjo është një histori e përsëritur. Eshtë një histori pa asnjë detaj të ri. Ka vetëm një detaj dramatik që ka ndodhur vetëm njëherë në Shqipëri: bojkoti i zgjedhjeve. Ka ndodhur vetëm në vitin e largët 1996, kur socialistët dhe gjithë opozita larguan komisionerët pak para mbylljes së procesit të votimit. Ka sinjale serioze që plot 19 vjet më pas, në krejt të tjera rrethana, me krejt të tjerë personazhe dhe për krejt të tjera arsye, demokratët do të bëjnë të njëjtën gjë.

Dhe sa më shumë mohohet diçka, aq më shumë ka gjasë të ndodhë. Sidomos në politikën shqiptare. Vetëm të enjten, dy herë rresht, Lulzim Basha ka refuzuar fort idenë se PD mund të bojkotojë zgjedhjet lokale që janë në prag. Por brenda mohimit të tij ai ka bërë edhe një pohim tronditës. Ka pohuar tërësisht të kundërtën, bojkotin. Së paku në një bashki e ka garantuar një gjë të tillë. Kryetari i PD-së Lulzim Basha paralajmëroi se së paku në Kurbin nuk do të ketë zgjedhje. Fakti që PD-ja nuk është lejuar as nga KQZ-ja dhe as nga Kolegji Zgjedhor të paraqesë kandidatin e saj mbasi i pari i firmosur nga opozita dha dorëheqjen, e bëri Bashën të pohojë se zgjedhjet në Kurbin nuk do të zhvillohen në datën 21 qershor. “U bëj thirrje qytetarëve të Kurbinit të mos trishtohen. Këtë të diel nuk do të ketë garë, por ajo do të zhvillohet njëherë tjetër kur opozita të ketë kandidatin e saj”, i tha ai publikut nga studioja e Blendi Fevziut.

Dhe për më shumë, ai paralajmëroi se do të ketë probleme të forta edhe në dy qytete të tjerë. Problemet dhe tensioni paralajmërohet të ndodhë në Durrës dhe në Kavajë, ku sipas opozitës janë shtuar disa qindra votues fiktivë në zgjedhje. “Unë u kam dhënë udhëzim komisionerëve tanë që të mos i lejojnë këta persona që të votojnë”, tha Basha, por pa treguar sesi do të ndodhte kjo. Sepse ka vetëm një mënyrë që të mos lejosh dikë, me emrin në listë, që të votojë: përdorim i “forcës” duke ndërprerë procesin e votimit.

Më së paku, ky udhëzim nga Tirana për Durrësin dhe Kavajën, parathotë dhe parashpjegon se procesi i votimit në këto dy bashki do të ketë të gjitha shanset që të kompromentohet. Dhe nga shkalla e kompromentimit, varet edhe reagimi i komisionerëve të udhëzuar nga Tirana që të mos lejojnë votues të caktuar të ushtrojnë vullnetin e tyre. Domethënë, ata votues që opozita dhe jo vetëm ajo, i konsideron fiktivë dhe të shtuar ilegalisht në lista.

Sipas kësaj logjike, edhe Rama e Meta do të duhet të bëjnë të njëjtën gjë në bashkinë e Vorës, kur është provuar se mbi 600 vetë kanë hyrë gjithashtu ilegalisht në lista, të shënuar në to si desantë nga Tirana e gjetkë. Me dhe pa dëshirën e tyre.

E megjithatë, Basha këmbëngul: të gjithë në votime, opozita nuk bojkoton! Domethënë, nuk e bën një gjë të tillë në të gjitha bashkitë e vendit. Por tek njëra, në Kurbin, po! Me njëherë nuk quhet, thotë një premtim i vjetër. Me gjasë, edhe në dy raste të tjerë, në Durrës dhe Kavajë, PD mund të tërhiqet nga votimet nëse komisionerët e palës tjetër insistojnë të lejohet të votojë gjithkush që e ka emrin në listë. Nuk quhet as me tre herë, siç thotë sërish ai premtimi i vjetër. Por ka dhe më shumë: Me sa duket nga raportimet e medias, edhe në Kamzë ka tension dhe mund të gjenerohet edhe më tej tension. Dhe nëse situata përshkallëzohet me ritmin që ka nisur të ngjisë shkallët tensioni, atëherë kjo do të jetë bashkia e katër problematike.

Por bojkot të zgjedhjeve nuk ka, insistohet sërish. Nuk është askush nga opozita plotësisht shtatzanë me këtë ide. Eshtë vetëm pak, fare pak shtatzanë. Tre-katër bashki në 61 që janë gjithsej janë pak që të quhet se dikush është pak shtatzanë në Tiranë.

Next Post

Bojaxhi: E ardhmja ju takon atyre që guxojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In