• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim Basha, prej 13 qershorit flamurtar i destabilizimit

by Pajtim Bello
04/06/2021 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pajtim Bello

Z.Basha në takimet me demokratët ka thënë me gojën plot:”….jo bashkëpunimin…., por rrëzimin një orë e më parë….”, “..ka vetëm një rrugë, ajo e mobilizimit masiv popullor”, “të mos lemë asnjë minutë paqe, asnjë minutë oksigjen për këtë regjim”. Në këto shprehje sintetizohet premtimi dhe rruga që do të ndjeki Basha si Kryetar i PD, nëse Ai rikonfirmohet nga zgjedhjet fasadë në 13 Qershor. Ai shfaqet pa maskë: kush është, në ç’formacion është rrjeshtuar, krah kujt lufton dhe kundër kujt lufton.

Lulzim Basha konfirmoi se nga një fishek në vezmen e Sali Berishës deri sot, do të jetë Kryekomandant nesër e në vijim. Premton vazhdimësi të vijës së ashpër te Sali Berishës deri në vdekje. Pas 13 Qershorit goja e PD-istëve në vend të artikulojë fjalë, do të bluajë gurë. PD në vend të arsyetimeve do të ofrojë bombat molotov. Partia Demokratike, duke refuzuar dorën e mazhorancës, të shtrirë për bashkëpunim, do të kthehet në acarin e dimrit të gjatë ‘demokrat’.

Si forcë politike nuk do të ofrojë asgjë të re. Tension e bllokim në Parlament. Dhunë e destabilizim në rrugë e në sheshe. Nën parrullën “Na i jepni fitoren, ani pse nuk na takon!..” demokratët do të rraskapiten nëpër sheshe e rrugë, herë qetësisht e më shumë dhunshëm, duke kërkuar zgjidhje të një ekuacioni pa rënjë!..

Sakrificë e madhe për këta njerëz, do të enden pa orientim duke luftuar me mullinjtë e erës si edhe shumë herë të tjera!.. Me sa duket në PD ka një kontigjent të pandreqshëm që bën ligjin dhe e tërheq zvarrë antarësinë e PD në rrugët dishezë me pluhur e baltë. Gjithë kjo sipërmarrje nuk bëhet kot së koti, e ka një qëllim; madje shumë djallëzor dhe antishqiptar: “Strategjia e situatës së tensionuar dhe destabilizuese bëhet për të treguar se zotër të Shqipërisë janë ata dhe vetëm ata.

Në Shqipëri ka vend nderi për ata dhe për miqtë e tyre. Shqipëtarët e tjerë do të mbeten qytetarë të dorës së dytë, mbushës topi kur i thonë… Nën mbretërimin e tyre Shqipëria do të mbetet jashtë dyerve të Europës dhe SHBA do t’iu kërkohet ti ‘mbajnë duart larg’ nga Shqipëria!..”. Në serialet që do të luhen pas 13 Qershorit 2021 do të ketë një ndryshim esencial. Lulzim Basha do të ketë fituar besimin dhe do të ketë marrë bekimin e Kupolës për të qenë Prijsi i Ri i PD dhe turmave. Ai do të jetë falmurtari i destabilizimit të Shqipërisë.

Si asnjëherë deri sot, Antarësia e PD ka në dorë shansin historik që të jo vetmë të shpëtojë PD nga kjo aventurë e rrezikshmë dhe e dhimbshme por edhe Shqipërisë e shqiptarëve t’jua ‘kursejë’ këto seriale mundimesh. Mos ta votojë Lulzim Bashën për kryetar ose në mënyrë demostrative të bojkotojë zgjedhjet farsë të 13 Qershorit. Përndryshe PD do të hyjë më thellë në tunelin e mos kthimit, tunel ky që nuk ka as dalje dhe pashmangësisht të ofron përplasje fatale…

Next Post
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një person në lokal

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një person në lokal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA akuzon zyrtarin iranian për komplot në tentativën për të vrarë John Boltonin: Ja sa kanë paguar

Bolton: Irani po përpiqet të vendosë hegjemoninë mbi Ngushticën e Hormuzit

August 5, 2026
Ministria e Drejtësisë përcjell në Francë kërkesën zyrtare për ekstradimin e Ermal Beqirit

Ministria e Drejtësisë përcjell në Francë kërkesën zyrtare për ekstradimin e Ermal Beqirit

August 5, 2026
Raketa Smart Dragon-3 lëshon me sukses 2 satelitë nga deti

Raketa Smart Dragon-3 lëshon me sukses 2 satelitë nga deti

August 5, 2026
Për herë të parë që nga 2022, BSH ul normën bazë të interesit në 3%, ja çfarë ndodh me kreditë

Gent Sejko: Ekonomia shqiptare mbetet në trajektore pozitive, inflacioni pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë

August 5, 2026
Ishte duke transmetuar LIVE, influencuesi Cesar Gastelum vritet me armë në Meksikë (VIDEO)

Ishte duke transmetuar LIVE, influencuesi Cesar Gastelum vritet me armë në Meksikë (VIDEO)

August 5, 2026
Rregulla të ashpëra për maturën 2020, nga 1 vit ”stazh” në ndjekje penale për kopjacët

Rihapen aplikimet për formularët A1 dhe A1Z, procesi online më 6 Gusht

August 5, 2026
Haradinaj: 5, 12 dhe 19 prilli, datat e mundshme për zgjedhjet e reja

LDK do Presidencën, jo Kryeministrinë, Hardinaj kundër Kurtit: E do pushtetin të gjithin për vete

August 5, 2026
Kreu i një kompanie ruse të dronëve plagoset rëndë në atentat me bombë në makinë

Kreu i një kompanie ruse të dronëve plagoset rëndë në atentat me bombë në makinë

August 5, 2026
Festat e fundvitit, mbi 6300 qytetarë kanë hyrë nga Kapshtica në vendin tonë

Shtohet qarkullimi me vendet fqinje, Kapshtica dhe Qafë Thana përballojnë rritjen e lëvizjeve

August 5, 2026
Fitorja e kandidatit Abdul El-Sayed në Michigan rihap debatin për ndikimin e lobit pro-izraelit në SHBA

Fitorja e kandidatit Abdul El-Sayed në Michigan rihap debatin për ndikimin e lobit pro-izraelit në SHBA

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com