• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim Basha, ose “Tigri prej letre”

by Ilir Yzeiri
15/01/2021 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Pasi e ndoqa pjesë –pjesë shfaqjen e Lulëzim Bashës në TV Klan te emisioni i Fevziut «Opinion», me qenë se po merrem këto kohë me një studim për shprehjet frazeologjike të shqipes, më ngjau se Lulëzim Bashës, me atë që tregoi mbrëmë, i shkon shprehja si «Gjeli në majë të plehut». Ndoshta tingëllon pak ofensive, por, në këtë rast, e kam fjalën për figurën dhe rolin që luan qytetari Lulëzim Basha kur vesh kostumin e udhëheqësit të PD-së dhe kur u paraqitet shqiptarëve si kryeministri i ardhshëm i tyre. Mua personalisht më ngjan se deri tani ai po ligjëron dhe po performon si «Gjeli majë plehut».

Mirëpo sot në mëngjes lexova te «Peizazhet e fjalës» një studim brilant të Ardian Vehbiut mbi një klishe historike të ligjërimit në vitet ’60 ku ai analizon shprehjet e përdorura nga Enver Hoxha në luftë verbale me Hrushovin që u kthyen në klishe, si : « edhe bar do hamë e nuk nënshtrohemi » apo « u shitët për 30 aspra » , në studimin me titull : « Zanafilla komplekse e një klisheje », botuar sot te Peizazhet, siç e përmenda. Në këtë studim të Vehbiut ndesha dhe një shprehje që e ka përdorur Maoja për të karakterizuar imperializmin amerikan si «tigër prej letre », një shprehje që vjen nga kultura kineze e epokës Ming. Ndaj m’u duke se edhe Basha mbrëmë, disa herë shfaqej si « Gjeli në majë plehut » dhe në disa të tjera si « Tigër prej letre ».

Po le t’i marrim sendet me radhë.

Ligjërimi i Lulëzim Bashës është më i vrafri dhe më i dobti ndër ligjërimet që artikulojnë politikanët te ne. Ai është i rrafshtë, pa ngjyrë dhe mbështetet vetëm në një regjistër : tonaliteti i ngritur dhe vetëm në një stil apo model që është stili akuzues. Basha është një prokuror shëtitës, pa pagesë që e nis paraqitjen e tij dhe shfaqjen në publik duke lexuar pretenca. Si prokuror ai ka përballë një kriminel apo një të pandehur imagjinar dhe i numëron atij krimet që ka kryer, por jo ato që kanë ndodhur dhe ato që ka bërë realisht viktima që Luli vë në shënjestër, por ato që ka bërë personazhi i së keqes që ai ka ndërtuar në përrallën që tregon.

Sipas Lulëzim Bashës Shqipëria është në gjendjen më të keqe, populli shqiptar, sipas tij, është zhytyr në errësirë, në varfëri e në mjerim dhe krimi e korrupsioni po vrasin me mijëra vetë. Vendi është mbulura nga zija e mjerimit dhe nga papunësia. Një grup njerëzish po i hanë shqiptarët të gjallë dhe po i pjekin trupat e tyre nëpër zgafella. Për t’i shpëtuar ata po vjen Lulëzim Basha. Ai ka një program që e ka ndërtuar me njerëzitr më të zotë dhe më të ndritur ndër shqiptarë. Sapo ai të bëhet kryeministër, do të zhduket papunësia, do të zhduket mjerimi, do të vejë në djall korrupsioni, do të kthehen me miliona shqiptarë dhe atdheu ynë i dashur soacialist do të kthehet në një kantier ndërtimi e do të nisin të ndërtohen hekurudha, kombinate, ura e autostrada.

Siç shihet ky lloj ligjërimi është një imitim i pavetëdijshëm i modelit revolucionar komunist dhe natyrisht më i lehti për t’u përdorur nga liderë mediokër dhe të paaftë. Ky lloj ligjërimi, zakonisht, përdorej në format e edukimit në kohën e Partisë së Punës dhe atë e recitonin komunistë të devotshëm sa herë që atyre u kërkohej të merrnin një anagzhim para nënës parti. Lulëzim Basha thotë që unë jam i vetmi politikan që nuk jam rritur e formuar në komunizëm, por ai nuk na tregon dot se ku është formuar. Pikërisht këtë mungesë e ka mbushur modeli komunist i ligjërimit i bartur në PD nga idhulli i tij shpirtëror Sali Berisha. Ky është i vetmi shtrat mbi të cilin ai mund të vendosë artikulimin e tij politik sa herë që shfaqet në publik.

Ligjërimi populist dhe ai totalitar ngrihet i gjithi mbi një realitet virtual. Thelbi i atij ligjërimi është jo trasnparenca, por fshehja, jo rrëfimi i realitetit, por denoncimi dhe vizatimi i një areali të mbushur me të gjitha plagët që kapitalizmi i ka shfaqur në vite. Karakteristikë e ligjërimit të mbështetur mbi modelin enverist të paraqitjes së sendeve është fshehja e së vërtetës nga brenda dhe mbulimi i saj. Tabuja për të përmendur dobësitë dhe gabimet e bën Lulëyim Bashën që kur shfaqet në publik as emrin të mos ia përmendë Jozefina Topallit. Imitimi i pavetëdijshëm që Basha i bën ligjërimit enverist të rrënjosur nga Berisha në trashëgiminë e kulturës së PD-së, e ka bërë atë që të paraqitet jo si një njeri normal, me gabime e me vese, por si një hero që vlon nga afshi i betejës, që kërcënon, që premton, që sheh në fushën e betejës vetëm kundërshtarë, por jo njerëz që mendojnë ndryshe.

Realiteti që ai vizaton është një e dhënë ideologjike që duhet marrë pa vërtetim . Ata që guxojnë t’i kujtojnë atij se në atë realitet që ai vizaton gjërat nuk janë ashtu si i paraqet ai, janë tradhtarë dhe të shitur. Kush nuk e beson atë çon ujë në mullirin e armikut. Pikërisht siç patën bërë edhe komunistët pas çlirimit të vendit. Paraqitja bardhë e zi e realitetit nuk është realiteti vetë, por është njolla e zezë në mendje e atij që frymëzohet nga teoritë e luftës për ta shkatërruar kundërshtarin me mjetet e ligjërimit.

Dhe pikërisht për të gjitha këto Lulëzim Basha herë më ngjan sikur këndon si ai gjeli majë plehut, sidomos atëhere kur këndon për botën e re që do të ndërtojë dhe herë si tigër prej letre kur kërcënon me luftë, me përmbysje me konfiskime dhe përleshje.

TemA

Next Post
“Baca” vuri në dispozicion 1 mln euro, pjesa tjetër me…”/ Rama në Thumanë, inspekton punimet me Behgjet Pacollin: Nis ndërtimi i apartamenteve

“Baca” vuri në dispozicion 1 mln euro, pjesa tjetër me..."/ Rama në Thumanë, inspekton punimet me Behgjet Pacollin: Nis ndërtimi i apartamenteve

Comments 1

  1. Nino says:
    6 years ago

    Yesss!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri pas mesnate te Casa Italia, një i plagosur rëndë

Humb jetën pas një sherri 69-vjeçari në Roskovec, i pranishëm edhe i biri! Dinamika e ngjarjes dhe çfarë dyshohet

August 6, 2026
Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

August 6, 2026
Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

August 6, 2026
“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

August 6, 2026
Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

August 6, 2026
“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

August 6, 2026
Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

August 6, 2026
“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

August 6, 2026
“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

August 6, 2026
I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com