• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim Basha mes ekstremizmit të ri politik dhe Sali Berishës

by Alfred Peza
14/05/2021 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Humbja e 25 prillit i ka ndarë opozitarët në dy grupe të mëdha, që dallojnë nga njëra tjetra, për shkak të dy rrugëve të kundërta që “zëdhënësit” e tyre i propozojnë Lulzim Bashës për të ndjekur.

Grupi i parë, që është edhe më i vogël por më agresiv dhe i zëshëm, përbëhet nga ata që e duan tani e tutje Lulzim Bashën një lider akoma edhe më radikal, sesa ishte në dy vitet e fundit pasi u dogjën mandatet e deputetëve të opozitës. Ata janë për thellimin e opozitarizmit ekstrem, jashtë sistemit politik e demokratik të vendit, duke e përshkallëzuar atë pa asnjë limit.

Këta “skifterë” publikë kryesisht afër Sali Berishës dhe Ilir Metës, duke ndjerë rrezikun nga nisma e Parlamentit për shkarkimin e Presidentit dhe kërkesën e SPAK për rihapjen e hetimeve për çështjen “Gërdeci”, kanë shkuar deri atje sa i kanë kërkuar Lulzim Bashës që të ndërpresë marëdhëniet jo vetëm me Edi Ramën, PS, Parlamentin e ri në shtator e për rrjedhojë edhe mosnjohjen e zgjedhjeve. Por, ata kanë kërkuar deri dhe ndërprerjen e marrëdhënieve të opozitës, me SHBA dhe BE!

Nga analiza që ky grup i bën humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, ata nuk e shohin të keqen brenda opozitës, PD dhe lidershipit të saj apo tek elementët politikë, organizativë dhe elektoralë. Përkundrazi. Ata e shohin të keqen pikërisht tek fakti se përse rruga radikale përmes modelit antistem nuk u çua deri në fund.

Ata habiten se përse Lulzim Basha lejoi zhvillimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, pavarësisht se SHBA kërcënoi se do ti shpallte PD dhe LSI “organizata terroriste”? Apo se përse opozita pranoi që të ulej në Tryezën e Këshillit Politik për reformën në elektorale? Pse hynë në zgjedhjet e tri javëve më parë, pa u plotësuar kushti i kahershëm për largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike për ta çuar vendin pas kësaj drejt kutive të votimit?

Të japësh leksione nga mediat, është gjëja më e thjeshtë në këtë botë, siç bëjnë rëndom tifozët që ulërasin se përse mbrojtësit e ekipit të tyre nuk ia thyejnë këmbët Ronaldos, Messit, Neymarit, Lewandowskit e kështu me radhë, por i lënë që tu shënojnë gola! Një katekorie të tillë është e kotë që tu kujtosh se nëse shkelen rregullat e lojës deri në këtë pikë, atëherë Lulzim Basha nuk mund të jetë më një lider politik. Sepse demokracia ka semaforët e saj dhe aty nuk mund të hysh me të kuqe, vetëm sepse kështu u intereson disave!

Grupi i dytë, është më i madh në sasi dhe për rrjedhojë, edhe më i shumëllojshëm në mendimet e veta. Ata i bashkon dëshira e përbashkët që opozita të dalë sa më parë nga kriza paszgjedhore, e të nisë të riorganizohet që tani për betejën elektorale të radhës pas dy viteve për pushtetin lokal dhe më pas për atë të zgjedhjeve të përgjithëshme parlamentare të 2025.

E vetmja gjë që përjashton ky grup në mënyrë kategorike, ose nga frika ose se ashtu e mendojnë vërtetë, është ta shohin të keqen e shkuarjes së PD nga humbja në humbje prej 5 palë zgjedhjesh radhazi, tek figura e Sali Berishës. Dëgjon prej tyre çdo gjë racionale apo iracionale, të principtë apo të paprinciptë, logjike apo alogjike…, por vetëm një gjë nuk keni për ta dëgjuar kurrë: Që ndryshimi të nisi nga ikja e Sali Berishës.

Me 6 744 votat përsonale të siguruara, Sali Berisha e ka parë veten të 17-tin në listën e 36 deputetëve që prodhoi qarku i Tiranës. Ose e thënë ndryshe, lideri historik u rendit i pari…, në gjysmën e dytë të listës. Tregues se ai gëzon çdo ditë e më pak mbështetje nga votuesit e thjeshtë, përfshi edhe ata të djathtë, ndërkohë që vijon ta ruaj kontrollin e lidershipit brenda partisë.

Ai ende nuk është prononcuar, duke lënë të kuptohet se edhe këtë radhë do mbrojë të emëruarin prej tij në krye të PD Lulzim Basha, nga kritikët që po i bëjnë presion për tu larguar. Lulzim Basha e ka shpjeguar edhe vetë në librin e tij, se përse ndryshe nga Edi Rama që e bëri me Fatos Nanon, nuk zgjodhi rrugën e “vrasjes së babait të tij politik” për ti patur duart e lira për të ndërtuar lidershipin e tij. Këtu fillon dhe mbaron diskutimi për grupin e dytë, pra të atyre që presin që pas kësaj, Lulzim Basha ti rikthejë në pushtet!

Çdo gjë që do të bëjë Lulzim Basha në të ardhmen, nuk do të ketë asnjë vlerë nëse ai nuk e nis përpjekjen e tij të re për ta rikthyer PD në pushtet, duke larguar nga skena Sali Berishën. Përndryshe mos i kërkoni Lulzim Bashës që të fluturojë si “shqiponjë”, kur ai jo vetëm që nuk ka “krahë”, por ia presin rregullisht edhe “kthetrat”!

Next Post
‘Kokaina u soll nga efektivi i RENEA-s, mbi të shkruhej BARON’/ Policia jep detaje për operacionin ku u sekuestrua 1.kg kokainë

'Kokaina u soll nga efektivi i RENEA-s, mbi të shkruhej BARON'/ Policia jep detaje për operacionin ku u sekuestrua 1.kg kokainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dyshuar si kreu i grupit kriminal, Gjykata e Posaçme la në arrest në burg Emiljan Burbën

I dyshuar si kreu i grupit kriminal, Gjykata e Posaçme la në arrest në burg Emiljan Burbën

July 8, 2026
Mesazhi i Erdogan në Samitin e NATO-s: Evropa të mos ndërmarrë hapa që dobësojnë Aleancën

Mesazhi i Erdogan në Samitin e NATO-s: Evropa të mos ndërmarrë hapa që dobësojnë Aleancën

July 8, 2026
Organizata Ndërkombëtare Detare dënon sulmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Organizata Ndërkombëtare Detare dënon sulmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit

July 8, 2026
Nafta bie nën 80 dollarë për fuçi! Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

Sulmet e SHBA ndaj Iranit dhe rikthimi i sanksioneve, rritet sërish çmimi i naftës, shkon mbi 76 USD për fuçi

July 8, 2026
Banka e Shqipërisë kufizon kredinë që mund të marrin qytetarët për të blerë shtëpi, ja sa do të jetë maksimumi

“Rënia e euros forcoi lekun”, Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve

July 8, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Kush dhe pse mbyllet në kafaz prej xhami?

July 8, 2026
“Moda e NATO-s”, The Guardian pikas atletet e kryeministrit Rama: Në një tjetër moment…

“Moda e NATO-s”, The Guardian pikas atletet e kryeministrit Rama: Në një tjetër moment…

July 8, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Korrik 2026

July 8, 2026
VIDEO / Luca sulmon analistët për arrestimin e Metës: O plehra, merreni sesi e kapi policia dhe jo me korrupsionin!

“Të parët tuaj me letra anonime, ju me profile false…”, Luca shpërthen ndaj protestuesve

July 8, 2026
U ekzekutua në sallën e gjyqit, sot homazhet në Pallatin e Kongreseve për gjyqtarin Astrit Kalaja

Shkodra e shpalli “Dëshmor”, Shoqata e Gjyqtarëve për Kalanë: Ky është trajtimi i denjë dhe ligjor…

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In