• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim Basha lë Sali Berishën zbuluar përballë SHBA dhe Evropës

by Mero Baze
21/03/2022 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, për t’i hapur rrugën ribashkimit me “Foltoren” e Sali Berishës, në një konflikt që ka në themel vendimin e SHBA për të shpallur Sali Berishën person “non grata”, si minus i demokracisë shqiptare, i përfshirë në korrupsion domethënës, bashkë me familjarët e vet, dhe shantazhues i sistemit të drejtësisë.

Beteja e Sali Berishës për të sfiduar SHBA ndaj këtij vendimi u maskua pas betejës ndaj Lulzim Bashës, dhe në një farë mënyre ja doli të krijojë një frymë anti-amerikane në Shqipëri, duke përdorur hakmarrjen e tij ndaj Lulzim Bashës.

Partia e parë antikomuniste e Shqipërisë është sot skalioni më obskurantist i shoqërisë shqiptare, e zhytur në paranoja anti-perëndimore dhe adhuruese e çdo armiku të SHBA në botë, vetëm për shkak të Sali Berishës.

Fushata e pjesshme zgjedhore e 6 marsit e rëndoi dhe më shumë këtë situatë, ku Sali Berisha arriti të mobilizojë jo vetëm partinë e tij, por dhe gjithë kontingjentet e ngjashme të frustruara me SHBA, në Partinë Socialiste ose afër saj, të cilët objektiv kryesor të fushatës kishin shkatërrimin e votave të Lulzim Bashës.

Vendimi i tij për t’u dorëhequr sot nga posti i kryetarit të PD, është një vendim logjik, i pashmangshëm dhe i paqortueshëm, pasi Lulzim Basha ishte bërë tabelë qitje për të maskuar betejën e Berishëve kundër SHBA në Shqipëri.

Me dorëheqjen e tij, Lulzim Basha ka lënë zbuluar Sali Berishën dhe gjithë aleatët e tij të hapur dhe të fshehtë në të gjitha krahët, përballë SHBA dhe Perëndimit.

Entuziasmi i tyre se duke mundur Lulzim Bashën po mundin SHBA dhe Perëndimin, sot merr fund.

Sot ata nuk kanë më alibi, nuk kanë më shans të përdorin kostumin e Lulzim Bashës, si rrobë ushtarake kamuflazhi kundër SHBA dhe Perëndimit. Janë ballë për ballë me ta.

Partia Demokratike është para provës së bashkimit si një parti pro-perëndimore, ose para sfidës obskurantiste për t’u kthyer në një repart taliban i Sali Berishës.

Lulzim Basha ka sfiduar sot Sali Berishën shumë herë më rëndë se më 9 shtator. Më 9 shtator ai e sfidoi duke e marrë përsipër rriskun e asaj sfide.

Sot u tërhoq nga ai rol. Ai sot nuk është më gardiani i SHBA në Partinë Demokratike, por një anëtar pro perëndimor i saj. Sali Berisha dhe talibanët e tij janë ballë për ballë me SHBA dhe Perëndimin.

Partitë Popullore Evropiane të cilat monitorojnë situatën, i kanë kërkuar Sali Berishës të tërhiqet dhe t’i hapet rruga një gare të re në PD, për një lider të ri. Është e sigurtë se ai do ta injorojë këtë presion. Prej disa ditësh po përpiqet ta paraqesë si presion për shkak te moshës. Ne fakt e ka për shkak te biografisë kriminale anti-perëndimore.

Dhe kjo do t’i japë edhe më shumë të drejtë Lulzim Bashës dhe çdo politikani brenda PD, që e do Partinë Demokratike me Evropën.

Nuk është e thënë që do të mund ta shpëtojnë. Nuk është e thënë që ta ndalin Sali Berishën ta përdhunojë PD për llogari të vet. Por nuk janë më alibi e Sali Berishës në betejën e tij për ta përdorur PD dhe Lulzim Bashën si tabelë qitje, ku bëjnë prova për të mësuar dorën kundër Perëndimit.

Nëse Partia Demokratike përfundon në dorë të Sali Berishës duke sfiduar Perëndimin, ajo nuk do të jetë më anëtare e Partive Popullore dhe e asnjë forumi ndërkombëtar perëndimor. Partia që më 1990 kishte slogan “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” do të luftojë t’i vërë Perëndimit kufijtë në Shqipëri.

Nuk do t’ia arrijë kurrë të “mbrojë” Shqipërinë nga Perëndimi, madje as Sali Berishën nga drejtësia. Por do të arrijë t’i lërë rrugëve tërë jetën ata që shkojnë si bagëti pas tij. Dhe ky ështe lajm i mirë.

Next Post
Lamtumirë apo skenar?! Pas dorëheqjes, Basha largohet në këmbë nga selia e PD: Mbledh në takim privat krerët e degëve të PD

Lamtumirë apo skenar?! Pas dorëheqjes, Basha largohet në këmbë nga selia e PD: Mbledh në takim privat krerët e degëve të PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In