• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim Basha i zhveshi Berishës uniformën e rremë të PD

by Mero Baze
15/11/2021 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Deri sot në mesditë gjithë mbështetësit e Sali Berishës kishin vetëm një argument të fort kundër Lulzim Bashës. Argumenti ishte se ata po vetëmblidhnin Kuvendin, për shkak se Basha nuk e mblidhte.

Sot në mbasdite Lulzim Basha në bazë të kopetencave që ka nga statuti I PD, kërkoi mbledhjen e Kuvendit të PD më 18 Dhjetor.

Ky moment që për njerëzit normal dukej si kompromis I Bashës dhe zgjidhje paqësore të konfliktit, në fakt u shndërrua në pikën më të egër të konfliktit. Sali Berisha dhe gjithë mbështetësit e tij, tani po akuzojnë Bashën, pse po mbledh Kuvedin sipas rregullave të statutit të PD.

Aq I madh është zemërimi sa Sali Berisha doli në Konferencë për shtyp, duke e quajtur Kuvendin e ligjshëm të PD të thirrur sipas rregullave të statutit, si atentatin më të madh ndaj demokratëve.

Kjo përforcon atë që kam thënë qysh në nisje të këtij konflikti, që Berisha nuk do që të bëj një kuvend sipas rregullave. Unë besoj se ai I ka firmat e nevojshme, jo të gjitha, ato që deklaron, por nuk I çon sipas ligjit tek Sekretari I Përgjithshëm, pasi nuk do të të legjitimoj më Partinë Demokratike.

Ai e di që Kuvendi I thirrur nga Basha është legjitim, por do të filloj Kuvendin e tij paralel më 11 Dhjetor dhe ta vazhdoj atë një muaj, duke krijuar përplasje dhe fizike me Kuvendin legjitim më 18 Dhjetor.

Ai e di që të jesh delegatë në Kuvend, duhet të marrësh një letër nga çertifikuesi I mandateve në PD, por nuk e bën këtë, pasi nuk kërkon të marrë PD. Ai kërkon ta mposhtë atë, duke mbajtur një ushtri militantësh të karikuar kundër SHBA, të maskuar si luftëtarë kundër Lulzim Bashës.

Lëvizja e sotme e Lulzim Bashës, është një lëvizje që e çarmatos Sali Berishën, I zhvesh atë nga petku I legjitimitetit dhe I tregon demokratëve, se ai nuk do Kuvend legjitim të PD, por një Kuvend paralel që të prodhoj një lëvizje të re politike që nuk ka lidhje me PD.

Prej sot, kur PD e ka një datë Kuvendi për të diskutuar krizën e saj, sipas gjithë rregullave të statutit , Sali Berisha e ka të pamundur të maskojë lëvizjen e tij politike në emër të demokracisë brenda PD. Ai ose do të shkoj të ballafaqohet aty, ose do të vazhdoj revolucionin e tij kundër SHBA, por tani jo më I veshur me uniformën e PD. Sot Lulzim Basha e ka zhveshur “revolucionin” e tij nga ngjyrat e PD dhe e kë lënë Sali Berishën pa asnjë argument politik përse I duhet Kuvendi I 11 Dhjetorit, përveçse si lëvizje kundër SHBA. Si të tillë është I lirë ta vazhdojë. Dhe Hysni Milloshi më 11 Dhjetor e nisi betejën kundër “agjentëve amerikanë” në Shqipëri. Shok partie e ka pasur Berishën.

Next Post
Vetëvendosje i kërkon llogari Ramës: Pse hesht për “puçin” që i bënë Albin Kurtit, apo je i gëzuar?

Albin Kurti, “lideri i shqiptarisë” që u katandis në "administrator" i 4 komunave në Kosovë

Comments 1

  1. Kometa 001 says:
    4 years ago

    Mero, Luli nuk vlene per azgje!

    Reply

Leave a Reply to Kometa 001 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In