• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim Basha, i penduari i munguar i SPAK-ut

by Lorenc Vangjeli
07/09/2023 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Lulzim Basha humbi betejën e rradhës me Sali Berishën. Shumica dërmuese e listës që ai firmosi për zgjedhjet e 2021-shit, tashmë kanë kaluar ylberin dhe u thithën nga Foltorja e Berishës. Vetë Basha, në rrethanat e reja, i mundur dhe nga Gazmend Bardhi, ish-bashkëpunëtori i tij i ngushtë që tashmë nuk përton jo vetëm ta shantazhojë në publik, por edhe e fyen përballë kamerave në parlament, nuk mund të bëhet as kryetar grupi parlamentar. Ka pasur vetëm një shans ende jo të humbur plotësisht, që Lulzim Basha të fitonte dje apo të marë revansh nesër përballë njeriut që e katapultoi në pushtet. Një shans që mund ta bënte kryetar legjitim të PD-së së bashkuar së paku deri në 2025-ën dhe të ishte edhe për një herë të tretë, kandidati i opozitës për postin e kryeministrit dhe jo të vazhdojë të jetë vetëm një aktor periferik në një dramë komike pa politikë brenda. Ai shans ju dha nga angloamerikanët, por ai e shpërdoroi me dembelizmin klasik otoman dhe me frikën për të luftuar. I bindur se të tjerët do të fitonin luftën e tij, njeriu i çdo beteje të humbur, Lulzim Basha nuk arriti të kuptojë në gjithë këto vite disa të vërteta të thjeshta. Amerikanët të japin grep për të peshkuar, por jo arkën me peshk për të shuar urinë, të japin shpatën për të luftuar, por jo krahun dhe mendjen për ta përdorur. Amerikanët tregojnë si mbillet vreshti nëse do të doje të pije verë sepse ata janë si farmacistët: të japin rezervativ për t’u mbrojtur, por jo penis për të festuar. Në të kundërt, Basha shpresoi se do ta fitonte betejën me shpatën e huaj dhe se mbas festës me verë, do të vazhdointe të tallte dhuratën e farmacistit me opozitën në veçanti dhe gjithë shqiptarët në përgjithësi. Basha do të duhej të zgjidhte atëherë dhe nëse mundet ende ka mundësi që të zgjedhë sërish, që të ecë në një rrugë me një kah të vetëm: të vetëshpallet i penduari i madh i politikës. Njëlloj si të penduarit e drejtësisë, me shërbimin që mund të afrojë, ai mund të fitojë lehtësi nga gjykimi politik mbi të e ndoshta edhe epërsi në karrierë politike.

Përjashtimi i liderit historik të të djathtës ishte padyshim akt force që buronte në mënyrë të padiskutueshme nga “non grata” amerikane. Por deri këtu sepse ai vetë e la inisiativën e tij në mes të rrugës. I mësuar ta ketë suksesin qelepir nga fati, Basha nuk bëri asgjë tjetër për të mos lejuar “ndërtimin e bunkerëve antiamerikanë në opozitë”, siç thotë sot vetë. Disa herë ministër, tre-katër herë kryetar partie dhe kryetar i bashkisë së Tiranës, përveçse bashkëpunëtor i “Non Gratës”, Basha ishte dëshmitari klasik i qeverisjes së tij. Dhe kryesisht i mëkateve të fshehura të saj. Shtatori i largët i përjashtimit të Berishës duhej të shoqërohej me bashkëpunimin e tij për ndriçimin e të vërtetave që i dinë të gjithë, por pak mund t’i vërtetojnë si të tilla. Basha me cilësinë e dëshmitarit do të duhej të jepte prova për të gjitha pikat që sollën sanksionimin e Berishës nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe. Ai do të duhej të tregonte, fjala vjen, se çfarë kishte të mangët, së paku në procedure, në projektin gjigant të rrugës së Kombit dhe cili ishte roli i Berishës për ta shmangur atë vetë me procedurë nga hetimi gjyqësor. Basha do të duhej të tregonte çfarë di për mekanizmin që ndezi barutin që hodhi në erë Gërdecin dhe në çfarë mënyrë Berisha minoi hetimet për tragjedinë. Si një dëshmitar i dorës së parë, ai do të duhej të tregonte se cilat ishin mjetet e përdoruara dhe në çfarë rastesh Berisha kishte “demonstruar gatishmërinë e tij për të mbrojtur veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politikë nga hetimet e pavarura dhe përpjekjet antikorrupsion”, siç shkruante sekretari Blinken.

Basha duhet të tregonte detaje e të jepte prova të reja se si dhe në çfarë mënyre Berisha kishte “përdorur pushtetin të tij në përfitim personal dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar tek institucionet qeveritare dhe zyrtarët publikë”. Si ish-ministër i brendshëm, ai do të duhej të ishte dëshmitari kyç për të treguar se çfarë kishte ndodhur në të Premten e Zezë të 21 Janarit dhe rolin e Berishës mbas qytave fatkeqe të automatikëve që pushkatuan katër qtetarë në bulevard. Këto e shumë të tjera, përfshi edhe procesin e fallsifikuar të garës për kreun e PD-së përballë të ndjerit Olldashi apo edhe besëlidhjen e tyre të fshehtë për rizgjedhjen e tij si kryetar në korrik 2025-ën, do të duhej të ishin të vërtetat alternative të këtij protagonisti të së shkuarës.

Lulzim Basha nuk bëri asnjë nga këto akte që do ta shndërronin në dëshmitarin e penduar publik, politik, por ndoshta edhe të njerëzve të Altin Dumanit. Vetëm me një betejë të tillë ai do t’i shërbente opozitës duke larguar liderin e gabuar, por edhe ambicjes së tij, që ndryshe nga flokët, po i thinjet nga pritja që nuk ka fund.

Lulzim Basha nuk është i vetmi, por ai bie më shumë në sy në një rradhë të gjatë “politikanësh” që suksesin e tyre ja dedikojnë qelepirit, rastit e fatit, sa herë që vullneti i kryetarëve të partive sillte edhe fatin edhe rastin për këtë kategori. Shumë nga ta kanë ardhur dhe kanë ikur nga skena duke lënë pas vetëm gjurmën e lagur të pulave në rërë, të tjerë nuk kanë kuptuar as pse kanë ardhur dhe as pse kanë ikur e të tjerë akoma, presin që fatin e tyre ta shkrujnë në mure qelie. Që edhe kur nuk mbyllen me çelësat që mban Dumani në kasafortë, janë të blinduara me mure frike. Ndaj sot, nëse Basha pret që betejën e tij të nesërme për lidershipin e PD-së ta fitojë me akrobaci kuvendesh apo dhe me duart e SPAK-ut, ai nuk do të jetë aksioner në atë fitore të mundshme. Duhet të luftojë vetë, duke u mbrojtur në sulm, qoftë dhe me dhuratën e farmacistit në dorë përballë Berishës.

Next Post
Zgjedhjet në Kukës/ KAS rrëzon “Bashkë Fitojmë”, njeh Lulzim Bashën si kryetar të PD

Zgjedhjet në Kukës/ KAS rrëzon “Bashkë Fitojmë”, njeh Lulzim Bashën si kryetar të PD

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Hej Lenc….
    Që të arrihen këto që thoni ju, nga Bashë-ushkuri, duhet të ketë (siç thuhet në shqip) bythë të forta.
    Ai, nuk shquhet për kësisoj punësh, sepse është vemje, mastiç apo popullorçe, të ngjitet si muti pas këpuce.
    Dheeee, si i tillë, kur je i dhjerë, (sipas fabulës që dijmë mirë), nuk mund të ngrejë kokën.
    Përshendes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

March 23, 2026
50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

March 23, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Më mirë të dish, apo të mbetesh i paditur

March 23, 2026
Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

March 23, 2026
Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

March 23, 2026
“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

March 23, 2026
“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

March 23, 2026
Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

March 23, 2026
Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

March 23, 2026
Nafta vijon rënien në tregjet ndërkombëtare, në bursën e Nju Jorkut një fuçi u shit nën 99$

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In