• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tatimi i ri mbi pronën: Rritje për shtëpitë e dyta, lehtësim për të parën

by A R
15/04/2025 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa Shqipëria vazhdon të zhvillojë tregun e saj të pasurive të paluajtshme, ndryshime të rëndësishme në tatimin mbi pronën që do të hyjnë në fuqi në vitin 2026. Pronarët me më shumë se dy prona do të përballen me norma të rritura, duke lëvizur nga taksa minimale e pronës me një çmim fiks për metër katror që zbatohet aktualisht, te një taksë prone në përqindje me vlerën e pronës në treg. Ky taksim I ri është në bazë edhe të këshillimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

I ftuar në studion e emisionit “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH 1, eksperti i taksave Edvin Stefani sqaroi se për pronën e parë nuk do të ketë ndryshime të mëdha nëse përdoret diapazoni më i vogël, por në rastin e pronës së dytë, pritet një dyfishim i taksës. Megjithatë, ai theksoi se ende mbetet për t’u diskutuar nëse do të vendoset një kufi më i lartë për tatimin mbi pronën.

“Ligji ka si objektiv kryesor të taksojë pronat e dyta, është propozuar një rritje e ngarkesës nga dyfishim deri në katër fishim të ngarkesës por ndërkohë është zvogëluar baza e tatueshme e pronës së parë.  Nëse do ti referohemi diapazonit më të vogël nuk do të kemi ndryshime për shtëpinë e parë por nëse do ti referohemi diapazonit më të lartë atëherë do të kemi dyfishim të shtëpisë së dytë. A do të vendoset kufiri më i lartë apo jo kjo mbetet për tu diskutuar“, tha eksperti.

Eksperti i taksave Edvin Stefani shpjegoi më tej detajet që lidhen me ndikimin real të këtij sistemi të ri tatimor mbi qytetarët, veçanërisht ata që zotërojnë më shumë se një pronë.

Ai theksoi se stimuli financiar për pronarët aktualisht është i ulët dhe për këtë arsye mbështet uljen e taksës për shtëpinë e parë dhe rritjen graduale për shtëpitë e dyta dhe të treta.

“Një individ i cili ka 5-6 apartamente taksa e pronës i referohet pronarit të apartamenteve, taksën e paguan pronari dhe jo qiramarrësi. Është e vërtet që stimuli financiar është i vogël dhe jam pro reduktimit të taksës për shtëpinë e parë dhe rritje të tarifës për shtëpinë e dytë dhe të tretë. Duhet saktësuar se nëse një apartament lëshohet me qera për një biznes, biznesi nuk paguan por është pronari i apartamentit që paguan dhe nuk ka taksim të dyfishtë. Pronat në Shqipëri taksohen në momentin e lindjes së saj me 11% të vlerës dhe në fakt është një vlerë e madhe, është taksa kur shitet shtëpia e cila është çmim për metër katror dhe me pas është taksa për përdorimin.  Efektet duhet të ishin që çmimet kur ndërtohet apartamenti taksa e ndikimit infrastrukturor duhet të jetë më e vogël sepse kjo mund të shihet si një ndër shkaktarët e rritjeve të çmimeve”, tha Stefani.

Next Post
Korridori Blu “merr jetë”, Balluku: Thumanë-Milot dhe Milot-Balldren gati brenda dy viteve

Korridori Blu "merr jetë", Balluku: Thumanë-Milot dhe Milot-Balldren gati brenda dy viteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

November 4, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Pas ankesave për shëndetin dhe gjetjeve të “Helsinkit”, Veliaj zhvendoset në sektorin spitalor të burgut të Fierit

November 4, 2026
“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

November 4, 2026
Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

U raportua se e sulmoi ariu në Bulqizë, ekspertiza zbulon se 62-vjeçari është vrarë me armë

November 4, 2026
Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

November 4, 2026
Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

November 4, 2026
Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

November 4, 2026
“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In