• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Dështimi i seancës në Kosovë, Nazarko: Qeveria “Kurti” duhej ta kishte dhënë më parë dorëheqje

by A R
15/04/2025 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti politik, Mentor Nazarko, ka komentuar për RTSH 24 zhvillimet më të fundit në Kosovë, duke u fokusuar tek seanca që dështoi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas Nazarkos, mungesa e konstituimit do të çojë në vonesa sa i përket zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, gjë që do të çoj natyrshëm edhe në vonesa sa i përket formimit të qeverisë.

“Ligji për funksionimin e qeverisë është miratuar nga vetë qeveria Kurti. Neni 26 thotë qartë se në momentin që një ministër zgjidhet deputet, ai jep dorëheqje nga posti qeveritar. Duhet respektuar ky ligj që ata vetë e kanë propozuar dhe miratuar. Akti i dorëheqjes duhej të bëhej në parë, që në momentin e marrjes së mandatit.”, tha Nazarko.

Në vijim të analizës, Nazarko argumentoi se nëse nuk do të ishte neni 26, pretendimet e opozitës mund të konsideroheshin të tepruara.

“Por Kosova ka ligjin e papajtueshmërisë së mandateve. Në momentin që zgjidhet deputet, s’mund të jetë ministër. Ligji i miratuar në vitin 2022, neni 26, e ndalon një gjë të tillë. Ky është elementi ku opozita mbështet pretendimet e saj.”, tha Nazarko.

Sipas tij, edhe kryeministri në detyrë kur i ka mbaruar mandati, nuk mund të marrë vendime të rëndësishme si me efekte financiare apo për  emërime dhe shkarkime etj.

“Në përputhje me ligjin, që vetë kjo shumicë e ka miratuar, duhej të ishin dhënë dorëheqjet kohë më parë. Sinjalet ishin dhënë më parë për këtë situatë, që kur Kurti zhvillonte negociata për formimin e qeverisë dhe ato i bënte në zyrën e qeverisë. Ftoi dhe LDK-në, por ajo nuk shkoi në zyrën e Kryeministrit sepse është një lloj abuzimi me detyrën. Opozita dukej se ishte e koordinuar në ngritjen e pretendimit, duke e vënë qeverinë në krizë. PDK, LDK dhe AAK, duket se e kanë unifikuar qëndrimin e tyre. Vetëvendosja duket se nuk ka siguri për krijimin e shumicës. Edhe ndërprerja e seancës duket si taktikë për të fituar kohë.”, tha Nazarko.

Next Post
Balluku tregon hartën infrastrukturore: Kashar-Lekaj lidh veriun e jugun pa kaluar në Tiranë

Balluku tregon hartën infrastrukturore: Kashar-Lekaj lidh veriun e jugun pa kaluar në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In