• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Luli ndahu nga ata të dy”/ Rama: Basha s’është më, por Berisha e Meta janë, mallkim i këtij vendi

by Java News
18/11/2022 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama nuk kurseu këtë të premte nga Vlora akuzat dhe sulmet ndaj opozitës.

Në fjalimin e tij përpara vlonjatëve Rama tha se për fatkeqësinë e madhe të këtij vendi Sali Berisha dhe Ilir Meta janë ende aktivë në politikën shqiptare, ndërsa Lulzim Basha jo.

Më tej Rama tha se Lulzim Basha s’ka qenë asnjëherë në krye të PD-së, dhe se pas saj ka qenë gjithmonë Sali Berisha.

“Në vendin tonë kemi një forcë të përbërë nga disa njerëz që është e shitur, thjesht e shitur. Çdo ditë mbush me helm të gjitha ujërat që lëvizin në botën e komunikimit publik.

Ça duhet më për tu bindur që një i damkosur non-grata nga Britania dhe SHBA, për të tëra të zezat, të braktiset ça duhet më, kur ke sot që ka qenë dhe mbetet

E kujtoni kur thoja ‘Luli ndahu nga ata të dy’. Luli s’është më, ata të dy janë.

Për fatkeqësinë e madhe të këtij vendi ata janë vazhdim i mallkimit që ka nisur kur këtu në Vlorë ka nisur shteti shqiptar që nga 1912.

Nuk ka pasur Lul ndonjëherë. As Luli vetë nuk e beson se ka pasur Lul ndonjëherë

Emrat dhe fytyrat ndryshojnë por mbeten të njëjtët. Janë mallkimi i bërë njeri dhe futur për të bërë çorap Shqipërinë.

Pse, ma thoni pse ka një lloj paraje, rublat që janë të një vendi jo miqësor ndaj nesh, dhe të marrësh para për të bërë çorap vendin tënd dhe për të bojkotuar zgjedhje e për të ngritur çadra, pse duhet të t’i japin ato para.

Sepse ke dhënë prova që e meriton besimin e atyre që e shohin këtë vend në mënyrë jo miqësore. E imagjinoni sikur në zyrën time të vinte njeriu i Putinit dhe një muaj më vonë të shkonim të votonim kundër UÇK-së në Këshillin e Evropës, por ne nuk e votuam atë rezolutë turpi që është një akt tradhtie kundër këtij vendi. Vajtën atje bedela të Putinit dhe e votuan, ne nuk e votuam.

As Shpëtim Idrizi kur shkoi në Strasburg nuk e votuan rezolutën, ndërsa këta bedelat e Putinit e votuan, si të mos i marrin gjysmë milioni, po kur i nxorri CIA.

Pastaj fillon muhabeti i bëri Luli, u ka pasur Lul ndonjëherë, jo po kërkoj falje për Lulin, cilin Lul mor, ku ka pasur Lul ndonjëherë, Luli vetë nuk e beson që ka pasur Lul. Luli aksionist pa shall edhe në gjumë, çohu nga gjumi firmos e merr lekët e çoji te non-grata.

Që të të bëjë, të të ngulë Amerika vulën në lule të ballit, si ato matrikullimet që i bëjnë deleve, të të matrikullojë Amerika dhe të thotë je i padëshiruar sepse je i korruptuar dhe ke bërë tërë të zezat, këtu një arsye e ka.

Tjetër është të esh një deputet i zakonshëm por një njeriu që ka qenë president e kryeministër t’i rrasin matrikullimin në lule të ballit, kjo ndodh sepse është rublaxhi. Unë jam i bindur se megjithëse e vërteta po vonon për këtë qafir nuk ka për të harruar dhe do dalë deri në fund.

 

 

Dje bëra një postim për kompaninë e portit të Durrësit në Zagreb. Ishte një lajm që nuk e verifikova dhe e nxorra, sot kërkova ndjesë, kush nuk është gënjeshtar nuk justifikohet, ajo ishte diçka që po ta verifikoja do dilte, nuk u bë dhe kërkova ndjesë. Këtu ishte gabimi im.

Porti do mbarojë para pak vitesh, vlera e këtij qyteti do rritet dyfish sa është sot dhe periudha e dimrit e cila është më e vështirë për një qytet bregdetar do ketë më shumë gjallëri. Porti turistik, se këta janë gdhë, që do sjellë jahte, jahtet kur vijnë këtu nuk vijnë që njerëzit të rrinë atje brenda, dhe vijnë të konsumojnë në qytet.

Ndërkohë që ai porti i Durrësit atje, flasin këta që e bënë Shqipërinë 1 euro, me logjikën e këtyre e kishim dhënë për 1 euro. Për herë të parë shteti është ortak në një investim të tillë, nuk marrim vetëm taksa por edhe pjesën e fitimit”, tha Rama./m.j

Next Post
Zbuloni se cilat janë të pathënat e shenjës suaj të horoskopit

Zbuloni se cilat janë të pathënat e shenjës suaj të horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E bija e aktores Angelina Jolie tërheq vëmendjen në rrugët e Los Angeles, ngjashmëria me të ëmën bie në sy

E bija e aktores Angelina Jolie tërheq vëmendjen në rrugët e Los Angeles, ngjashmëria me të ëmën bie në sy

October 21, 2026
U arrestua në Rinas dy muaj më parë, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e aktivistes Julide Yazici drejt Turqisë! Mësuesja njihet si anti-Erdogan

U arrestua në Rinas dy muaj më parë, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e aktivistes Julide Yazici drejt Turqisë! Mësuesja njihet si anti-Erdogan

October 21, 2026
Lufta, territoret dhe siguria, Finlanda bën apel: Ukraina, Rusia dhe SHBA të zhvillojnë bisedime direkte!

Lufta, territoret dhe siguria, Finlanda bën apel: Ukraina, Rusia dhe SHBA të zhvillojnë bisedime direkte!

October 21, 2026
Mijëra studentë e mësues në protestë në Greqi, kundërshtojnë koston e jetesës dhe dështimet në arsim

Mijëra studentë e mësues në protestë në Greqi, kundërshtojnë koston e jetesës dhe dështimet në arsim

October 21, 2026
VIDEO/ Berisha i bashkohet Interancionales Marksiste dhe bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e “Antifa”-s më 24 tetor!

VIDEO/ Berisha i bashkohet Interancionales Marksiste dhe bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e “Antifa”-s më 24 tetor!

October 21, 2026
Pas trazirave dhe protestave të dhunshme në Europë e Shqipëri, BE vë nën monitorim platformat digjitale!

Pas trazirave dhe protestave të dhunshme në Europë e Shqipëri, BE vë nën monitorim platformat digjitale!

October 21, 2026
Buzhala: Vetëm NATO mund ta ruajë kufirin! Kosova s’ka potencial të luftojë me Serbinë

A e kupton Doktori që Gjenerata ‘Z’ nuk është Gjenerata e Zenit?

October 21, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

A është bojkoti universitar në shërbim të Partisë Demokratike?

October 21, 2026
U tha se ishte shoferi i tij, deputeti i PS-së reagon pas vetëvrasjes së 46-vjeçarit në Tiranë: Lajm i pavërtetë…!

U tha se ishte shoferi i tij, deputeti i PS-së reagon pas vetëvrasjes së 46-vjeçarit në Tiranë: Lajm i pavërtetë…!

October 21, 2026
“Janë 90 biznese të dëmtuara”- Eksperti Tola: Zgjatja e protestës rrezikon zinxhirin ekonomik të vendit! Rrëshqitja e euros…

“Janë 90 biznese të dëmtuara”- Eksperti Tola: Zgjatja e protestës rrezikon zinxhirin ekonomik të vendit! Rrëshqitja e euros…

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In