• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Lulëzimi i tregut të makinave me qira, turistët dominojnë prenotimet, këtë vit 10€/ditë më shtrenjtë

by A R
14/07/2023 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sezoni veror ndodhet në vitin e tij më të mirë teksa Shqipërinë deri më tani e kanë vizituar rreth 3 milionë turistë. Por në këtë lulëzim një vëmendje të madhe po merr dhe tregu i makinave me qira, të cilin si vendasit po dhe të huajt e përzgjedhin për të vizituar destinacione të ndryshme.

Ky treg në Shqipëri po kthehet ndër ata me potencialin më të madh të rritjes, teksa prenotimet nuk kanë munguar që në muajt e parë të vitit. Edhe në këtë sektor inflacioni ka ndikuar teksa çmimet regjistrohen deri në 10 euro më të larta se vitin e shkuar për makinat e kategorisë ekonomike. Por në vend të kostove, ndikim këtu ka kërkesa e lartë.

“Kërkesat për këtë vit krahasuar me vitin e kaluar janë 3 herë më të larta. Janë statistika që i gjenerojë nga sistemet tona. Sigurisht që çmimi ndryshonnë bvarësi të prenotimit dhe kohës së prenotimit ku ata që kanë prenotuar më herët kanë përfituar nga çmimet më të lira. Çmimi mesatar është 40-45 euro që përfshin TVSH, asistencën teknike”.

ANDI ALLUSHI, AGjENT I TREGUT TË AUTOMJETEVE ME QIRA

Shtimi i linjave direkte ajrore me Shqipërinë ka sjellë një numër të lartë turistësh të huaj në vend. Ata përzgjedhin makinat me qira si mjet transporti për të vizituar më pas destinacione të ndryshme në vendin tonë.

“Janë shtuar fluturime nga shtete si Bari, Egjipti, Urgada, Izraeli etj. Pjesa bregdetare është pjesa më e vizituar që përfshin nga Vlora deri në Ksamil por ka dhe nga ata që preferojnë veriun e Shqipërisë, por nuk mbeten pas qytetet historike”.

ANDI ALLUSHI, AGjENT I TREGUT TË AUTOMJETEVE ME QIRA

Sipas agjentëve të tregut të automjeteve me qira, të interesuar për këtë treg janë edhe vetë shqiptarët, veçanërisht emigrantët që rikthehen gjatë verës, por janë kryesisht të orientuar sipas çmimit më të lirë.

“Shqiptarët marrin makina me qira por preferojnë çmimin më të lirë dhe jo shërbimin më të mirë”.

ANDI ALLUSHI, AGjENT I TREGUT TË AUTOMJETEVE ME QIRA

Klientela kryesore e këtij tregu në Shqipëri janë më së shumti turistët nga Spanja krahasuar me shtetet e tjera evropiane, por risi për këtë vit janë dhe kërkesat e turistëve nga Australia, Izraeli, Emirate e Bashkuara Arabe e deri tek India. Me shtimin e linjave ajrore në fund të këtij viti, kjo kategori biznesi e lidhur ngushtë me turizmin, pret një tjetër bum të kërkesës.

A2CNN

Next Post
FOTOT/ Kush janë tre policët që u rrëmbyen sot nga policia serbe në veri, brenda territorit të Kosovës

Ndodh në Kosovë, vret motrën e burrit për shkak të papastërtisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

April 11, 2026
Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

April 11, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 11, 2026
Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

April 11, 2026
Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

April 11, 2026
“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

April 11, 2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In