• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulëzim Haxhi Qamili

by Ilir Yzeiri
15/03/2021 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Ngjarja e datës 14 mars në Elbasan ku një grup militantësh të PD-së i ulëritën Edi Ramës ndërsa ai kalonte në shetitoren e qytetit të Elbasanit si dhe përleshja më pas e militantëve të të dyja krahëve, pasoi aktet rugaçërore të Ilir Metës dhe u shfaqën si vijim i të gjitha akteve të dhunës që kanë shoqëruar Shqipërinë qysh nga dita kur Lulëzim Basha u thirr në zyrën e Sali Berishës dhe u urdhërua të dalë nga Parlamenti dhe të nisë revolucionin vetëshkatërrues. Këto çeta që i ulërasin Edi Ramës në fytyrë me sloganet nga më të ulëtat dhe që çojnë në ekstazë Gridën dhe Albanën ne i mbajmë mend sidomos nga koha e fushatës për zgjedhje lokale, kohë në të cilën PS-ja hyri e vetme në zgjedhje, ndërsa PD-ja dhe ata që e ndjekin atë dhe që quhen aleatë, nxirrnin një repart të gatshëm që kishte vetëm një punë : t’i ulërinte në sy Edi Ramës kur ai shkonte sa në një qytet në tjetrin. Mesa duket Lulëzim Basha është dorëzuar përsëri dhe strategjia e tij në këto zgjedhje do të jetë mobilizimi i një çete apo një trupe këmbësorie të lehtë të cilët në vend të parrullës që ulërisnin haxhiqamilistat e kohës së parë « Dum Babën », do të ulërasin « Rama ik ».

Me qenë se përmenda në fillim Haxhi Qamilin dhe haxhiqamilistat më duhet të hap një parantezë. Pse pas 30 vjetësh tranzicion ne, shqiptarët, nuk arrijmë të prodhojmë ide, por prodhojmë dhunë verbale dhe zhurmë, shumë zhurmë. Pse, pas 30 vjetësh, ne, shqiptarët, nuk jemi shkëputur ende nga sindroma që e sheh atdheun apo Shqipërinë si një « tokë të xanun » ?  Mund të ketë shumë arsye, por siç e kam theksuar edhe në një shkrim të mëparshëm («Si e harruam ambasadorin italian dhe u morëm me Gridën »), mua më duket se është e nevojshme të shpjegojmë mitin e krijimit të shtetit tonë. Në Ballkan ne jemi të rrethuar nga shtete që krijimin e kombit të tyre e lidhin me mite të largëta me frymëzim fetar. Serbët kanë mitin e Kosovës, grekët kanë mitin e « megalidhesë ». Rilindësit tanë u munduan të ndërtonin mitin e Skënderbeut dhe mbi atë mit donin të ndërtonin edhe shtetin e ri duke i paraqitur shqiptarët si pasardhës të atij kampioni të madh i cili kishte në identitetin e tij dy shenja : Perëndimin dhe krishtërimin. Mirëpo, ky mit i kombit tonë mbeti në narrativë. Naimi, Konica, Noli, Fishta dhe gjithë ata që ndërtuan narrativën historike dhe krijuan mitin e shqiptarit, e harruan se vendi që e kishte prodhuar këtë mit, nuk ishte më i njëjti. Ata harruan sindromën e Haxhi Qamilit, sindromë që u shfaq menjëhëre sapo Shqipëria u ndërtua si shtet me orientim perëndimor dhe në krye vuri një princ katolik. Pikërisht, kjo sindromë apo kjo sëmundje u fut në trupin e shtetit të ri shqiptar dhe Shqipëria nuk do të vështrohej asnjëherë si entitet i shenjtë që qëndron mbi palët. Përkundrazi, sindroma e Haxhi Qamilit, ashtu si ato viruset e frikshme që nuk shqiten nga trupi asnjëherë, do të shfaqet vazhdimisht e vazhdimisht. Nuk dua të bëj historinë e të vështroj se si kjo sindromë e ka shoqëruar fatin e këtij vendi nga 1912-a e këtej, por po mjaftohem të them se si ka mundësi që Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulëzim Basha janë kundër aletaëve perëndimorë dhe, në emër të luftës për pushtet dhe të krimit që kanë kryer, janë gati ta ndezin përsëri këtë vend ? Si ka mundësi që çetat e sotme të PD-së që ulërasin dhe që shkaktojnë dhunë verbale dhe fizike ngjajnë me çetat haxhiqamiliste ? Si ka mundësi që Shqipëria nuk arrin të prodhojë ide, platforma, debat, por prodhon sherr, sharje dhe dhunë verbale dhe fizike ?

Si ka mundësia që ashtu si Haxhi Qamili që kërkonte largimin e Princ Vidit dhe u vuri flakën e dogji sarajet e disa familjeve të mëdha edhe PD-ja e sotme dhe Sali Berisha e  Ilir Meta, sidomos, kërkojnë largimin e kancelerive të huaja nga ndikimi në vendimmarrje dhe duan të djegin pronat e atyre që tani i quajnë « oligarkë » ?

Fataliteti më duket se është në origjinën e mitit të krijimit. Në atë mit ne kemi edhe një personazh. Ai quhet Lulëzim Haxhi Qamili, pasardhës i Sali Ilir Qamilhaxhiut.

Next Post
Edi Rama: Unë po kërkoj mandatin e tretë, Saliu dhe Iliri po kërkojnë të pestin!

"Çdo votë për LSI është votë kundër Drejtësisë! Çdo votë për PD është votë për Ilirin e Saliun"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabisnin shtëpitë e futbollistëve në Barcelonë, arrestohen tre hajdutët e dyshuar, kamerat i tradhtuan!

Grabitje në një pikë karburanti në Klos, dy persona të maskuar marrin paratë nga kasaforta

November 3, 2026
Izrael: Kreu i partisë arabe i bën thirrje opozitës të “pranojë realitetin”

Izrael: Kreu i partisë arabe i bën thirrje opozitës të “pranojë realitetin”

November 3, 2026
Pse po ftohet trupi i njeriut? Ndryshimi i pazakontë që ka ndodhur në 150 vite

Pse po ftohet trupi i njeriut? Ndryshimi i pazakontë që ka ndodhur në 150 vite

November 3, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

20% e shqiptarëve e vlerësojnë Ahmet Zogun më shumë se 5 pasardhësit e tij

November 3, 2026
Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokim rruge, procedohen dy të mitur

Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokim rruge, procedohen dy të mitur

November 3, 2026
“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Gabimi i Gogut, fushata e Veliajt

November 3, 2026
Tragjike në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij dhe arratiset

Tragjike në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij dhe arratiset

November 3, 2026
SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

November 3, 2026
Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

November 3, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Koçiu: 81 tentativa sulmesh kibernetike në minutë, 32 milionë në 9 muaj! Gjysma shënjestrojnë infrastrukturën kritike

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In