• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lul Berisha, pse i shpëtoi dënimit të përjetshëm i forti i Durrësit

by Java News
07/12/2016 08:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për tetë vite me radhë, Lulëzim Berisha u përball me një proces të tejzgjatur gjyqësor, ku ai akuzohej si drejtues i një bande kriminale, që kishte operuar në aksin Durrës­-Tiranë gjatë viteve 1998-­2002.

Në përfundim të gjykimit të dosjes në ngarkim të tij dhe 15 të bashkëpandehurve, në Shkallën e Parë, më 16 janar 2012, ai u dënua me burgim të përjetshëm. Ky vendim u la i pandryshuar për të akuzuarin Berisha në Apelin e Krimeve të Rënda muajin korrik të të njëjtit vit. Kthesë të fortë në masën e dënimit të tij shënoi vendimi i Gjykatës së Lartë, i shpallur më 16 korrik 2014. Një Kolegj Penal i Gjykatës së Lartë vendosi prishjen e vendimit të Apelit për Krimet e Rënda në lidhje me të pandehurin Lulzim Berisha, duke e dënuar atë përfundimisht me 25 vjet heqje lirie.

Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, grupimi kriminal i cilësuar si “banda e Durrësit” fillimisht është formuar si rrjedhojë e bashkimit të dy grupimeve të personave me precedentë penalë, që drejtoheshin respektivisht nga Lulëzim Berisha e Klodian Saliu.

Më pas, pas vrasjes së Klodian Saliut në shkurt 2005, të pandehurit Endrit Dokle e Adriatik (Dritan) Coli vendosin të kundërpërgjigjen duke vrarë kundërshtarin e tyre, të pandehurin Lulzim Berisha. Ndaj
Berishës janë realizuar disa atentate, të gjitha të dështuara.

PSE RA BURGIMI I PERJETSHEM
Në vendimin e plotë të Gjykatës së Lartë, i përbërë nga 448 faqe në total, Kolegji Penal arsyeton se Shkalla e Parë dhe Apeli për Krimet e Rënda ka gabuar duke zbatuar në mënyrë të padrejtë ligjin penal të kohës kur kanë ndodhur tri episode kriminale, në të cilat Lulëzim Berisha akuzohej të kishte konsumuar akuzën e “vrasjes me paramendim”.

Sipas Gjykatës, duke iu referuar ligjit të kohës, si ligji më i favorshëm për të gjykuarin Lulzim Berisha, duke iu referuar rrethanave të faktit, provave dhe akuzave që janë ngritur ndaj tij, ekzistonte vetëm një rrethanë rënduese.

“Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në ndryshim nga gjykatat e faktit, vlerëson se, në periudhën e kryerjes së veprave penale nga i gjykuari Lulzim Berisha, tetor 1998 – gusht 1999, ka ekzistuar vetëm një rrethanë rënduese, që është ajo e parashikuar nga germa ‘gj’ e nenit 50 të Kodit Penal të kohës së kryerjes së veprave penale dhe që është ‘kryerja e veprës penale në bashkëpunim’”, arsyetonte Gjykata e
Lartë.

Më tej, Gjykata shprehej që duke qenë se i gjykuari Lulzim Berisha është akuzuar nga Prokuroria për kryerjen e veprave penale, vetëm në prani të rrethanës rënduese të bashkëpunimit, gjykatat nuk mund të
dilnin në një konkluzion tjetër.

“Arsyetimi që bëjnë gjykatat e faktit që, sipas tyre, ekzistojnë disa rrethana rënduese në kryerjen e veprave penale, nga i gjykuari Lulzim Berisha, është haptazi i pabazuar në ligj, sepse, nuk mund të deklarohet fajtor një i gjykuar, pa pasur akuzë përkatëse, të ngritur nga Prokuroria edhe në lidhje me rrethanën rënduese konkrete, sepse cenohet në këtë mënyrë parimi kushtetues i të drejtës së mbrojtjes së të gjykuarit”, thuhej në vendimin e Gjykatës së Lartë.

Përfundimisht, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë konkludonte se për të pandehurin Lulzim Berisha duhet të zbatohej ligji përkatës i kohës, para ndryshimeve të pësuara në vitin 2001, ku “vrasja e kryer me paramendim dënohej me burgim nga pesëmbëdhjetë deri në njëzetepesë vjet burg.
“Përfundimisht, pas ndryshimit të pjesshëm të vendimit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të gjykuarit Lulëzim Berisha me 25 vjet burgim”, thuhej në dispozitivin e vendimit në lidhje me të akuzuarin Berisha.
Panorama/d.i.

Next Post
Aksidenti në Lungomare, rrëfehet Petraq Beja: Rënia në gropë dhe presioni i policit

Aksidenti në Lungomare, rrëfehet Petraq Beja: Rënia në gropë dhe presioni i policit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-themeluesi i PD: ‘Partisë së Lalëzotësve’ i ka rënë plani për t’u shembur

Pax Europea dhe integrimi i fundmë i shtetit shqiptar

October 4, 2026
E rëndë në Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin. Vetë efektivi mbetet i plagosur rëndë

E rëndë në Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin. Vetë efektivi mbetet i plagosur rëndë

October 4, 2026
Moti për sot me kthjellime, reshje të pakta në këto zona

Mot i kthjellët dhe temperatura në rritje, deri në 28°C në vend

October 4, 2026
Diplomacia e padukshme për Kosovën, ambasadori Mazi prezanton në Grac librin që dokumenton vitet 1991–1999

Diplomacia e padukshme për Kosovën, ambasadori Mazi prezanton në Grac librin që dokumenton vitet 1991–1999

October 4, 2026
Agron Llakaj rikthehet në “Portokalli”: Kostandina e dëshironte këtë hap, ndërsa për Salsano Rrapin thotë se ndjeu heshtje

Agron Llakaj rikthehet në Portokalli: Kostandina e dëshironte këtë hap, ndërsa për Salsano Rrapin thotë se ndjeu heshtje

October 3, 2026
Është më shumë se e rrënuar”, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

Është më shumë se e rrënuar, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

October 3, 2026
Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

October 3, 2026
22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë: Mbi 80% e rezervave emergjente të naftës janë tashmë në treg -

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë: Mbi 80% e rezervave emergjente të naftës janë tashmë në treg –

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com