Lul Basha, ose versioni i një lideri si “fluger” politik!

Nga Alfred Peza

Nëse ka një tipar dallues tek Lulzim Basha si lider politik, është se ai nuk e ka një të tillë. Nuk ka asnjë veçori thelbësore që ta dallojë atë nga liderët e tjerë, e tillë që do ta bënte të ishte unik në llojin e vet. Kjo është shumë e rëndësishme sepse, reflektohet në mënyrën sesi një lider politik, e ndërton më pas strategjinë e tij politike. Pasi ato gërshetohen pazgjidhshmërisht me njëra tjetrën, duke e bërë atë në fund, që të jetë një lider fitues apo humbës. I sukseshëm, apo dështak.

Mjafton që të shohësh sesi sillet ai në praktikë, për ta kuptuar këtë. E mbani mend besoj Lulzim Bashën kur pas dështimit të strategjisë së bojkotit dhe protestave të “revolucionit”, u kthye për tu bërë ai çuni i mirë që shkon për të blerë domate a shegë, tek tregu i lagjes. Doli nja dy- tri herë vërdallë nëpër qytet, me qese nëpër duar sa u bë meme, për ta braktisur shpejt këtë version.

Më pas besoj se të gjithë e mbani mend Lulzim Bashën kur filloi të trokiste derë më derë e pallat më pallat, për të kontrolluar se çfarë mbanin njerëzit, brenda në frigoriferët e tyre familjarë. Pasi kontrolloi nja dy a tri prej tyre, e harroi shpejt edhe këtë version. Më pas vendosi që të ndryshonte veshje. Të dilte rrugëve herë me këmishën përjashta, herë me Tshirte, e herë duke bërë video live rrugë që përfundonin gjithmonë edhe ato në meme.

Sapo mediat pranë tij ishin sforcuar me ditë e javë për të nisur që të skiconin këto tipare të reja të portretit të lidershipit të tij, dilte një gjë diku si tryeza e Këshilli Politik a gjetkë dhe brenda pak minutash, Lulzim Basha rikthehej tek versioni i vjetër i trashjes së zëriit. Tek ultimatumet. Kërcënimet. Refuzimet e dialogut, apo të uljes në tryezë. Duke i ikur komunikimit të drejtpërdrejtë me kundërshtarin politik.

Sapo kalonte edhe ky hall i momentit, Lulzim Basha niste e sforcohej sërisht me gjithë kërcitjet e makinës së tij propogandistike, që të rikthehej atje ku e kishte lënë. Tek Luli çun i mirë. I urtë. Që del rrugëve për tu qeshur me njerëzit. Për ti takuar. Për të bërë sikur po i dëgjon. Sikur po u qan hallet të varfërve. Sikur do ia marë pasurinë oligarkëve dhe do ua rikthejë atyre sapo të vijë në pushtet. Duke harruar se Lulzim Bashës mund ti shkojë çdo gjë tjetër si lider politik, përveçse profili i Robin Hudit të kohëve moderne.

E keni vënë re besoj, se ai nuk e ka ende një program, një platformë, një alternativë apo një projekt të vetin politik që të dalë e tua shpjegojë derisa tua ngulisë në memorie të gjithë njerëzve. Në mënyrë që të dalë për ta mbrojtur e sqaruar, derisa çdokush ta përqafojë ose ta refuzojë atë. Sepse këtë bën një lider politik. Por jo. Lulzim Basha del dhe i premton kujtdo që takon, atë që ai beson në çast se ata duan që të dëgjojnë prej tij. E jo atë që një kandidat për kryeministër, ka projektuar për të ardhmen e vendit dhe të qytetarëve të vet.

Mjafton që të risillni ndërmend ato që ka thënë e ka bërë këto ditët apo javët e fundit, për të kuptuar përfundimisht se Lulzim Basha nuk është gjë tjetër, veçse një lider në versionin e flugerit politik. Që rrotullohet e vërtitet andej nga fryn era e momentit, sipas intensitetit të saj. Një tipar ky që mund ti shkojë kujtdo tjetër që ka marë përsipër angazhime publike, por kurrësesi një lideri që i bën njerëzit që ta ndjekin pas deri në fitore, ose ta refuzojnë me votë atë.

Pasi u votua marrëveshje e 5 qershorit, Lulzim Basha tha se ishte kundër hapjes së listave të kandidatëve për deputetë dhe kundër koalicioneve paraelektorale me një listë unike. Më pas kaloi në të kundërtën.

Tha se jo vetëm e donte hapjen e listave, por e donte madje edhe 100%. Pasi ndryshimet kushtetuese u votuan në Parlament më 30 korrik, Lulzim Basha doli e deklaroi se ishte kundër tyre. Por nga 1 gushti e deri më sot, ndryshe nga sa tha, ndryshe po vepron. Sepse po vijon punën për përzgjedhjen e listës së kandidatëve të PD për deputet në zgjedhjet e pranverës 2021. Njëherë tha se qeveria ka rënë moralisht, ndërsa këto ditët e fundit meret herë me ekonominë e herë me turizmin. Nesër nuk është çudi që të meret me bujqësinë, e pasnesër me blegtorinë.

Ndryshe nga Lulzim Basha, me të mirat dhe të këqiat e tyre, gjithë liderët e tjerë kryesorë të vendit kanë një profil me tipare të spiktatura politike. Mund të jesh dakord ose mund të jesh totalisht kundër Sali Berishës, por ai e ka ditur gjithmonë se çfarë ka dashur dhe gjithkush e dinte së çfarë mund të priste ose jo prej tij. E njëjta gjë edhe për Fatos Nanon. Për Ilir Metën. Për Edi Ramën. Ndërsa për Lulzim Bashën, askush nuk është në gjëndje, që ta dijë se çfarë do sot. Apo se çfarë do të bëjë nesër, në raport me atë që ka thënë dje.

Lideri politik është ai që i bën njerëzit, që ta ndjekin atë pas dhe jo ai që që, duke dashur ti krijojë atyre idenë se po u shkon pas, shndërrohet pa kuptuar në një fluger politik për duart e fëmijëve të lumtur!

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

ADVERTISEMENT

Welcome Back!

Login to your account below

Create New Account!

Fill the forms below to register

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.