• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Luksi i deputetëve kosovarë s’njeh kufi

by Aalison Pearse Stevens
11/04/2016 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ia kalon të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës për udhëtime jashtë vendit. Brenda vetëm tre muajve ai ka shkelur thuajse të gjitha vendet e Evropës.

Moldavia, Franca, Belgjika e Italia, janë vetëm disa nga shtetet në të cilat i ka shpenzuar mbi 9 mijë euro, para të taksapaguesve, për bileta, akomodim dhe mëditje nga shtatori deri në fund të dhjetorit 2015.

Në raportin e shpenzimeve të Kuvendit, të cilin e posedon Gazeta Fjala, shihet se Haliti në disa raste ka paguar nga afro 2000 euro për akomodim, për të cilat nuk ka sqarime se në cilat shtete ka qëndruar. Shpesh ai ka udhëtuar edhe me dy kolegët e tij deputet, Sabri Hamitin, e Sllobodan Petroviçin, me të cilët ka shpenzuar 5 mijë euro.

Kështu Haliti ia ka kaluar edhe shefit të tij, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për nga shpenzimet e udhëtimeve që në total të gjithë deputetët në tre mujorin e fundit kanë shpenzuar 40 mijë euro.

Por, edhe pse i lënë mbrapa në udhëtime e mëditje, Kadri Veseli, prinë për shpenzime në dreka zyrtare, shkruan Gazeta Fjala.

Në raport shihet se ai më së shumti e pëlqen restorantin “Liburnia”, ku e ka bërë pjesën më të madhe të shpenzimeve. Në këtë restorant për tre muaj Veseli ka shtruar dreka në vlerë 885 euro. Por, drekën më të shtrenjtë e ka ngrënë në Restaurant “Puro”, e që i ka kushtuar 307 euro. Ndërkaq, të gjithë deputetët gjatë kësaj periudhe kanë paguar me para të buxhetit 20 mijë euro dreka zyrtare.

Shpenzimi më i madh është bërë në bufen e Kuvendit të Kosovës e cila menaxhohet nga restaurant “Shqiponja”. Ushqimi në këtë vend u kushtoi 13 mijë euro.

Nuk kursyen as deputetët e opozitës

Gjatë fund vitit të kaluar edhe deputeti Sllobodan Petrovic duket se shumë pak ka qëndruar në Kosovë. Lideri i Partisë së Pavarur Serbe (SLS) për udhëtime zyrtare ka shpenzuar mbi 7 mijë euro. Mëditjen më të madhe ai e ka marrë në Norvegji, në vlerë mbi dy mijë euro derisa akomodimi më shtrenjtë në udhëtime zyrtare i ka kushtuar afër 700 eurove.

E nga buxheti i Kuvendit, nuk e ka lënë pa harxhuar edhe deputeti nga grupi parlamentar 6+, Fikrim Damka. Ai ka shpenzuar për tre muaj afro dymijë euro në shërbime, përfshirë udhëtime jashtë vendit, akomodim e mëditje. Mëditjen më të madhe e ka marrë, në Turqi 367 euro. As deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk janë treguar kursimtarë të buxhetit të shtetit, shkruan Gazeta Fjala. Ilir Deda, një ndër deputetët e VV-së, ka shpenzuar gjithsej 1 mijë euro për shërbime të udhëtimit ndërsa pare më të madhe e ka marrë në Serbi, 306 euro.

Por në udhëtime të përbashkëta me Xhavit Halitin, e Sabri Hamitin, Deda ka shpenzuar mbi dy mijë euro.

Pa shpenzime nuk e ka  kaluar tre mujorin as Zenun Pajaziti,  deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës.  Pajaziti ka shpenzuar shumën një mijë euroshe.  Mëditjen më të madhe e  ka marrë në Shqipëri, 309 euro. E për akomodim në Shqipëri, ai ka shpenzuar  shumën e njëjtë. Hiq më pak nuk ka shpenzuar as Besim Beqaj nga e njëjta parti. Prej këtyre parave më së shumti harxhoi në Austri, në këtë vend i la 338 euro.

Modest në shpenzime, nuk janë treguar as deputetët e listës “Srpska”.  Jelena Bontiq, deputete e kësaj partie, mori nga financat e Kuvendit 1 mijë euro për udhëtime. Bontiq në një udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i harxhoi 990 euro.

Deputetët shpenzuan 90 mijë euro për telefon

Gjatë vitit 2015 deputetët e Kuvendit të Kosovës shpenzuan për shërbime të telekomunikimit mbi 90 mijë euro. Vetëm për telefon mobil për të zgjedhurit e popullit, sipas raportit të shpenzimeve, u paguan 86 mijë euro.

Nga buxheti i shtetit për subvencionimin e entiteteve publike kanë shkuar 62 mijë euro. Prej tyre 40 mijë euro kanë shkuar për Shoqatën “Nëna Terezë” dhe 6 mijë euro për Shoqatën e Familjeve të dëshmorëve “UÇK”.

Një shumë e parave në vlerë prej 5 mijë euro kanë qenë të destinuara për kishën katolike “Charita”, po e njëjta shumë është investuar në “ART PROJEKT”.

Ndërkaq SOS fshati i fëmijëve ka qenë përfitues i 800 eurove të ndara nga Kuvendi i Kosovës, derisa 4 mijë euro tjera kanë shkuar në Këshillin Koordinues  të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës  dhe 500 euro  përfitoi organizata jo qeveritare “Violeta”.

Për blerjen e mobileve dhe të kompjuterëve, telefonave e pajisjeve teknike vjet Kuvendi i Kosovës shpenzoi 20 mijë euro, ndërsa për furnizim për zyrë u harxhuan 123 mijë euro nga paratë e shtetit.

Ndërkohë lëndë djegëse si vaj, qymyr, dru, naftë dhe lëndë tjera Kuvendi pagoi 42 mijë euro gjatë vitit 2015.

Për shërbimet e regjistrimit dhe sigurimit të veturave dhe ndërtesës Kuvendi dha 27 mijë euro.

Mirëmbajtja e gjitha ndërtesave, veturave dhe teknologjisë informative, mjeteve dhe pajisjeve të kuvendit ka shifrën 269 mijë euro. Specialja u përgatit nga Gazeta “Fjala”.

 

 

Next Post

Dilema e pamundur: Cinik i urryer apo budalla i mirë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

November 9, 2026
Qeveria jep  26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

Kriza/ Transporti publik kërkon lehtësi, Operatorët: TVSH 6%, lehtësim të taksave të karburantit dhe rishikim të tarifave!

November 9, 2026
Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

November 9, 2026
U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg 52-vjeçarin!

November 9, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shteti nuk mund të tërhiqet përpara dhunës – protesta nuk është pushtet mbi ligjin

November 9, 2026
“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

November 9, 2026
“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

November 9, 2026
Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

November 9, 2026
OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

November 9, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

“I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin”- Erdogan konfirmon bisedën telefonike me presidentin Trump: Zgjidhja përmes dialogut!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In