• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dilema e pamundur: Cinik i urryer apo budalla i mirë?

by Lorenc Vangjeli
11/04/2016 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Fotografia e çastit në Partinë Socialiste tashmë është e qartë. U mbajt një referendum. Zyrtarisht u shpall se morrën pjesë një shumicë dërmuese socialistësh. Nga kjo shumicë, shumica dërmuese votoi për linjën zyrtare të partisë: kryeministri është dhe kryetar i partisë.

Rama, njeriu për të cilin u bë referendumi tha se ishte krenar për rezultatin dhe se ai ishte një arsye më shumë për “…t’i shërbyer me mish e shpirt familjes së madhe politike”.

Blushi, kontestuesi i kryeministrit, kontestoi edhe referendumin, edhe rezultatin e tij si të fallsifikuar dhe të paravendosur. Premtimi i tij ishte se do “…t’i tregonte Shqipërisë se nuk është koha për të përçmuar Rilindjen, por për ta rrëzuar”.

Kjo pikë fundore të përplasjes ofron një arsye të mirë për palët, për atë që qëndron dhe për atë që duket se po ikën, për të reflektuar një çast më shumë. Për t’u rikthyer dhe njëherë në pikën e nisjes dhe për të rikujtuar sesi ka filluar vetë përplasja. Për të zëvendësuar sipërfaqen që jep fotografia e çastit, me thellësinë e imazhit që mund të japë piktura; për të zëvendësuar suprinën e lëmuar të letrës me shkëlqim me një realitet më të ashpër të bojës së vajit.

Ajo që ka ndodhur në Partinë Socialiste nuk është gjë e re. Nuk është as diçka e panjohur. Me goxha ndryshime në formë, në thelb ajo mbetet thelbi i mundshëm dhe i vetëm çdo mosmarrëveshjeje politike: pushteti, ndarja dhe menaxhimi i tij.

Në opozitë, kur pushteti është vetëm një premtim, ai ka fuqinë magjike të bashkimit të energjive, të përmbledhjes së shumë vullneteve dhe garantimin e solidaritetit në mënyrë vullnetare nën ombrellën e partisë. Si rregull i pandryshuar deri më tani, në Shqipëri, në kohën e opozitës, ato vullnete bëhen bashkë kryesisht për shkak të “urrejtjes” për kundërshtarin. Në pushtet ndodh e kundërta. Vullnetet dhe individualitetet e partisë duhet të bashkohen nga “dashuria”. Dhe këtu zë fill problemi që mbajti pezull shumë pak vullnete dhe akoma më pak individualitete në PS këto muaj: në Shqipëri kjo ndjenjë politike ose mungon, ose është shumë e rrallë dhe zëvendësohet tërësisht nga interesi.

Marrja e pushtetit, gabimisht, konsiderohet si pika fundore e shpërblesës së gjithë asaj që është dhënë në opozitë. Në opozitë secili e mat veten jo me mundësinë, por me shpresën. Jo me realitetin, por me ëndrrën. Dhe ëndrrat me shpresë, zakonisht janë të parealizueshme, kurse shkaku se pse nuk realizohen, merr menjehërë edhe emër të përveçëm, edhe fytyrë individi. Për Blushin ky individ ishte Rama, për të cilin beson sinqerisht se është ai vetë një nga garantuesit e fillimit të karrierës së tij politike në fundin e viteve 90’. Për Ramën Blushi ishte pak ose fare-fare pak pjesë e kontributit të opozitarizmit të PS-së. Më shumë se kaq, ishte dhe një kokëçarrje ciklike, pavarësisht se ishte tepër i ri për t’u sjellë si plak që meriton respekt për hir të moshës në parti.

Për Blushin, miqësia me Ramën dhe njohja e dobësive reciproke, duhet të ishte dhe sinjali i parë objektiv se kur njëri të bëhej i fortë, për tjetrin nuk do të kishte më vend në varkë. Dhe duhej të kuptonte që pritja e tij për sukses në PS mund të hynte vetëm nga dera nga ku do të dilte disfata e Ramës. Në zgjedhje, për shembull, por jo si zgjidhje statuti nga partia.

Blushi, si dje, si në ditën tjetër pas referendumit nuk ka pushtet tjetër përveçse atij që i buron nga fjala dhe që fatkeqësisht në Shqipëri, as nuk bëhet fjalë që të vlerësohet. Tirana është ende atdheu i pandryshueshëm i aksiomës se fituesi i merr të gjitha. Edhe varkën. Edhe kontrollin mbi ekuipazhin. Edhe destinacionin. Edhe portet nga ku mund të niset dhe ku mund të bitiset. Çështja është Rama, por jo më Edi si individ, por si kryetar i partisë dhe kryeministër. Eshtë çështje e zgjedhjeve nga ai vetë i dilemave turbulluese që i kanë marrë mendjen gjithmonë drejtuesve të pushtetshëm, sidomos në momentin kur pushteti i tyre duket më i fortë se kurrë. Rama duhet të zgjedhë nëse është më mirë për të vetë një kundërshtar i mençur apo një duartrokitës budalla. Eshtë më i dobishëm ciniku i bazuar në dyshime apo optimisti i buzëqeshur edhe në funeral. Ja vlen më shumë plaka Nurihan që shihte zi në zi apo naivët e lumtur që shohin ylbër edhe natën.

Në këtë fund të përkohshëm të një cikli ndeshjeje që është cikël si gjthçka tjetër në dynja, përfshi dhe vetë partitë që prodhojnë pushtet, është e qartë se Rama fitoi një betejë që e kishte të panevojshme. Që për arsye të panjohura e shpiku vetë, ndoshta nga bindja se po vepronte drejt, ndoshta nga vështirësia për t’u kthyer pas kur kishte arritur të mohonte mundësinë e garës në PS, ndoshta pa kuptuar se po refuzonte t’i jepte Blushit fiks atë gjë që vetë Blushi nuk e donte: garën. Njëlloj si tani kur nuk duhet t’i japë fiks atë që Blushi do më shumë: përzënien nga varka socialiste!

Zarat e hedhur prej kohësh, tashmë kanë një minutë paqe. Hedhja e rradhës së tyre do të duhet të marrë parasysh shumë e shumë faktorë, vullnete dhe individualitete brenda dhe jashtë PS-së, brenda dhe jashtë Tiranës. Fotografia e çastit flet qartë: Rama ka fituar, Blushi ka humbur. I pari morri një gjë që e kishte, i dyti fitoi çfarë nuk i mungonte. Tani, së paku Blushi duhet të kuptojë se në politikë ka një aksiomë: fitimtarët duhet gjithmonë të sakrifikojë. Para tij e ka bërë sakrificën Rama, përpara Ramës e ka bërë Meta. Ka sakrifikuar pafund Nano e po kështu Berisha. Gjithë të tjerët në teatër kanë qenë vetëm dhe thjesht të përkohshëm! Edhe kur i nxirrte fati në skenë për të recituar momentin fatkeq që në Ballkan e marton pamëdyshje marrëzinë me madhështinë dhe le në dilemë pikpyetjen e madhe: më mirë një cinik i urryer apo një budalla i mirë?

Next Post

Rrëzimi i helikopterit, Kodheli: Po bëjmë gjithçka që çështja të zbardhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com