Sulmuesi i Inter-it, Romelu Lukaku, ka qenë protagonist i një episodi argëtues.
Qendërsulmuesi belg ka shprehur zhgënjimin e tij në Instagram për vlerësimin që i është dhënë në edicionin e fundit të FIFA-s, një nga video-lojërat më të famshme në botë.
Lojtari ka shkruar: “75 për shpejtësinë? Keni harruar 36 km/h”, ka qenë mesazhi i Lukaku-t, i cili më pas i ka shkelur syrin PES_it, rivalit të madh të FIFA-s: “Mos më zhgënjeni”.