• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kodheli: “Tahirin” ia kemi lënë drejtësisë, jemi të vendosur për shkarkimin e Metës

by A R
10/09/2019 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, emri i së cilës u përmend sot nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili theksoi se ka vënë në dijeni në lidhje me “çështjen e fikjes së radarëve” foli pa dorashka në rubrikën “opinion” në News 24, ndërsa tha se PS-ja çështjen e Tahirit e ka lënë tashmë në dorën e drejtësisë.

Ajo tha se PS ka bërë një veprim, të cilin ndoshta forcat e tjera politike nuk do ta kishin bërë dhe e gjitha kjo ka ardhur për respektim të rregullave ligjore. Ish-ministrja komentoi edhe sinjalet pozitive të artikuluar sot nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila tha se partia e saj është e gatshme të shkojë në zgjedhje.

Pjesë nga biseda:

Si e shihni pozicionin e zotit Tahiri?
Kodheli: Ne si forcë politike ia kemi lënë në dorë këtë gjë drejtësisë. Kemi bërë edhe gjëra që mbase një forcë tjetër politike nuk do të kishte bërë kurrë të njëjtën gjë. Shpresoj shumë që drejtësia të jetë e drejtë dhe procesit t’i shkohet deri në fund.

Jeni të vendosur për shkakrimin e Metës:
Kodheli: Si maxhorancë ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund dhe mendoj se këtë do ta bëjmë në zbatim të ligjit. Opozita ka bërë një gafë të madhe duke u larguar nga Kuvendi. E kanë kuptuar vonë se ajo ishte një gafë. E ka bërë me pavetëdije, por nëse e ka bërë me vetëdije, kjo është shumë e dënueshme. Ky është një hap i mirë. Nuk e kemi frikën e përballjeve elektorale. Është populli që do të gjykojë në fund të ditës, por duhet të ketë rregulla demokratike të respektuar nga të gjithë. Përballja na rrit përgjegjësinë për të punuar më mirë.

A ka shenja për dialog?
Kodheli: Do kisha uruar realisht që fjala dialog mos të ikte asnjëherë nga tryeza. Është sistemi që kemi zgjedhur dhe duhet të largohemi çdo ditë nga dhuna. Jeta është e stresuar edhe pa pasur nevojë të ngarkohemi me ngarkesa politike. Jam “po dialog, gjithmonë dialog”. Ne nuk duhet të fshihemi pas gishtit. Qytetarët shqiptarë kanë dalë nga një regjim shumë i rreptë. Kanë dalë në Europë dhe dikush ka gabuar se ka qenë 18 vjeç. Ditën kur plotëson gabim formularin, je i destinuar të të dënojë ligji. Ligji është i ashpër, ai i duhej shoqërisë sonë që ishte molepsur shumë në këto 30 vite. Pa dashur të jem puritane. Ligji është i ashpër dhe ky ligj duhej bërë. Përgjegjësia është personale.

Next Post
“Fshesa Trump”, presidenti i SHBA shkarkon këshilltarin John Bolton

"Fshesa Trump", presidenti i SHBA shkarkon këshilltarin John Bolton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Rama flet nga Rinasi: Rasti i Vlora Hysenit i ka lënë pa fjalë partnerët! SHISH u bë target thashethemesh

LIVE! Rama flet nga Rinasi: Rasti i Vlora Hysenit i ka lënë pa fjalë partnerët! SHISH u bë target thashethemesh

September 27, 2026
“No Guns 5”, pranga 66-vjeçarit në Fier, iu gjetën me armë zjarri automatike në banesë dhe municion

“No Guns 5”, pranga 66-vjeçarit në Fier, iu gjetën me armë zjarri automatike në banesë dhe municion

September 27, 2026
Rama kthehet nga SHBA, shkëmbehet me Berishën në Rinas. Kreu i PD udhëton drejt Strasburgut

Rama kthehet nga SHBA, shkëmbehet me Berishën në Rinas. Kreu i PD udhëton drejt Strasburgut

September 27, 2026
Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Rinas dy persona

Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Rinas dy persona

September 27, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Urrejtja civile

September 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 28 Shtator 2026

September 27, 2026
Wang Yi: Përparim i ri në marëdhëniet kino- amerikane

Wang Yi: Përparim i ri në marëdhëniet kino- amerikane

September 27, 2026
Kontrollet për mjetet luksoze në Fier, ndalohet “Benz”-i, rezulton i kërkuar nga Interpol Manchester

Kontrollet për mjetet luksoze në Fier, ndalohet “Benz”-i, rezulton i kërkuar nga Interpol Manchester

September 27, 2026
Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

September 27, 2026
“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com