• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Luhatjet e euros dëmtojnë buxhetin, të ardhurat u rritën më pak se parashikimi

by Java News
19/09/2018 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Financat e shtetit po përballen me një situatë gati kontradiktore, ku edhe pse aktiviteti ekonomik është zgjeruar, buxheti i shtetit ka përfituar shumë pak. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në tre muajt e parë të vitit, ekonomia shqiptare u rrit me 4.45 për qind, çka përbën ritmin më të lartë në një dekadë. Statistikat sektoriale sinjalizojnë se ekonomia ka vijuar të rritet me një ritëm të ngjashëm edhe në tremujorin e dytë, e udhëhequr veçanërisht nga rritja e prodhimit industrial dhe sektori i turizmit.

Por teksa aktiviteti ekonomik është zgjeruar me ritme relativisht të shpejta, të ardhurat në buxhet janë rritur më ngadalë. Sipas treguesve zyrtarë, në 7 muajt e parë të vitit, të ardhurat totale në arkën publike u rritën me 7.3 miliardë lekë ose vetëm 2.9 për qind krahasuar me vjet.

Ministria e financave thotë se një nga arsyet kryesore pse të ardhurat nuk janë rritur në linjë me ekonominë është kursi i këmbimit. Sipas Financave, vetëm nga rënia e euros, për 7 muajt e parë të vitit, buxheti I shtetit ka humbur rreth 5 miliardë lekë, pasi mallrat që blihen në tregjet e BE-së zhdoganohen me vlerë më të ulët.

Por rënia e euros nuk ka vetëm efekte negative për financat e shtetit. Edhe pse ka ulur të ardhurat, ajo ka lehtësuar barrën e borxhit publik. Sipas përllogaritjeve paraprake vetëm si pasojë e zhvlerësimit të euros ndaj lekut, borxhi publik i vendit është ulur deri në 2 pikë përqindje ndaj prodhimit kombëtar duke I dhënë më shumë frymëmarrje buxhetit.

ma.me

Next Post
Helmim i banorëve nga gazi? Albpetrol: Ja se çfarë ka ndodhur…

Helmim i banorëve nga gazi? Albpetrol: Ja se çfarë ka ndodhur...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

March 2, 2026
Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

March 2, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Krijoi konflikt në Dubai dhe e deportuan”, ish-prokurori tregon rastin e të “fortit” shqiptar

March 2, 2026
Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In