• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luftëtari ndali Flamurtarin në Vlorë, Mezani: I gëzohemi rezultatit

by A R
07/11/2018 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri Gentian Mezani ka udhëhequr ekipin e Luftatarit drejt një barazimi të rëndësishëm në një fushë të zjarrtë dhe një kundërshtari të fortë si Flamurtari, për një pike mjaft të çmuar në luftën e gjirokastritëve për mbijetesë. Në fund të transfertës së përfunduar me rezultatin 0-0, tekniku Mezani i gëzohet pikës, më shumë për vlerën morale dhe vijimësinë.

“Ekipi ka patur rritje. Luajtëm ndaj një ekipi si Flamurtari dhe në një fushë të vështirë. Duhet t’i gëzohemi kësaj pike, për vlerën morale dhe për vazhdimësinë. Ne këta lojtarë kemi dhe do të bëjmë maksimumin e pikëve deri në përfundim të kësaj faze. E kam thënë që kur kam marrë drejtimin, se do të doja të kasha në pankinë disa futbollistë me më shumë eksperiencë. Por duhet të kënaqemi me kaq, sepse të gjithë lojtarët që futen në fushë japin maksimumin. Liçaj ka ardhur në rritje, me lojtarë me cilësi të mira dhe bëri një ndeshje të mirë në përgjithësi. Në një moment u nervozova sepse atij nuk i falet të nxitojë dhe të humbasë topin pranë zonës, për më tepër kur dihen cilësitë e kundërshtarit”, u shpreh trajneri vlonjat i Luftëtarit, Gentian Mezani.

“Do të mundohem që me organikën që kam të marim më të mirën, por ky është ekipi dhe këta janë lojtarët. Gjithsesi mendoj se kemi bërë mirë përgjithësisht. Gjatë merkatos së janarit, edhe pse shanset janë të vogla, por mendoj se do të bëjmë disa ndërhyrje. Sa për financat, mendoj se gjithësecili duhet të bëjë punën përkatëse. Ne do të bëjmë maksimumin deri në përfundim të kësaj faze, ndërsa drejtuesit të bëjnë punën e tyre, jo për Mezanin apo për futbollistët, por për të mirën e ecurisë së ekipit”, deklaroi trajneri i Luftëtarit, Mezani.

/b.d

Next Post

Basha: PPE, mbështetje për pastrimin e politikës nga krimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com