• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Luftë me zjarret në 5 qarqe të vendit, nga Dajti në Tërbun! Ministria e Mbrojtjes: 43 vatra në 24 orë, 11 janë ende active! S’ka rrezik për banorët

by A. Q
08/09/2026 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vijon të mbetet kritike situata me zjarret në disa zona të vendit dhe veçanërisht në malësinë e Tërbunit në Pukë.

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 43 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive, 8 janë nën mbikëqyrje dhe 24 janë deklaruar të fikura.

Në operacione janë angazhuar 614 forca vendore e lokale, 355 efektivë të FA, 70 automjete zjarrfikëse vendore, si dhe mjete të FA; janë zhvilluar 4 operacione me helikopterë dhe 1 me avion Air Tractor.

Qarku Tiranë: Në Malin e Dajtit zjarri vijon aktiv në sipërfaqe me pyll ahu dhe shkurre. Në operacion janë angazhuar 25 zjarrfikës, 7 forca të ADM-së, 74 efektivë të Forcave të Armatosura me 10 mjete dhe 1 autoambulancë, si dhe 1 avion Air Tractor. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatrat në Kryezi të Kavajës dhe Malin e Bërzhitës janë nën mbikëqyrje.

Qarku Dibër: Vijojnë aktive katër vatra: në Vajkal të Bulqizës, në Lundre–Madhesh të Matit, në Qafën e Helmes në Fushë-Bulqizë dhe në Cerrujë–Mali i Allushit në Klos. Në Lundre–Madhesh janë angazhuar 33 forca vendore, të mbështetura nga 37 efektivë të FA me 3 mjete dhe 1 autoambulancë, ndërsa ka operuar edhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Për vatrat aktive nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Qarku Lezhë: Mbeten aktive vatrat në Gallatë të Kurbinit dhe në Kalivaç–Zimaj–Kashnjet të Lezhës. Situata më intensive paraqitet në Kalivaç–Zimaj–Kashnjet, ku janë angazhuar 63 forca vendore e vullnetare dhe 132 efektivë të FA, me 7 mjete, 3 automjete zjarrfikëse dhe 2 autoambulanca; ka operuar edhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Rreziku për banesat është shmangur.

Qarku Elbasan: Vijon aktive vatra në Gurëshpatë, njësia administrative Polis, Librazhd, ku po operojnë forcat e MZSH Librazhd. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Vatra në malin e Qukësit, Prrenjas, mbahet nën mbikëqyrje.

Qarku Shkodër: Mbeten aktive tre vatra kryesore: në Mnelë të Vogël, Vau-Dejës, në Bardhaj–Myselim, Shkodër, dhe në malin e Tërbunit, Pukë. Në Bardhaj–Myselim janë angazhuar strukturat vendore dhe 58 efektivë të FA me mjete zjarrfikëse e autoambulancë, ndërsa ka operuar edhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Në Tërbun operojnë 46 forca vendore e policore dhe 42 efektivë të FA me 6 mjete dhe autoambulancë. Në të dyja zonat nuk raportohet rrezik për banesat. Vatrat në Iballë dhe Bërdicë janë nën mbikëqyrje.

Qarku Vlorë: Vatra në Bolenë, Horë-Vranisht, Himarë, është nën mbikëqyrje nga forcat e MZSH Himarë. Vatra e riaktivizuar në Kropisht, Selenicë, është deklaruar e fikur.

Qarku Fier: Vatrat në Peshtan, Fier, dhe Çërrilë, Mallakastër, janë nën mbikëqyrje nga forcat zjarrfikëse, përkatësisht në sipërfaqe me ullishta dhe në pyll me pisha, lis e shkurre.

“Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave, pasurisë së qytetarëve dhe mjedisit”, njoftoi ministria.

Next Post
E quajti Peleshin “të paaftë”, Komisioni i Etikës përjashton Bardhin për 15 ditë nga Kuvendi

Debate te Konferenca e Kryetarëve, Bardhi përplaset me Peleshin për magjistratët: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjyqtarët janë pa paga!

Comments 1

  1. Anna Anna says:
    2 months ago

    Ku je more Enver Hoxha?!Sa ishe gjallë i mbollën mijëra hektarë tokë me pemë…u mbollën bredha,pisha,ahe, kumbulla, mollë…dhe nuk i dogj kurrë një pyll…sepse :Pylli kishte: Zot!…Që nga Veriu deri në Jug… Shqipëria bleronte…sot…s’ka Zot!Sot ka një kryeministër gangster që drejton qeverinë më të korruptuar në Europë…që s’ka asgjë më shqiptare…që kur del në rrugë sheh fytyra të zbehta,të errëta,të shëmtuara që vijnë nga katër anët e botës dhe kanë zëvendësuar popullin shqiptar E tmerrshme Kush do ta ndalojë këtë klikë mafioze që ka emrin e kryevrasësir të popullit shqiptar Edi Rama …Zgjohuni Ju gazetarë… shikoni se ç’ndodh përreth nesh…Jemi në zhdukje të plotë…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In