• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luftë e përjetshme me Covid? Raporti tronditës: Virusi mund të evoluojë dhe t’u rezistojë vaksinave

by A R
04/08/2021 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkencëtarët në Britani kanë ngritur mundësinë e një lufte të përjetshme ndaj koronavirusit duke thënë se çrrënjosja e virusit “nuk ka gjasa të ndodhë”. Ata paralajmërojnë se “gjithmonë do të ketë variante”. Shkencëtarët shpresojnë që virusi të evoluojë në një formë që shkakton “sëmundje shumë më pak të rënda”. Masat parandaluese dhe kufizimet do të jenë të nevojshme ndërkohë që ekziston një “mundësi reale” që të shfaqen variante rezistente ndaj vaksinave.

Në një raport të publikuar nga Grupi Këshillimor Shkencor i Britanisë për Emergjencat, shkencëtarët nuk përjashtojnë mundësinë e shfaqjes së një varianti të ri, që të ketë nivelin e vdekshmërisë së MERS-it, një koronavirus tjetër, i cili ka një shkallë të lartë vdekjesh prej 35%. Politikanët e opozitës në Britani janë ankuar se raporti mbi evoluimin është nxjerrë pa zhurmë dhe fshehurazi nga qeveria për të shmangur publicitetin në mënyrë që të mos minohej besimi i publikut në lehtësimin e kufizimeve të pandemisë dhe hapjen e kufijve të vendit për vizitorët nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Ky raport duhet të kishte shkaktuar valë tronditëse në qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar,” u tha gazetarëve Philippa Whitford, një ligjvënëse nacionaliste skoceze dhe nënkryetare e një grupi parlamentar të të gjitha partive mbi pandeminë”. “Rekomandimet dhe komentet e bëra nga SAGE sjellin realitetin e qartë – se ne ende nuk e kemi “mposhtur” këtë virus”, shtoi Whitford, një kirurge me profesion.

Në raport, shkencëtarët thonë se mundësia që një variant i ri t’u rezistojë vaksinave aktuale, është “pothuajse e sigurt” që do të ndodhë. Frika më e madhe e grupit SAGE janë ndryshimet e vogla në gjenet e virusit që mund të çojnë në ndryshime në proteinat e tij sipërfaqësore. Shumica e vaksinave që përdoren tani kanë si objektiv proteinat sipërfaqësore të koronavirusit. Shkencëtarët gjithashtu shqetësohen për mundësinë e rikombinimit të varianteve për t’u bërë më ngjitëse.

Raporti ka tërhequr vëmendjen e qeverive në Evropë dhe zyrtarët në Berlin thonë se ai luajti rol në vendimin e shpallur të hënën nga qeveria gjermane për të ofruar vaksina përforcuese tek njerëzit që konsiderohen të rrezikuar nga COVID-19.

/a.r

Next Post
Antigonea në rrezik, ku po përqendrohet “lufta” me zjarrin në Gjirokastër

Antigonea në rrezik, ku po përqendrohet “lufta” me zjarrin në Gjirokastër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In